Qeveria në ikje dhe presidentja në detyrë e lënë shtetin me pozitën e boshatisur të krye spiunit, shefit të AKI-së

Qeveria në ikje dhe presidentja në detyrë e lënë shtetin me pozitën e boshatisur  të krye spiunit, shefit të AKI-së

Hajrullah Tërnava

  • 04 January 2021 - 07:49

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Ajo se çfarë është thënë për shkarkimin e Gashit është e mjaftueshme për opinionin që bazohet në ligjin për AKI-në, sipas të cilit rregullohen aktivitetet, të cilat nuk i lejohen agjencisë. Kreshnik Gashi ishte emëruar në krye të inteligjencës kosovare në nëntor të vitit 2019, nga kryeministri i atëhershëm në detyrë, Ramush Haradinaj, në dakordim me ish-presidentin Hashim Thaçi. Me që tani zgjedhjet do të ndodhin shpejtë, besoj se edhe Kryeministri dhe Presidenti do të emërohen mbas këtyre zgjedhjeve, e që aty ku duhet do të emërohen personalitete në poste të larta shtetërore, do të bëhen përzgjedhjet adekuate dhe do të emërohen në harmoni me ligjet.

-E tërë brishtësia e kësaj Qeverie në ikje ka fillua nga prishja e koalicionit të ligjshëm e kushtetues me prapavijë, dhe ndërtimi i koalicionit të ri anti ligjor dhe jo në harmoni me ligjet, sikur që tani e konfirmoj edhe Gjykata Kushtetuese. Pas prishjes së koalicionit mes LVV-LDK, në shpejtësi u formua kjo Qeveri e tanishme në ikje, dhe sikur që u pa në këtë periudhë sa ishte në pushtet bëri lëshime dhe eksese të shpeshta, prandaj është e kuptueshme tani pse po thellohet akoma më shumë kriza në Kosovë, në të gjitha fushat. Është duke u thelluar kriza dhe deformuar qeverisja e shtetit, sidomos me brishtësinë e institucioneve të sigurisë, derisa shteti po mbetet jo vetëm pa qeveri funksionale për shkak të shkuarjes në zgjedhje, por edhe duke mbetur tash pa “trurin” e inteligjencës së shtetit, pasi që më në fund shefi i AKI-së ka pranuar të largohet nga detyra, pas kërkesës për shkarkim nga ana e Kryeministrit Hoti.

Kjo mënyrë dhe shkaku i shkarkimit për të cilin eshte i njoftuar edhe opinioni i shefit të AKI-se, duhet që burrështetasve që i kanë kompetencat për ti emëruar njerëzit adekuat në ato poste të larta shtetërore, të ju shërbej kjo provoj që në të ardhmen ti bëjnë përzgjedhjet në mënyrë ma adekuate, dhe personat që emërohen në ato poste të rëndësishme përpos shkollimeve dhe përvojës në punë adekuate të nevojshme, të kenë edhe përvojë dhe kulturë institucionale shtetërore që të mos të bëjnë gabime të tilla ekstreme sikur në këtë rast. Ata që i kanë kompetencat me i emërua apo edhe me i shkarkua këto nominime, e sidomos për vendimet që i ndërmarrin për gabimet që i kanë bërë gjatë punës së tyre, të mëdhenjtë e shtetit e sidomos në këtë poste të këtij shërbimi, në të ardhmen as mos të bëhet një zhurmë as më e vogël nga ana e të shkarkuarve, sepse kemi të bëjmë me profesione më të larta shtetërore dhe më të ndjeshme të shtetit, dhe vendimet e të mëdhenjve janë ekzekutive. Shefi i AKI-së, Kreshnik Gashi, ka pranuar të largohet nga pozita, ashtu siç i ka kërkuar kryeministri Avdullah Hoti. Kreshnik Gashit i është kërkuar nga Kryeministri Hoti, që ta lirojë pozitën në krye të Inteligjencës, pa u dhënë arsyet.

Megjithatë, Gashi i është bindur kërkesës së Avdullah Hotit e Vjosa Osmanit. Zyra e Kryeministrit e ka konfirmuar më në fund se pas një kundërshtimi që kishte pasur në fillim, së fundi shefi i AKI-së tashmë e ka pranuar largimin nga detyra. Vërejtja vlen për këtë hamendje edhe tek sjellja e ish shefit të AKI-së. Ndryshe tani më dihet që sipas ligjit në fuqi, emërimi dhe shkarkimi i drejtorit të AKI-së, bëhet vetëm në koordinim mes presidentit dhe kryeministrit, dy pozita që janë me ushtrues detyre në këtë fazë nëpër të cilën po kalon shteti, me qeveri në detyrë dhe me ushtrues detyre të presidentit të shtetit. Në raste të shkeljes apo kundërshtimit me ligjin nga shefi i AKI-së, Presidenca dhe Kryeministria, duhet ti japin sqarime opinionit për arsyet e vërteta të largimit nga detyra të shefit të AKI-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".