Më shumë ka hajna, kriminelë, UDBA-shë në qeveri, Kuvend, Prokurori, Gjyqësi, sesa në burgje

Më shumë ka hajna, kriminelë, UDBA-shë në qeveri, Kuvend, Prokurori, Gjyqësi, sesa në burgje
  • 30 November 2015 - 10:36

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani

E pabesueshme po shumë e vërtetë

Prokuroria dhe gjyqësia është bërë zap nga këta bandite mafiozë të sojit të klanit të Zemunit, që pa mëshirë e godasin për vdekje vendin

*Kur zonja e shtëpisë është grua e përdalë (kurve), si në këtë rast QEVERIA E KOSOVËS, e zgjedhur kanaleve të nëntokës me anë të pazareve e jo me votën e lirë të popullit, atëherë ZOR SE MUND T´I BËSH FAJTOR KODOSHËT QË VIJNË DHE I SHËRBEJNË ASAJ PËR TË LIRUAR USHKURIN PËR PUNË TË LEZETIT

Me përgjegjësi morale dhe penale e them publikisht në gazetën lidere në Kosovë, "KOSOVA SOT", se më tepër hajna, kriminelë, udb-ashë, të korruptuar, banditë, ka në Qeverinë mafioze e kuislinge të Republikës së Kosovës, në Kuvend, në Prokurori dhe në Gjykata sesa në burgjet e vendit. Në të kundërtën këta banditë shkuar banditëve le të provojnë të ngrenë padi penale kundër meje. Ndonëse Prokuroria dhe gjyqësia është bërë zap nga këta bandite mafiozë të sojit të klanit të Zemunit, që pa mëshirë e godasin për vdekje vendin. Unë nuk jam UFO të fshihem në gjithësi apo në ndonjë planet tjetër qe të mos i përgjigjem drejtësisë. Por, me një kusht: nuk mund të ulem përball me prokurorët dhe gjykatësit që sot janë të shpërndarë si vaji në lakra, këlyshët që i kanë shërbyer titizmit, rankoviqizmit, Milosheviqit e Rrahmanzinjve. Këta janë zagaret dhe langonjtë më të fëlliqur q mban toka. Këta qen me gjak të zhuganëve dhe vojvodëve, që për Titon ja kanë dhënë edhe gruan e shtratit sllavojugorëve në çdo tre rreshta kanë sharë kombin shqiptar në përgjithësi. Mbi 750.000 (shtatëqindepesëdhjetë mijë shqiptarë kanë kaluar nëpër duart e UDB-ës), mijëra të tjerë të vrarë e të burgosur dhe si të ulem unë para këtyre këlyshëve. Dhe si të ulem para këtij soji langonjsh të Pirotit! Kurrën e kurrës! Me këta qen të Çaçakut vetëm gjaku na ndan. Këta disa herë familjarisht na burgosën hajnisht dhe kërkonin dënimin me vdekje për ne (lexo google-origjinal aktgjykimet e aktakuzat kundër meje...).

 

