Zhvatësit në aksion!

Zhvatësit në aksion!
Zhvatësit në aksion!

Dardan Grapci

  • 12 May 2021 - 18:29

Shkruan:ANALISTI- Dardan Grapci

 Në çdo demokratik, kur një parti del humbës nga zgjedhje dhe nga pozita kalon në opozitë, ata iu ndihmojnë partive të cilët janë në Qeveri që ta udhëheqin shtetin, normal duke shërbyer si monitorues të ashpër të gabimeve,  kurse këtu në Kosove në vend se ti ndihmojnë Qeveris Kurti që të fillon për të mbarë punën, për ta provuar sa do të jetë e gatshme  për ti  realizua planet dhe  premtimet e tij, ata në fakt po mundohen që nëpërmjet shantazheve, kërcënimeve etj, për ta rrëzuar sa më shpejtë apo për ta detyruar që të bëjë gabime  dhe pastaj ta sulmojnë sa  në Parlament me reagime të ashpra ekstreme,   sa dhe me do far pseudo analistësh, banalistësh, në debate të porositura televizive për të krijuar opinion antiqeveritar.

 Partitë politike opozitare në Kosovë të cilat e kanë humbur frontin me 14 shkurt, sot  duke bërë politikë ekstremë jo vetëm që mundë ta destabilizon shtetin, por ka gjasa që mundë të fillojnë ti mashtrojnë qytetaret ku në fund të fillohet edhe një luftë civile në vend. Për tu anashkaluar kjo situatë momentale Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani duhet që  menjëherë ta krijojnë një plan për parandalimin e çfarëdo lloj dhune që mundë të ndodhë në të ardhmen si tentativë provokimi nga opozita.

 

Dhe për këtë duhet të parandalohen dy partitë PDK dhe AAK të cilët jo vetëm që kanë qenë pjesëtare të luftës së fundit në Kosove, por edhe janë themelues të SHIK-ut të cilin e kanë krijuar jo për ta mbrojtur vendin, por tu bërë pjesë për shkatërrimin e Kosovës.

Një fjalë e urtë popullore thotë- kur sulmohesh nga dikush, do të  thotë që je më i mirë se ai. Pra Qeveria Kurti po sulmohet sepse është e vetmja Qeveri e cila po angazhohet për ti ndihmuar popullit, po angazhohet në luftimin e krimit te organizuar etj, sepse ish udhëheqësit Qeveritar janë mësuar që ta vjedhin shtetin si dhe ti shantazhojnë qytetarët, por kur ka filluar Albin Kurti ta rregulloj situatën në Kosove, këta të PDK-s dhe AAK-s qojnë pluhur për shkak se s’janë mësuar me pa qytetarin të pagëzuar, të pa lumtur,  por duke vuajtur dhe ikur nga Kosova.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".