Orekset e lakmisë vulgare për postin e shefit të shtetit rrezikojnë koalicionin qeverisës

Orekset e lakmisë vulgare për postin e shefit të shtetit rrezikojnë koalicionin qeverisës
Orekset e lakmisë vulgare për postin e shefit të shtetit rrezikojnë koalicionin qeverisës

Riza Smaka

  • 22 September 2020 - 13:14

Prof. Dr. Riza Smaka

“Gjithsesi, vërsuljet aktuale të disa personave pretendentë për t’u zgjedhur President i shtetit, së pakut, në këtë etapë, janë të paskrupullta, të pa përgjegjshme, nder të tjera, nga se. Presidenti ,aktualisht, e ushtron normalisht funksionin e shefit të shtetit, mandati i Presidentit është në vazhdë normale, afati për propozime të kandidatëve përkatësisht të kandidateve për President të shtetit së pakut edhe disa muaj nuk ka filluar, synojnë hipotekimin e postit të Presidentit, tentojnë që, shefi i shtetit të para zgjidhet, të para garantohet dhe të para rezervohet edhe para afatit edhe jashtë procedurës kushtetuese dhe, deputeteve dhe deputetëve do të ju privohej e drejta elementare për t’u përcaktuar lirshëm “për”, “kundër” apo “për të abstenuar” nga votimi, veçanërisht ,atyre të subjektit apo subjekteve politike , anëtare të “marrëveshjes politike për shefin e shtetit”.

-Gjatë negociatave për formimin e koalicionit qeveritar aktual , fillimisht , kryetari i LDK-së, z. Isë Mustafa , me disa bashkëpunëtorë të tij ca më të ngushtë, edhe pse tema për pozitën e shefit të shtetit - Presidentit , nuk ishte madje sipas Kushtetutës nuk do të mund të ishte në agjendë,në një anë as ,afati për shtjellimin e asaj çështjeje nuk ishte afër,në anën tjetër, megjithatë, pa asnjë skrupull insistonte ngultas qe ,me “marrëveshje politike” t’i para sigurohej ai post ! Ndryshe , edhe po të kishin qenë të pranishme premisat për një kërkesë të tillë, e njëjta ,nuk do të përkonte me kriteret elementarë të demokracisë parlamentare ,nga se ,apriori do të hipotekonte,rezervonte e parazgjidhte personin e caktuar për President të shtetit, në një anë dhe deputetëve dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës , do t’u mbetej të shndërroheshin në makinë votuese të para dirigjuar dhe në atë mënyrë ,nder të tjera, do të shkelej neni 70 i Kushtetutës.

Vijimisht, janë hapur orekset e lakmisë vulgare për postin e shefit të shtetit edhe pse , aktualisht, Presidenti Thaçi e ushtron funksionin normalisht dhe, gjithnjë ka mandat për ta ushtruar atë funksion. “Inter Alia” janë manifestuar, së pakut dy- tre pretendentë për President ,prapë për t’u para rezervuar, para hipotekuar dhe parazgjedhur shef i shtetit, tërësisht jashtë kornizave kushtetuese e parlamentare! Vendi ynë karakterizohet me transaksione politike të paskrupullta të tilla dhe të ngjashme! Nëse, nga subjekte politike parlamentare të caktuara, do të arrihej “marrëveshje politike për zgjedhjen e personit të paracaktuar për President të shtetit”, pos defekteve etike e politike evidente, do të shkelej dispozita e nenit 70 të Kushtetutës, nga se, deputeteve dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës , apriori do t’u privohej e drejta themelore për të votuar lirshëm “për”, “ kundër” apo “ për të abstenuar” për kandidatin përkatësisht kandidaten si dhe do të shndërroheshin në një aparat teknik votues sipas hireve të disa shefave partiakë megalomanë ! Ndryshe , zgjidhja kushtetuese aktuale, konvencionalisht , e privilegjon kandidatin apo kandidaten për President-e të propozuar nga subjekti politik më i madh eventualisht nga njëri nga subjektet politike të mëdha në Kuvend. Kjo zgjidhje kushtetuese , është e tipit partiak të mbyllur e për aq nuk është demokratik dhe dot nuk është e përshtatshme për ç’shkak , medoemos do të duhej të modifikohej. Pikërisht është kohë e përshtatshme për të propozuar dhe miratuar amendament në një nga modelet e shumta e tjera për zgjedhjen e Presidentit. Kjo punë ,po të kishte dhe gatishmëri politike benevolente, do të mund , më së gjati, të bëhej brenda dy muajsh!

Nëse përkitazi me postin e shefit të shtetit të vendit tonë , do të prishej koalicioni parlamentar aktual, nuk do të shkaktohej ndonjë dëm as befasi, përderisa, ekzekutivi aktual është formuar jo sipas aktit ligjor special sikundër kërkohet nga Kushtetuta por përkundrazi sipas aktit juridik qeveritar të nivelit nënligjor si dhe, në saje edhe të dy votave defektoze juridikisht, njërës Vis , Clam, Precario e tjetrës të pa mandat të deputetit të dënuar mbi gjashtë muaj!”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".