Zbrazja e dhimbshme e Kosovës që nuk po e sheh dhe ndalë askush

Zbrazja e dhimbshme e Kosovës që nuk po e sheh dhe ndalë askush
Zbrazja e dhimbshme e Kosovës që nuk po e sheh dhe ndalë askush

Skender Mulliqi

  • 15 October 2020 - 13:21

Shkruan: Skënder Mulliqi

Nëse flasim për mirëqenien e qytetarëve , ajo është aktualisht më e dobëta në rajon dhe në Evropë. Mbi 20 përqind të popullatës po jetojnë skajshmërisht dobët. Afër 50 përqind të popullatës aktive për punë , është në kërkim të siguron një vend të punës. Askush nuk po interesohet për gjeneratën e re , e cila ka mbetur në mëshirën e kohës. Ata duke mos parë perspektivë të mirë në Kosovë, masovikisht në mënyrë të heshtur po largohen nga Kosova. Kjo është ana më tragjike për një komb. Çka i duhet kujt atdheu pa njerëz, pa kategorinë shoqërore kryesore në shtet ndërtim, siç janë rinia jonë?!

Në vend të punës për ndërtimin e shtetit që nuk e patëm, dhe e fituam më shumë sakrifica pas 90 viteve të okupimit nga Serbia, klasa politike vrapojë pas grabitjes të pronës shoqërore. Këto zhvillime negative pak kush i kishte pritur të bëhen në Kosovën e lirë dhe të pavarur. Kur nuk zënë vend ligjshmëria dhe prosperiteti , zënë vend pastaj, krimi i organizuar, korrupsioni e shumë dukuri tjera negative. Çdo qeveri më ndonjë dallim të vogël nuk punuan dhe as nuk i menaxhuan mirë punët e shtetit për çka edhe janë të thirrura. Në vend të unitetit shumë të pritur, ndodhën përçarjet e mëdha në luftë për pushtet. As sot nuk na është larguar logjika autokratike e të menduarit dhe të vepruarit, e cila logjikë i ka stopuar keq proceset demokratike dhe zhvillimore në Kosovë.

Asnjë sistem shoqëror e politikë nuk është duke punuar mirë. Kaluan 21 vite pas luftës e nuk kemi shtet sa duhet ligjor dhe funksional, nuk kemi shëndetësi të mirë, e kemi arsim shumë të dobët. Jo që Kosova nuk është e pasur, së i ka të gjitha predispozitat natyrore dhe nëntokësore , që e bëjnë atë vend të jetueshëm, por që klasa e pa përgjegjshme politike na i mbolli shumë të liga , të cilat po në kushtojnë si shtet dhe si komb në Ballkanin Perëndimor. Kosova e re pati fatin shumë të keq , që në krye të shtetit, na erdhën forcat e pa përgatitura politikisht dhe profesionalisht , për ta drejtuar shtetin , në fazën shumë të rëndësishme të tranzicionit, e cila ka mbetur në mes.

Madje në disa sektor të jetës kemi edhe regres, që është e pa jusifikueshme për këtë fillim shekull. Jo që u bën gabime tepër të mëdha në planin e zhvillimit ekonomik, ku qeveritë kurrë nuk hartuan ndonjë plan afat gjatë zhvillimor, por që edhe në planin politikë na përcollën shumë të këqija më politikat e jashtme , e veçmas në relacion më Serbinë, e cila arriti të faktorizohet ne rajon pikërisht në gabimet e klasës politike .Çdo gabim i bërë sjellë gabimin edhe më të madh. Qytetarët nuk vepruan më gjithë mend , duke i votuar gati njerëzit e njëjtë të politikës për gjithë këto vite. U mbajtën shumë palë zgjedhje deri më tash, të cilat pak gjë të mira na sollën. Të shpresojmë së njerëzit e këtij nën qielli janë vetëdijesuar tashmë së vota nuk epet bllanko. Kjo na është kthyer shumicës si bumerang. Kur një pakicë po jeton si në parajsë , kurse shumica dobët, nuk mund të themi së jemi duke bërë shtet të mirë .

Është lënë mbrapa ekonomia, bujqësia, industria e rëndë, turizmi, blegtoria e shumë degë tjera , më të cilat Kosova mjaftueshëm disponon. Atëherë për çfarë shteti të prosperuar mund të flasim? Sigurisht së jemi shumë larg të qenit shtet normal dhe demokratik. Pluralizmi u keqpërdor, dhe as që u dëshirua të kuptohet së kapitalizmi liberal, nuk ndërtohet më forma retrograde të qeverisjes .Nëse nuk vijnë në shprehje njerëzit kreativ dhe më dijeni profesionale politike, nuk do të kemi mundësi të nxirremi nga krizat politike , krizat institucionale dhe nga kriza ekonomike -sociale edhe për shumë kohë. E koha është shumë e vlefshme për secilin shtet i cili e dëshiron prosperitetin dhe zhvillimin e gjithëmbarshëm. Shumë raporte ndërkombëtare na nxorën gati në fund të tabelës, si vendin që nuk po luftohet krimi e korrupsioni sa duhet, për çka ende kemi mbetur shteti i vetme në Evropë pa liberalizim të vizave. Prandaj, edhe largimet nga Kosova dhe qëndrimet ilegale të shumë shqiptarëve në shtetet e BE-së, nuk janë kurrfarë befasie.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".