Morën medalje nga Serbia, tash deputet në Kuvendin e Kosovës

Shpeshherë kam shkruar në këtë gazetë të pakonkurrencë si më e lexuara në vend se ne: Në kolltukët e Kuvendit të Republikës të Kosovës është ulur deputeti, të cilin Beogradi e dekoroi për vrasjen, burgosjen, tredhjen... e shqiptarëve... Këtë deputet në derën e Kuvendit të Kosovës, kopil e la Isa Mustafa (Putini) dhe Ismet Beqiri (Medvedevi rus), e futën në kreun e listës (kam fakte origjinale bile me foto shtrëngim duarsh me marrjen e dekoratës të serbo-çetnikëve. Në Kuvendin e Kosovës po ashtu ka edhe këshilltarë që babë e babagjysh kanë bërë krime kundër shqiptarëve. Andaj, s´ka mundësi të ecë Kosova përpara se kjo bandë e Qeverisë së Kosovës nuk ka dalë nga vota e lirë e popullit liridashës të vendit, por ka dalë nga pazaret sekrete të klaneve mafioze, hajdutësh e vrasës, kundër kombit tonë. Se kush është ky deputet, ju mund të klikoni në ‘Google’, kështu: UDBASHËT DHE TRADHTARËT NË ZONËN KUFITARE (AlbaniaPress), nga autori RESHAT BADALLAJ. Do shihni një grumbull qensh të Kalamendonit e Topçiderit, që nga këta këlysh serbi se sa shqiptarë janë vrarë, burgosur. Këta kriminel janë dekoruar nga Kryetari i kryesisë së Jugosllavisë të asaj kohe, krimineli BORISAV JOVIQ, Medaljet këtyre zagareve për vrasje, tredhje të shqiptarëve dhe për rrugët e përgjakura të Kosovës, në Prishtinë, i bie kasapi Radivoje Çaloviq, ndërkaq me fodullëk i dorëzon tradhtari dhe këlyshi serb, Bajram Selani...

Në të kundërtën edhe sot këta ja kanë borxh vendit të deklarohen se përse i morën këto Medalje? A i kane kthyer këta Medalje vrastare...?

Isa Mustafa, Hashim Thaçi dhe këlyshët që janë aty rrotull do të mbajnë përgjegjësi dhe herët a vonë do të japin llogari para popullit. Këta ushqehen dhe marrin rrogën nga taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në maj të vitit 1989, gjatë hetimeve në lokalet e UDB-së serbe në Prizren, udb-ashi serbian (tani është në PDK), më thoshte:"Vetëm ta luajë veshin Milosheviqi ne nisemi edhe për Tiranë..." (fakte)... Në Prokurorinë e Kosovës ka nga gjaku i kryetradhtarit të kombit, drogirashit, kurvarit, hajnit serbian, Rrahman Morinës (fakte).

 

Qeveria nuk ka dalë nga vota e lirë e popullit

Ç´bëhet kështu!? Përse nuk po ecën Kosova përpara, përse po e vjedhin pa mëshirë Kosovën, përse e shesin vendin si plaçkë, përse nuk burgosen banditët... më shkruajnë dhe më pyesin lexuesit pandërprerë në 'Facebook' dhe e-mail...!? Shpeshherë shkrimin e filloj me një thënie të shkrimtarit të madh rus, Dostojevskit. Ai i këshillonte njerëzit që janë nisur në rrugë, të mos gjuajnë me gurë çdo qen që i leh, sepse do të vonoheshin për të arritur në vendin e caktuar. Edhe sot kjo është shumë e vërtetë, por kur ke të bësh me qen sokakësh, si në këtë rast, me estradën kriminelesh, hajdutësh, udb-ashësh dhe banditësh të Qeverisë së Kosovës, është më kuptimplote thënia popullore shqiptare "qenit tregoja shtagën", që pastaj edhe kur të ngordhë, të përdorësh për ta shtyrë drejt një grope që të mos qelbet vendi. Mirëpo, vendi nuk qelbet vetëm prej ngordhësirave të pashpirt, por edhe prej atyre ngordhësirave që akoma kanë frymëmarrje, por janë të pamoralë fare. Kjo bandë hajnash e kriminelësh të Qeverisë së Kosovës pretendojnë të jenë intelektualë, por janë injorantë, pretendojnë të jenë të sinqertë, por në të vërtetë janë shpifës, trillues dhe bastardë... Eh, s´ka mundësi të ecë Kosova përpara se kjo bandë e Qeverisë së Kosovës nuk ka dalë nga vota e lirë e popullit liridashës të vendit. Kjo bandë ka dalë nga pazaret sekrete të klaneve mafioze hajdutësh e vrasës kundër kombit tonë. Këtë e them me përgjegjësinë më të madhe morale dhe penale dhe nuk më bën syri ferr për këta zagarë të pushtuesit, ndonëse kafshojnë hajnisht. Dikur kjo kastë dhe ky soj i ndyrë titist kanë lehur sert...

