Frikacakët që po shkojnë në dialog me Serbinë, po i harrojnë krimet dhe dëmet e luftës

Frikacakët që po shkojnë në dialog me Serbinë, po i harrojnë  krimet dhe dëmet e luftës
Frikacakët që po shkojnë në dialog me Serbinë, po i harrojnë  krimet dhe dëmet e luftës

Muhamet Kelmendi

  • 30 September 2020 - 07:42

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Shkojnë dhe përfaqësohemi me njerëz të pa përgatitur, frikacak dhe me njerëz të interesave. Ata po i lënë temat kryesore, një fakt që i përmendin. Pajtohen në dialog me temat shumë të dëmshme dhe tejet shkatërrimtare për Kosovën. Kjo po vazhdon dhe këtej priten vetëm dëme nga këta njerëz. Nuk pritet asgjë pozitive.

-Është thënë dhe ripërsëritur me mijëra herë se temat kryesore për Kosovën janë dëmet e luftës, përgjegjësia penale, gjetja e të varrosurve në Serbi, dokumentacioni i vjedhur nga shteti serb, rikthimi i mjeteve financiare të kursimeve dhe të fondit të pensionit...etj. Por, për Qeverinë e Kosovës, për z. Hoti dhe z. Hyseni këto tema nuk kanë rëndësi. Duket se në njërin vesh hyjnë këto tema dhe në veshin tjetër dalin. Kurrë nuk i paraqitën ne dialog. Jo vetëm këta, por asnjë qeveri e deritashme. Kjo nuk donë koment. Megjithatë, po përsëriten temat e tilla. Kjo, për faktin se dhimbjet e popullit tonë janë të mëdha dhe populli i ynë nuk po mundet kurrsesi të qetësohet. E nuk ka si të qetësohet kur ka familje që ende 2 a tre të dashur të vetë i ka të humbur. Ata gjinden në Serbi të varrosur ose shteti kriminal serb i ka djegur dhe nuk dihet fati i tyre. Për këto duhet të përgjigjen organet e shtetit serb dhe vetë shteti. Për çudi, por jo e pa pritshme, sepse qeveritarëve askush ndoshta nga familja nuk iu ka përdhunuar, nuk po kërkohet përgjegjësia penale. Ajo dhunë ka edhe përgjegjësi materiale, sepse sherimet janë të gjata dhe të kushtueshme. E për këtë shkaktari përgjigjet. Edhe vetë njohjen e shtetit e kanë lënë tash anash. Priten tema ku Kosova është objekt. E kjo po e dëmton shumë vendin tonë dhe tërësisht përgjegjësia bije mbi përfaqësuesit e Kosovës në dialog. Ndërsa, Asociacioni vetëm përkohësisht është lënë anash. Kjo, sepse Serbia e donë të pushtuar tërë Kosovën. Nëse këtë nuk e arrin punon për ndarje të Kosovës. Dhe, varianti i tretë është Asociacioni i komunave serbe në Kosovë. Po ku jemi ne?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".