Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, shpresa e fundit me qeverinë e radhës pas zgjedhjeve të reja

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, shpresa e fundit me qeverinë e radhës pas zgjedhjeve të reja

Hajrullah Tërnava

  • 07 January 2021 - 07:16

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Një gjë duhet ta kemi të qartë se qeveritarët e deritashëm të gjithë e kanë pasur të qartë çfarë iu kërkonte BE për liberalizim të vizave, por ata ishin të gjithë të involvuar në krim të organizuar dhe në korrupsion, prandaj po ta luftonin krimin e organizuar ata edhe vet duheshin të burgoseshin. Për dallim në këtë, qeveri në ardhje duhet të jetë tërësisht qeveri me duar të pastra sepse qytetarët tani po i njohin të gjithë politikanët, e sidomos ata që deri më tani, që nga çlirimi e këndej, e kanë zhvatur këtë vend, dhe me ato veprime të tyre të deritanishme, në tërësi ua kanë humbur shpresat e të jetuarit në Kosovë.

-Zgjedhjet e reja do ta kenë një ndikim të rëndësishëm në procesin e përafrimit të Kosovës me BE-ne dhe liberalizimit të vizave. Përafrimi i rëndësishëm me BE-në por edhe liberalizim i vizave do të ndodhë nëse qeveria e re, e që sipas sondazheve parashihet të jetë e krijuar nga LVV-ja në koalicion me iniciativën e listës së Vjosa Osmanit, dhe nëse kjo qeveri vepron seriozisht dhe ndërmerr masat e luftimit serioz të krimit të organizuar dhe korrupsionit, e sidomos të „peshqve të mëdhenj“ ashtu si e kërkon BE qysh nga moti, atëherë do të ndodhë ajo e mrekullia për popullin e Kosovës që është në pritje e sipër vite me radhë, liberalizimi i vizave për qytetarët tonë, dhe në këtë mënyrë do të ndodhë zgjidhja e nyjës së ndërlikuar si deri me tani për këtë çështje. Për shkak të shkuarjes në zgjedhje të reja dhe boshllëkut institucional që mundë të prodhon ky proces për 6 mujorin e parë të këtij viti, me vonesë të zakonshme të rezultatit final, dhe pastaj edhe me pazaret e partive politike deri në krijimin e koalicionit të ri Qeverisës, mund të kemi dilema deri në konsolidimin e qeveris së re, por e kemi të qartë se qeveria e Albinit sikur, në të kaluarën kur e udhëhoqi qeverinë (50) ditëshe, do të vepron përsëri për ta rifilluar luftimin e krimit të organizuar, sepse edhe në të kaluarën, po të mos e rrezonin ata që e patën mundësin, procesi i heqjes së vizave do të merrte rrugën e duhur dhe sot qytetarët do ta kishin të sigurt lirinë e lëvizjes me liberalizim të vizave.

Është normale që nëse nuk do të luftohet krimi i organizuar sikur e kërkon BE, edhe ky vit do të jetë vit i humbur në integrimet evropiane, ky vit zgjedhor, nëse politika nuk i tejkalon interesat për funksionalizimin e shpejtë të jetës institucionale dhe forcimin e shpejtë të rendit dhe ligjit, për të reflektuar pozitivisht tek shtetet të cilat akoma korrupsionin e shohin pengesë kryesore për ta dhënë votën koncensuale në Këshillin e Ministrave të BE-së për liberalizimin e vizave.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".