 

Serbia la në Kosovë mbi 700 spiunë dhe sot janë të shpërndarë në Kuvend,Qeveri dhe parti politike

Pra, u bënë bashkë hajna, banditë të dalë nga hiri i zi të zezenajës rankoviqiste dhe akoma vazhdojnë me të vjetrën. Vetëm gëzofin kjo bandë e ka veshur mbrapsht. Të njëjtët qen janë. Pa merak fare! Serbia fashiste e gjakut të Car Dushanit, në Ballkan, kishte shpërndarë mbi 2200 zagarë dhe langoj me dy këmbë-spiunë. Ndërkaq, vetëm në Kosovë mbi 700. Në Kosovë vepronin spiunët, zagarët më të tmerrshëm dhe më nuhatës. Mjerisht shqipfolës. Me dajak në krah luftonin: "Nacionalizmin, separatizmin, shovinizmin, irredentizmin, kontrarevolucionin shqiptar në Kosovë". Këta qen kurrë nuk e dënuan nacionalizmin fashist serbian dhe pansllavizmin, ndonëse zotëronte makinerinë më moderne të luftës... Zagarët shqipfolës dënonin shqiptarët vetëm për dy shkronja K. R. e të mos flasim më shumë. Serbianët vrisnin shqiptarët dhe i humbnin pa shenjë pa dok, i burgosnin, i tridhnin, këndonin këngë çetnike në zemër të Kosovës dhe askush nuk merrte guximin për t´i dënuar!!! Ata që nuk kanë jetuar në kohën e kësaj murtaje të zezë titiste nuk e dinë. Unë po ju tregoj: Titistët edhe gratë e tyre që i kishin në shtratin e dashurisë ja jepnin për epshe padronëve të tyre për të mbrojtur porosinë e qenit plak Titos: "Ta ruajmë vëllazërim bashkimin me çetnikët". Ah, sa të poshtër kanë qenë këta langonj të pushtuesit. Këta zagarë aq naivë ishin që nuk e dallonin mishin e qenit nga mishi i qengjit ! Dhe, si mund të ecë Kosova përpara kur në krye të Qeverise është vënë ish-komunisti serbian, ish-titisti, Isa Mustafa. Isa Mustafa, ky kau qorr i ka shërbyer shume devotshëm bandës vrastare të kasapit që bëri kasaphane në Kosovë, Milosheviqit... I paudhi dhe shkoftëlargu, Isa Mustafa, ky trap i ka shërbyer bandës kriminale të rrahmanzinjve. Ata që nuk kanë jetuar në kohën e tij nuk e dinë që Rrahman Morina ka bërë hatanë në Kosovë. Ishte drogirash, kurvar, spiun, hajn, bixhozçi... Shumë shqiptarë u vranë në kohën e këtij krimineli. Asnjë për fare nuk duhet lënë në Kosovë për të varrosur, sepse gjaku dhe eshtrat e këtyre kundërmojnë tokën e Kosovës ky soj i ndyrë. Ky ka qenë përbindësh dhe ne fund, vdiq me marre të zezë. Zoti është i madh! Ashtu qoftë!

 

Isa Mustafa është hajni i Diasporës dhe duhet doemos të japë dëshmi para Prokurorisë

