Serbisë duhet ti vendosen kushte serioze, nuk bëhet tregti në dialog me të pagjeturit

Serbisë duhet ti vendosen kushte serioze, nuk bëhet tregti në dialog me të pagjeturit
Serbisë duhet ti vendosen kushte serioze, nuk bëhet tregti në dialog me të pagjeturit

Dardan Grapci

  • 10 October 2020 - 09:08

Shkruan: Dardan Grapci

Serbisë duhet ti vihen kushte konkrete ose sanksione nëse nuk bashkëpunon sinqerisht. Duhet ti vihen aso kushtesh që të detyrohet për ta lejuar palën Kosovare për ti kërkuar të pagjeturit pa asnjë pengesë ose si kundërveprim, në rast të mos pranimit, të mbyllet kufiri me Serbinë dhe të rikthehet edhe taksa 100% për produktet Serbe. Ky do të ishte veprim i arsyeshëm në momentin më kritik në këtë proces, për ta detyruar Serbinë që ta zbardhë dhe pranon krimin që e ka bërë.

Ministri i Drejtësisë Selim Selimi e ka deklaruar të vërtetën lakuriq sa i takon trajtimit të çështjes së të pagjeturve, pra është një çështje që e kanë lënë për fund, pasi të arrihet marrëveshja e plot, duke besuar se atëherë do të bindet shteti serb për zbardhjen e fatit të tyre. Por çështje këtu duhet të shihet dhe analizohet nga një thellësi akoma më serioze. Shtrohet pyetja se a duhet ti besohet Serbisë që edhe pas asaj kohe, pas arritjes së marrëveshjes, do të na lejoj që ti gjejmë trupat e të pagjeturve për 18 muaj, dhe të na tregoj lokacionet?! Jo, unë them që nuk duhet ti besojmë, për shkak se edhe nëse do të na japin koordinata e të dhëna për ndonjë lokacion, ai mundë të jetë një mashtrim, mendoj që mundë të manipulojnë edhe me ndonjë lokacioni që nuk do të jetë i vërtetë. Duhet të përdoren mjete dhe strategji të tjera kundër Serbisë, për ta bindur që ti gjej dhe të na i kthen viktimat që vetë i ka vrarë e masakruar gjatë luftës dhe i ka dërguar gjithandej në varrezat masive në serbi. Komisioni Parlamentar për të drejtat e njeriut nuk duhet që ta lejon Qeverinë e Kosovës që në emër të të pagjeturve të bëjnë kompromise me Serbinë, ndonjë lëshim që mundë të jetë skandal për Kosovarët dhe Kosovën.
 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".