Të korruptuarit e sistemit të drejtësisë në vitin 2021, si cjapi te kasapi

Të korruptuarit e sistemit të drejtësisë në vitin 2021, si cjapi te kasapi
Të korruptuarit e sistemit të drejtësisë në vitin 2021, si cjapi te kasapi

Ragip Guraziu

  • 11 January 2021 - 17:08

Shkruan: Ragip Guraziu

Kosova po vuan me vite të tëra për një premtim për finalizimin e ligjit Vetting, që nuk u bë edhe në vitin 2020, prandaj opinion publik po e kërkon sepse na ka mbuluar korrupsioni në të gjitha sferat, ka zënë vend edhe në të gjitha institucionet e shtetit të Kosovës, prej nivelit më të ultë lokal e deri në majën e shtetit. Këtë vit qytetarët presin një ndryshim të madh, si një lloj tërmeti në skenën e trazuar politike, prandaj me zgjedhjet e reja, me Qeverinë e re duhet të stimulohet edhe përshpejtimi i reformës së thellë në drejtësi, që të mos mbetet temë e harruar, edhe pse pikënisje do të jetë nga pika zero për mandatin e qeverisë vijuese pas zgjedhjeve të reja. Prandaj na mbetet të presim e të shohim nëse në këtë vit të ri, me Qeveri të re, të korruptuarit e sistemit të drejtësisë do të shkojnë si si cjapi te kasapi, të pastrohet sistemi.

Politika e lidhur me krimin e organizuar, e ka mbajtur për vite të tëra, që nga pas lufta e deri më sot, nën kontroll të ashpër sistemin e drejtësisë, duke e shfrytëzuar për interesit e saja kriminale. Çka është mjaft është mjaft dhe e tepruar. Mos funksionimi I shtetit të së drejtës e po I lë damkë të madhe shtetit të Kosovës. Kjo damkë duhet dhe mundë të pastrohet vetëm duke e ndërtuar dhe zbatuar me urgjencës Ligjin Veting, Project të cilin e filloi vitin e kaluar, në fillim të mandatit Qeveria Kurti, por mbeti në gjysmë të rrugës sepse ajo qeveri nuk mbijetoj, u rrëzua Akoma pa i mbushur dy muaj jetë. Tani secili qytetar me mendje të shëndosh dhe secili njohës I së drejtës e shtron pyetjen se a do të bëhet finalizimi i një Vettingu gjatë këtij viti, me qeverinë e re që do të del pas zgjedhjeve, sepse një proces i tillë Kosovës po i nevojitet shumë, së paku këtë vit që sapo hymë dhe është vit vendimtar I përcaktimit të perspektivës evropiane të Kosovës.

Procesi duhet të ecë përpara me domosdoshmëri sepse deri më tani deklarimi pro nga politike ishte vetëm një mashtrim i madh i politikës së e zhytur në krim dhe korrupsion. Na kanë mashtruar, na kanë gënjyer me premtimin për finalizimin e ligjit Vetting gjatë vitit 2020. Të gjithë tani jemi dëshmitar se si u bënë manipulimet me kinse angazhime plus të grupeve të ekspertëve për këtë ligj, dhe realizuar zvarritjen e tij për ta bartur në vitin tjetër, këtë vit që posa kemi shkelur, kur pritet që vendi të shkon në zgjedhje të reja kurse reforma në drejtësi të mbetet temë e harruar, pikënisje nga pika zero për mandatin e qeverisë vijuese pas zgjedhjeve të reja.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".