Vjosa vazhdon si Presidente tipike rugoviane!

Vjosa vazhdon si Presidente tipike rugoviane!
Vjosa vazhdon si Presidente tipike rugoviane!

Fadil Maloku

  • 07 November 2020 - 18:59

Shkrua: Fadil Maloku 

Imazhi karizmatik (se është femra më e votuar ndonjëherë në Kosovë)  i Vjosa Osmanit dosido duhet të funksionalizohet sidomos tani me postin e Presidentes. Ajo s'ka nevojë t'i dëshmoj as aftësitë intelektuale e as ato politike, ngase, thjeshtë i disponon ato, por, ka nevojë t'i artikuloj qartë dhe në përputhje kushtetuese, veprimet konkrete që ia jap me automatizëm ky post.

Znj. Vjosa Osmani, e anatemuar dhe e përndjekur padrejtësisht nga posti i nënkryetares së LDK-s, nga ana e klanit të Isa Mustafës (që tashmë ka injektuar edhe retoriken boshe për të konkurruar  edhe President (!) sidomos me deklaratat kinse kunder Serbisë, në fakt, vetëm dëshmoi hipokrizi! Sepse, harroi që me nënshkrimet për humbjen e ÇAKORRIT dhe ZAJEDNICEN (2015), shansat i ka absolutisht minimale), edhe më tej po tentohet të "dëshmohet" dhunshëm përmes sekserëve dhe matrapazëve politik e mediatik, si një personalitete; egoiste, narcisoide, makiaveliste, madje edhe me ambicie të smura për pushtet!? 

Gjithë kjo fushatë e orkestruar, e sistemuar dhe e paragjykuar edhe përmes standardeve dhe metodave neokomuniste, po ushtrohet qëllimisht nga këto qarqe e klane të Ldk-s, në mënyrë që Vjosen ta projektojnë publiku si gjëja  një personalitete e paaftë dhe jomeritore per ta udhëhequr dhe realizuar Projektin e shtetndërtimit rugovian! Ndërkaq, Ajo për këto dy dekada sa ishte në Ldk, e dëshmoj jo paftësinë, jo hipokrizinë, jo poltronizmin, e as barkatarizmin, por lidershipin e vërtetë që ishte kalitur e ndërtuar kryesisht në edukim, arsimim dhe angazhim tipik rugovian. Andaj Ajo ishte, është dhe mbeti  një rugoviane tipike, të cilën ata që e votuan dhe simpatizuan në zgjedhjet e kaluara, duhet të dijnë ta çmojnë dhe respektojnë  jo vetëm si aset politik, por edhe si ithëtare tipike rugoviane. Go ahead Presidente!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".