Zbulohet lakuriq kupola e krimit të organizuar në Kosovë, oligarkët Devolli në mbrojtje të koalicionin nën hije LDK-PDK

Zbulohet lakuriq kupola e krimit të organizuar në Kosovë, oligarkët Devolli në mbrojtje të koalicionin nën hije LDK-PDK

Gani Qarri

  • 15 October 2020 - 08:27

Shkruan: Gani Qarri

Ri rreshtimi i turpshëm i partive kryesore politike si PDK dhe LDK pro mafio oligarkive, korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kuvend dhe ruajtjes së monopolit për homologimin e veturave, në favor të kapësve të shtetit dhe kompanive të inkriminuara si kompania e Blerim Devollit, duke refuzuar plotësim ndryshimin e ligjit të propozuar nga Qeveria e Kosovës, jep përgjigjen më të mirë se pse vetëm Kosovës, vazhdojnë të mos i liberalizohen vizat dhe përfaqësuesit e BE-së, si dhe ata të ambasadës së SHBA-s, detyrohen nga mafiozët të largohen edhe nga përzgjedhja e prokurorëve të shtetit.

Mbledhja e 12 tetorit në Kuvend,vërtetoi edhe një herë më tepër, se në Kosovë nuk janë më vetëm ndonjë pushtetar i vetmuar,apo numër i vogël ministrash shtetëror,por grupe deputetësh dhe parti të tëra të inkriminuara politike, që kush më shumë e kush më pak, ndajnë bashkë interesat monetare me kompaninë e mafio oligarkëve Devolli, të cilëve zhvillimi i mëtejmë i pa-ligjësive,u mundëson rritjen e përfitimeve të kundërligjshme dhe çuarjen përpara të interesave klanore,ndaj dhe po dëshmojnë hapur që nuk janë të gatshëm ta luftojnë korrupsionin as krimin e organizuar as qojnë prapa grilave personat kryesore që merren me zhvillimin e këtyre dukurive negative në Kosovë. Madje pikërisht në mbledhjen e datës së 12 tetorit u dëshmua edhe në Kuvend, se çfarë partish dhe deputetësh të inkriminuar ka ky vend dhe se sa i fuqishëm është krimi i organizuar në Kosovë, në raport me shtetin e se drejtës, me vet dështimin e votimit nga deputetët të projektligji të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje që do t`ua kufizonte Devollëve monopolin në homologimin e veturave.

Për aq më tepër, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, krerët e të cilës sapo kanë filluar serish të burgosen për korrupsion dhe krim të organizuar, Arben Gashi, pa fije turpi u ngrit i pari kinse për të shfaqur vërejtje për projektligjin lidhur me kufizimin e homologimit të veturave, të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, duke e quajtur atë një projektligj të thjeshtë,të keq arsyetuar dhe të shkruar gabimisht, në vend se ti bënte thirrje grupit parlamentar të LDK-s, si parti që aksidentalisht udhëheqë edhe Qeverinë, të votonte ligjin e propozuar. Sikur të mos mjaftonte as kjo, refuzimit të këtij ligji nga LDK i është bashkuar edhe grupi parlamentar i PDK-së, parti e cila tash e mbi një dekadë njihet si arkitekte e ngritjes së mafio oligarkive, si dhe zhvillimin galopant të korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend, madje duke bërë zëdhënës edhe Bajrush Xhemailin, i dënuar vetëm pak kohë më parë, me disa vite burg, për mbytjen me veturë të njerëzve të pafajshëm në rrugë,duke u shprehur ashpër kundër ndryshimit të Ligjit për heqjen e homologimit për vetura. Injorimi i këtij ligji, vërteton faktin se përfundimisht këta deputet janë pozicionuar në shërbim të interesave të mafio oligarkëve dhe jo të qytetarëve që i kanë votuar dhe dërguar këta mjeran aty, si dhe arsyeton plotësisht kundërshtimin e BE-së, që me qeverisje, parti dhe deputet të tillë, qytetarët e këtij vendi, edhe për shumë kohë nuk do të gëzojnë liberalizim të vizave as qarkullim të lirë në vendet e BE-së,po qese heshtin edhe më tej dhe nuk rrëzojnë sa më parë nga qeveria dhe pushteti mafiozët e tillë politik të cilët e kanë ngulfatur tërësisht Kosovën dhe izoluar hermetikisht nga e gjithë bota.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".