Kompromiset e delegacionit të Kosovës ndaj Serbisë në Washington, pasojë e përfaqësimit jo profesional

Kompromiset e delegacionit të Kosovës ndaj Serbisë në Washington, pasojë e përfaqësimit jo profesional

Hajrullah Tërnava

  • 08 September 2020 - 17:09

Shkruan: Hajrullah Tërnava

“Serbia me këtë marrëveshje arriti ta eliminon piken 10 qe detyronte ta njoh pavarësinë e Kosovës. Në të kundërtën Kryeministri i Kosovës jepte garanci dhe premtime se asgjë jashtë pavarësisë nuk do të nënshkruante, tani qartë po shihet çfarë ka nënshkrua dhe ku janë ato premtimet që iu jepte popullit”.

Të gjitha dyshimet ne këtë përfaqësim qeveritar te Kosovës në SHBA ishin rezultatet e këtyre bisedimeve gjë që tani janë të qarta. Ky përfaqësim i pastër politik dhe jo profesional i delegacionit të Kosovës në Uashington, pa ekspertet kompetent të fushave të caktuara, pasoja kryesore që pala kosovare u nxitua dhe nënshkroi një marrëveshje e cila tani më po ngjallë reagime dhe pakënaqësi politike, por edhe dilema të mëdha tek qytetarët. Kur në shtetin tonë u vendoske që ekipi diagolues ta përfaqësoj Kosovën në bisedat me Serbinë në SHBA, ekzistonin dyshime dhe mospajtime për çështjet në fjale, si nga vetë grupi i cili do ta përfaqësonte Kosovën, (AAK nuk ishte e pajtimit) ne ato bisedime, dhe tani po shihet rezultati i bisedimeve që në esencë po dalin për çështje teknike të atyre bisedimeve. Pastaj grupi dialogues i Serbisë nuk është obliguar as që ta heq Kosovën si territor serb nga Kushtetuta e Serbisë. Pse grupit kosovar bisedues mos ti dëgjohet zëri që nga harta e Serbisë dhe Kushtetuta e sajë, të hiqet tërësia e Kosovës dhe mos të figuroj si pjesë në hartën e tyre. E nga ana tjetër pala Kosovare fare lehtë, nën presionin e Serbisë e ka pranuar si obligim që ti bashkohet marrëveshjes së Minishengjenit dikur i kundërshtuar fuqishëm nga LDK dhe Isa Mustafa, se bashku me gjithë spektrin politik Kosovare. Ku janë tani ato premtimet e Isa Mustafes dhe partisë së LDK-ë e me krejt spektrin politik të Kosovës, që e refuzofshin me këmbëngulësi Minishengjinin, e tani pa bërë zë u pajtuan që të funksionoj kjo mënyrë e tregtisë regjionale, pse as nuk u kundërshtua që të jetë Serbia hisedare në resurset energjetike e natyrore të Kosovës, sikur që është Liqeni i Ujmanit.

Është e kuptueshme që Kosova përherë do të ju jetë mirënjohëse SHBA-ve për ndihmën që na kanë ndihmua me u çlirua nga një armik, sikur që ishte Serbia, dhe ne gjithnjë do ti qëndrojmë pranë si pjesë përbërëse e sajë në çdo aspekt miqësie dhe në raste nevoje që iu duhet ndihma e jonë, edhe djemtë tonë të luftojnë për ata. Përfaqësuesit e shtetit të Kosovës kur kanë qasje për ti mbrojt interesat e shtetit te tyre me ndonjë shtet tjetër, e sidomos sikur tani në këtë raste me Serbinë, duhet të jenë më këmbëngulës dhe në çdo mënyrë ti mbrojnë interesat e tyre, e sidomos kur është situata e demarkacionit territorial ende e pa kryer, e sidomos nga Serbia që si pranon as krimet e luftës, e as dëmet tjera materiale që ia ka shkaktua Kosovës. Nëse SHBA-të ishin ndërmjetësues, vetë fakti na jep më nënkuptua se na duhet ti mbrojmë të drejtat tona në ato bisedime, sepse ndërmjetësuesi dihet çfarë rroli ka, dhe pranë asaj miqësie të fort që e kemi me ta, nuk i takon atyre që haptazi të na mbajnë krahun, prandaj e tëra është dashur që ne të kërkojmë dhe të jemi me këmbëngulës në të drejtat e tona, të cilat kanë qenë temë e bisedimeve mes dy shteteve”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".