Si mund të ecë përpara Kosova, kur në krye të Qeverisë së Kosovës është Isa Mustafa, hajni i Diasporës, që vodhi me thasë paratë e bashkatdhetarëve. Shih për këtë, gjakziu Isa Mustafa, që themeloi "Dardania bankën", flet përçartë kinse ka sqaruar. Kjo murtaja e zezë antikombëtare, Isa Topuzi, a ka dhënë dëshmi para prokurorisë? Jo! Ky kopil i satrapit Tito është me kërthizë jashtë... Ky lloj derri plak nuk ka gajle për të kaluarën e tij antikombëtare ndaj hungëron. Isa Mustafa nuk është hajdut në mes të errësirës. Ky është hajn në pikë të ditës me diell. Në emër të kujt flet për Kosovën si zagari i rrahur pas hënës. Ky nuk është i pari i vendit me votën e popullit. Natyrisht e pranojnë edhe qentë e Titos, që dikur shëtisnin nëpër Serbi si në dhomat e tyre... Isa Mustafa dhe Ismet Beqiri, njeriu më i pafytyrë në Kosovë (shikoni në ‘Google’, se si ha jashtëqitje derrash kundër konkurrentëve, vetëm për të tradhtuar elektoratin dhe pastaj bëhet bashkë me banditë), e futen në kreun e listës njeriun që në vitin 1989, bashkë me serbianët e Drazh Mihajlit, bëri kasaphanën dhe hatanë në Kosovë, duke vrarë, prerë, tredhur... shqiptarët... Këta këlysh të Titos, Isa Mustafa (Putini) dhe Ismet Beqiri (Medvedevi rus), e bënë me qëllim këtë. Këtë Reshat Badallaj, çuni i Sallahit Metës, e thotë me përgjegjësinë morale dhe penale. Kam fakte dhe fotografi, me shtrëngim duarsh që pranon Dekoratën ÇETNIKOSERBE... Le të urdhërojnë dhe të bëjnë gek ose mek kundër shkrimit tim dhe shohim se çka po del! Po ku guxojnë ore burra të dalin urithet e nëntokës serbe! Jam gjallë dhe shëndosh... Si mund të ecë Kosova përpara kur në Partinë Demokratike të Kosovës është udb-ashi që në lokalet e UDB-ës serbe ka tredhur shqiptarët për serbët. Ky qen dhe zagar i shqipfolës i Drazh MIHAJLIT në UDB-në serbe, më thoshte:... vetëm të luan veshin Slobodan Milosheviqi, ne nisemi dhe e marrim edhe Tiranën...". Ky këlysh serbi është në PDK. Le të urdhërojnë zyrtarët e lartë të kësaj partie dhe vetëm të bëjnë gek e mek. Po ku guxojnë ore burra këta. Po e dinë se u del gjize. Ndonëse më kanë çuar fjalë të mos i publikoj. Kurrë të mos bëjnë gjumë rehat spiunët dhe bashkëpunëtorët e zaptuesit shekullorë, gjaku i karagjorgjeviqëve, cardushanëve dhe svetisavezezëve...

Jemi duke shkruar shkrimin e radhës: PERSE ISA MUSTAFA DUHET TE BURGOSET (përpos hajnisë)?

 

Lidhur me nënshkrimet mbi Marrëveshjen me Malin e Zi dhe mbi Marrëveshjen mbi Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë

Po çka thotë Ligji i zbatueshëm në Kosovë.
Në Kodin Penal të Kosovës, ne nenin 123 qëndron: "Kushdo që nënshkruan apo pranon kapitullimin ose miraton okupimin e Republikës së Kosovës apo të ndonjë pjese të saj, dënohet me burgim se paku dhjete (10) vjet ose me burgim të përjetshëm".

Kjo bazë ligjore e obligon Prokurorinë e Kosovës që të hapi procedurën penale ndaj kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit, si dhe ndaj anëtarëve të grupit punues që ka punuar për demarkacionin me Malin e Zi. Me ligj nuk ka mbrojtje askush nga pozita shtetërore.

Në komentin e KP të Kosovës, botuar nga "Giz", në Prishtine në vitin 2014, në faqen 369, pika 1 e komentit, thuhet: "Sipas dispozitës së nenit 134, këtë vepër penale e kryen kushdo qe nënshkruan apo pranon ose miraton okupimin e Republikës së Kosovës apo të ndonjë pjese të saj".

Po me thoni ore ju miq, ku ka Prokurori ose gjyqësi në Kosovë, që mund t´i burgos këta mafioz dhe tradhtarë? Një gjë jam i sigurt, herët a vonë do të dënohen këta TRADHTARE TE KOMBIT. Mbajeni mend!

Kaq kësaj radhe nga unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Për të gjitha që shkruaj dhe them, unë RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI mbaj përgjegjësi të plotë morale dhe penale.