Kujdes ju që shkoni në dialog me Serbinë, krimet e luftës dhe pasuria e Kosovës nuk falen as nuk negociohen

Kujdes ju që shkoni në dialog me Serbinë, krimet e luftës dhe pasuria e Kosovës nuk falen as nuk negociohen
Kujdes ju që shkoni në dialog me Serbinë, krimet e luftës dhe pasuria e Kosovës nuk falen as nuk negociohen

Ali Hertica

  • 29 October 2020 - 07:34

Shkruan: Ali Hertica

Negociatorët tanë që tani kanë filluar ta bëjnë temë diskutimi edhe këtë çështje me palën serbe, duhet ta ngritin seriozisht dhe mbrojnë me fakte të vërtetën për të gjitha krimet e luftës, ta mbrojnë edhe pasurinë e Kosovës në takimet dhe diskutimet e Burukselit. Dihet mirëfilli që shteti serb i shfrytëzon akoma pjesën dërmuese të pronave edhe në kushtet e tanishme, kurse institucionet e Kosovës nuk janë marr seriozisht deri më tani asnjëherë për të diskutuar zgjidhjen e çështjes.

Grupi për bisedimet me Serbinë pa tjetër duhet të konsultohet me ekspertë të fushave përkatëse, dhe ti angazhon ata si pjesë përbërëse e bisedimeve para se të dialogët specifikisht të temat e caktuara, e që në prioritet duhet të vendosen, sa nuk është bërë vonë , krimet dhe dëmet e luftës, për të kaluar pastaj tek çështjet pronësore. Politika Kosovare së bashku me drejtësinë, deri më tani është treguar tepër e pa përgjegjshme sidomos kur kihet parasysh fakti i injorimit të krimeve, viktimave dhe ndjekjes së kriminelëve. Lirimi i një të dyshuari, madje për të cilin qytetarët kanë fakte të mjaftueshme, siç është ai i Dervish Milicit, flet më së miri se sa e pa përgjegjshme është drejtësia kosovare në raport me përndjekjen dhe ndëshkimin e kriminelëve të luftës, si dhe sa e pa përgjegjshme është politike e cila nuk e mbështetë drejtësinë por, për aq sa po flitet, e udhëzon që të heq dorë dhe ti anashkalon rastet e tilla për të mos ndikuar në tensionimin e situatës në proces ta vazhdimit të dialogut me Serbinë.

Përfaqësuesit tonë në dialog me Serbinë duket ta kenë shumë të qartë se qytetarët nuk i harrojnë të dashurit e tyre që u torturuan, vranë e masakruan nga forcat serbe dhe veglat e tyre, disa nga të cilët akoma shëtisin lirishtë edhe nëpër Kosovë, qofshin ata qytetar serb apo shqipfolës, ish shërbëtor të regjimit, prandaj duhet të kërkohet me ngulëm hapja e arkivave të luftës në serbi dhe të zbardhet e vërtetë, për krimet dhe për kriminelët. Kryesit e krimeve të dalin para drejtësisë,, kurse viktimat që janë bartur e varrosur në serbi, të zbulohen lokacionet ku janë varrosur dhe të ju kthehen familjarëve të tyre. Nuk mundë të ketë pajtim dhe marrëveshje me Serbinë përderisa nuk pranohet krimi, nuk kërkohet falje dhe nuk shkëputet politika aktuale serbe nga ish politika kriminale e regjimit të Millosheviqit.

Çështje me interes për vendi, për të ardhmen zhvillimore, është edhe definimi i të drejtës pronësore dhe kompensimit në këtë fushë. Duhet pasur kujdes që shteti serb të mos mashtron duke manipuluar me pronat e Kosovës të cilat Serbia i konsideron akoma si prona të saj shtetërore, brenda dhe jashtë Kosovës. Sipas të dhënave që ka publikuar kohë më parë Agjencia Kosovare e Privatizimit, Kosova ka në evidencën e saj hiq më pak se 163 prona nëpër shtetet e dala nga ish-Jugosllavia, e prej tyre vetëm në serbi janë evidentuar 111 prona të Kosovës, pasuri e ish ndërmarrjeve shoqërore të Republikës së Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".