Vjedhja e shtetit një grusht i rëndë për kosovarët dhe shpresën e liberalizimit të vizave

Vjedhja e shtetit një grusht i rëndë për kosovarët dhe shpresën e liberalizimit të vizave
Vjedhja e shtetit një grusht i rëndë për kosovarët dhe shpresën e liberalizimit të vizave

Nexhat Haziri

  • 29 October 2020 - 13:35

Shkruan: Nexhat Haziri

Është shumë me rëndësi si disa nga aktorët e këtij plani të plaçkitjes së thesarit, janë arrestuar dhe identifikuar, po ashtu janë identifikuar edhe transaksionet e parasë, por mbetët detyre e organeve të hetuesisë për të shkuar deri në fund këtij procesi hetimor për ta zbardhur më kryesoren, se kush qëndron prapa këtij grupi kriminal. Skenari I vjedhjes së 2 milion euro nga Thesari i Shtetit, dallon nga vjedhja e kasafortës ne AVUK, pasi me këtë të fundit kemi të bëjmë me një krim ordiner, ndërsa skandali I vjedhjes së 2 milionëve, po e them edhe një herë është një skenar prapa së cilit qëndrojnë njerëz të fuqishëm të politikës.

Përveç që është një skandal që goditet financat e shtetit në këtë kohë të një jo stabiliteti financiare dhe rënie të shkallës së zhvillimit ekonomik si pasojë e pandemisë Covid-19, godet imazhin e vendit dhe përforcon edhe më tej atë çfarë është thënë edhe më parë se në institucionet më të larta të shtetit ka depërtuar krimi I organizuar dhe mafia politike. Nuk duhet harruar se skandalet e famshme të vjedhjes në dhomat e hetuesisë në Prishtinë dhe në Pejë, për të cilat nuk patëm asnjë hetim apo adresim të përgjegjësisë lidhur me këto skandale.

Ky skenar I vjedhjes të më shumë se 2 milion euro nga thesari i shtetit, është e paramenduar dhe i planifikuar mirë dhe prapa këtij skandal mendoj se qëndrojnë edhe njerëz të fuqishëm të politikës dhe jashtë saj, dhe kjo paraqet nevojën e një hetimi të pavarur dhe Professional për të arritur deri të adresa e saktë apo origjina e se kush është përfituesi kryesor nga ky skenar. Pra hetimet duhet të shkojnë përtej “LDA Group SHPK, me bazë në Llapushnik të Drenasit. Po ashtu mendoj se përmes kësaj vjedhje është synuar edhe goditja e qeverisjes së mirë nga kryeministri Hoti dhe eventualisht edhe rrëzimin e saj për shkak të këtij skandali.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".