Gjykatë Speciale Ndërkombëtare edhe për krimet serbe në Kosovë, Kosova të kërkon urgjentisht qasje reciproke ndaj krimeve të luftës

Gjykatë Speciale Ndërkombëtare edhe për krimet serbe në Kosovë, Kosova  të kërkon urgjentisht qasje reciproke ndaj krimeve të luftës
Gjykatë Speciale Ndërkombëtare edhe për krimet serbe në Kosovë, Kosova  të kërkon urgjentisht qasje reciproke ndaj krimeve të luftës

Muhamet Kelmendi

  • 08 January 2021 - 07:52

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Thirrja e zonjës ministre, Meliza Haradinaj ,në ndihmë nga kongresmenët në SHBA, është paaftësi dhe ikje nga detyrat e pushtetit në Kosovë. Kosovës i duhen renditje të çështjeve. E këtu për të satën herë po përsëriten të njëjtat. Ato konsistojnë në: 1. Ngritje të padisë për gjenocidin serb në Kosovë pranë mekanizmave ndërkombëtar të drejtësisë. 2. Njohjen e shtetit të Kosovës për të ecur në dialog reciprok me shtetin serb. 3. Kërkesën pranë BE-së dhe SHBA-ve për themelimin e një Gjykate Speciale ndaj Serbisë. 4. Dëmshpërblimin e dëmit dhe 5. Futjen në çdo çështje të reciprocitetit në raport me shtetin serb. I theksova vetëm disa çështje parësore që dalin para pushtetit në Kosovë. Është bërë mjaftë me vonesa dhe me çfarëdo arsyetimi e mediokriteti ndaj kombit dhe shtetit tonë.

-Çështja e kërkimit të përgjegjësisë penale dhe juridiko-civile, sikundër edhe morale nga shteti serb, ka dështuar në vazhdimësi, nga të gjitha qeveritë e deritashme. Kjo tash e kësaj qeverie është më e dobëta dhe më komprometuesja në raport me shtetin serb. Kjo për faktin se pas heqjes së taksës, u vendos reciprociteti. Edhe këtë e hoqi dhe u vu tërësisht si pushtet në shërbim të grupeve të ndryshme të interesit të gjithë e dinë raportin me Grenellin, një mendjemadh dhe aspak kontribues në çështjen tonë. Po kështu është edhe çështja në BE, me dy veta të caktuara për çështjen e Kosovës, Borel dhe Lajqak, që të dy tipikisht kundër shtetit të Kosovës.

Qeveria Hoti nuk ishte dhe nuk do të jetë kurrë në gjendje që këtyre subjekteve politike tu thotë stop. Dështimet ishin të mëdha. Frika nga rrëzimi nga pushteti bëri që vazhdimisht të vendosen nën drejtimin e forcave të dëmshme për çështjen. Ata nuk zgjodhën miq. Por, për pushtetarët e Kosovës, si gjatë luftës, edhe pas saj, deri sot, u vunë nën shërbim të çdo qatipi politik të BE-së dhe përtej oqeaneve. Këshillimet e tyre gjoja ishin dashamirëse, por në fakt, shpesh dolën jo produktive dhe tepër të dëmshme. Por, përkundër politikës nga jashtë, si dhe nëpërmjet kësaj, politika e Prishtinës u zbehe dhe u largua tërësisht nga populli. Prishtina nuk qe në gjendje kurrë të paraqes kërkesat e veta.

Kurrë pushteti i Kosovës nuk arriti që në diskutime ti futë qëndrimet e veta. Kurdoherë iu imponuan temat dhe kështu u bë dezorganizimi i pushtetit dhe u shkatërrua tërësia territoriale, duke krijuar pushtet të fuqishëm serb. Tash pritet edhe Asociacioni serb. Kosovës i duhen pushtetar funksional dhe të përgatitur, trima dhe shtetëror. Natyrisht se na duhet ndihma amerikane, ajo gjermane, ajo angleze etj., por kryesisht duhet të dimë çka duam ne.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".