Askush nuk e ka menduar se Prokuroria dhe Gjykatat janë të kapura nga krimo-politika!

Askush nuk e ka menduar se Prokuroria dhe Gjykatat janë të kapura nga krimo-politika!
Askush nuk e ka menduar se Prokuroria dhe Gjykatat janë të kapura nga krimo-politika!

Hasan Preteni

  • 07 April 2021 - 17:11

Shkruan: ANALIST-Hasan Preteni

 Asnjë provë relevante nuk e dëshmon se në Kosovë kishte apo ka luftim të korrupsionit. Asnjë prokuror nuk është i njohur për fitimin e ndonjë rasti në gjykatore e ku për aktorë janë zyrtarët e lartë të shtetit. Asnjë gjyqtar nuk është i njohur për ndonjë aktgjykim meritor-përfundimtar për ndonjë rast të korrupsionit të lartë e as krimit të organizuar. Në Kosovë prokurorët, hetuesit policor dhe gjykatësit janë të njohur për mos punë, për nepotizëm, për jo per profesionalizëm,  për shumë vende pune, për paga të majme dhe definicione të tjera si askund në  botë. Të gjitha përfitimet i kanë të siguruara e për punë askund.

Koalicioni joparimor në mes politikës dhe "pushtetit të tretë", politika ju siguroi gjyqtarëve, hetuesve dhe prokurorëve kushte të mira, buxhet të mjaftueshëm e me bollek dhe privilegje tjera kurse këta po u a kthejnë me të "mira" tjera per pushtetaret e inkriminuar.  Asnjë aktakuzë, asnjë hetim serioz e të fuqishëm, asnjë aktgjykim e mos të flasim për konfiskim. Raportimet e "gjyqësorit" edhe mund të jenë të vërteta por çka fshihet pas numrave! Kush janë të dënuarit, a i njeh dikush përveç rrethit familjar dhe cili është dëmi që i kanë bërë vendit. Për vjedhje akumulatori, për vjedhje pyjesh, për vjedhje xhepash dhe për vepra tjera minore mund të jetë dikush edhe në burg. Por në burg askush nga partitë politike dhe klaneve e grupeve tjera joformale të fshehur nën petkun politik e të lidhur me oligarkët. Askush në burg qe 20 vite  në liri e qe 13 vite shtet. Askush dhe asnjë. Struktura politikë që tani doli nga këto zgjedhjet e fundit  duhet të reflektoj me urgjencë. Plane të veprimit të detajuar dhe të caktuar në kohë. çka dhe si të veprohet menjëherë,  çka pas disa muajve e çka pas një viti. Qytetari është i etshëm të dëgjoj dhe të shoh diçka. Arsyetime e justifikime nuk ka. Njësia e vetme për matjen e korrupsionit është perceptimi publik si ndryshohet ai, shumë lehtë , me veprime konkrete dhe me masa adekuate. Shumë mekanizma të pavarur janë pa strukturë menaxhuese, pa titullarë dhe pa borde ligjore. Mandate të përfunduara e me ushtrues detyre. Mekanizmat që e rregullojnë fushën e prokurimit janë pa borde,  gjykata e tenderëve ka mandat vetëm edhe disa ditë. Të veprohet shpejtë me procedura të hapura me proces transparent, me intervistime nga zyrtarët profesional dhe të pavarur, me mbikëqyrjen e kontraktuesve "Britanik" . Kosova dhe institucionet e vendit kanë nevojë për njerëz me dinjitet dhe integritet. Për profesionist dhe patriot ligjor. Nuk janë vetëm institucionet që e rregullojnë fushën e prokurimit por edhe shumë institucione të tjera të pavarura, dhe ndërmarrje publike. Në një prej seancave të para ne Parlament duhet të ftohet edhe kryeprokurori i vendit, duhet të raportoj para kuvendit, duhet të reflektoj përkushtim dhe c’kapje  nga krimo-politika e vjeter ,  ose të liroj e hap rrugë. Kosova ka nevojë për meritokraci e kompetence te plote e të mirëfilltë ligjore.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".