Modeli Vetting i Shqipërisë, për ta pastruar shtetin dhe politikën nga krimi i organizuar

Modeli Vetting i Shqipërisë, për ta pastruar shtetin dhe politikën nga krimi i organizuar
Modeli Vetting i Shqipërisë, për ta pastruar shtetin dhe politikën nga krimi i organizuar

Arsim Haziri

  • 30 June 2021 - 07:41

Shkruan: ANALISTI - Arsim Haziri

Përderisa në Shqipëri po vërehen efektet pozitive nga miratimi i këtij ligji, atëherë duhet të angazhohemi edhe në si shoqëri publike dhe si qytetar që të kërkojmë bërjen dhe fillimin e zbatimit sa më të shpejtë të kësaj pakohje antikorrupcion, pako e reformave të vërteta thelbësore në sistemin e drejtësisë nga ana e ekzekutivit të ri. E reformimi i sistemit të drejtësisë bëhet vetëm kur miratohen ligje që vërtetë japin bazë të fuqishme ligjore të luftimit të të gjitha dukurive negative dhe instalimin e drejtësisë për secilin individ dhe grup oulik e politik të interesit. Miratimi i Vetingut dhe Ligjit për konfiskimin e pasurisë së pa justifikueshme duhet të krijojnë parakushte ligjore që pasurija e zyrtyarëve të shtetit të hetohet dhe konfiskohet, edhe në rastet kur ajo të jetë fshehur, larguar apo investuar në një vend tjetër, dhe kjo arrihet duke bashkëpunuar me organizatat ndërkombetare kundër mafies dhe krimit të organizuar.

Tani më të gjithë jemi dëshmitarë se në shtetin fqinjë, në Shqipëri Ligji i VETTING-ut ka që po zbatohet tash dy vite me intensitetin më të shtuar, ka krijuar mjë traditë të zbatimit të qëndryeshëm dhe ka filluar të japë rezultate të pa mohueshme e të pa diskutueshme në pastrimin e drejtësisë shiptare ngë krimi i organizuar dhe mafija, struktura këto që për dekada të tëra e kanë karakterizuar funksionimin në bashkëjetesë të pa penguar me të gjitha institucionet e shtetit. Gjendja gjithësesi ka qenë alarmante në drejtësi, shtylla kryesore stabilitetit dhe funksionalitetit të një shteti.Tani më lidhja e krimit me drejtësinë ka filluar kaherë të shkëputet në shqipëri sepse një numër i madh gjyqtarëtsh dhe prokurorësh po detyrohen ti thonë lamtumirë profesionit të tyre pasi që nuk po arrijnë të justifikojnë pasurinë e tyre.

Derisa nuk po mundë ta dëshmojnë ligjshmërinë dhe pastërtinë e pasurisë së krijuar ndër vite, atyre po ju pamundësohet vazhdiumi i angazhimit të mëtejmë në institucionet e drejtësisë. Një pastrim i tillë sistematik i institucioneve dhe figurave publike nga lidhjet me krimin, përmes procesit Veting po ndodhë edhe në politikë dhe në biznese. Fatmirësisht, Qeveria e Kosovës në këtë madnat të ri, përkatësisht Ministrija e Drejtësisë, në top prioritet e ka përcaktuar bërjen e ligjit Veting dhe atij të konfiskimit të pasurisë së pa justifikushme, kështu që duke marr për bazë këtë qasje, dhe dinamikën e punës së përshpejtuar në të dyja kahet, duhet të presim edhe ne një kthesë të madhe në fushën e sundimit të lifjit edhe në Republikën e Kosovë, kthesë kjo që duhet të fillon këtë vit, për të dhënë rezultatet e para dhe vazhduar në vitet në vijim. Pra gjithësesi që

Ligji VETING edhe për drejtësinë dhe politikën publike kosovare, do të jetë shpresa e vetme e dekriminalizimit politikës së kriminalizuar, madje të lidhur ngushtë edhe me mafio bizneset, si pasojë e mos funksionimit të drejtësisë Kosovare në kontrollimin e pasurisë për dy dekada të kaluara. Modeli wshtw duke funksionuar. Edhe në këtë aspect, Ligji Veting është duke dhënë rezultate të dukshme në Shqiperi, pre e të cilit ka rënë edhe ish politikani, dhe biznesmen i njohur shqiptar, Ylli Ndroqi, I cili shte emëruar që në vitin 2012, nga Ministria e Jashtme e Shteteve të Bashkuara të Meksikës Konsull i Përgjithshëm Nderi i Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Shqipëri.

Që prej asaj dite, Z. Ndroqi ka qënë tejet aktiv në fushën e diplomacisë, në diplomacinë e Konsujve të Nderit. Në cilësinë e tij si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Meksikës, kishte krijuar ura të rëndësishme bashkëpunimi në fushën e diplomacisë ekonomike. Mirëpo në procesin e zbatimit të Ligjit Veting, është zbuluar e kaluara e inkriminuar e karrierës së tij politike e diplomatike, dhe në biznes, prandaj javën e kaluar. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme sekuestrimin e 32 pasurive të biznesmenit Ylli Ndroqi, (Xhemail Pasmaçiu). Përmes një deklarate për mediat SPAK bën të ditur se bilanci përfundimtar i Ndroqit arrin në 3 milionë euro, por të ardhurat dhe shpenzimet sipas SPAK-ut nuk janë në përputhje, pasi rezultojnë më shumë të shpenzuara.

Në hetime, u zbuluan u evidentuan dhe gjashtë (6) pasuri të tjera të paluajtshme, (truall dhe objekte) me sipërfaqe totale 9232.8 m2 dhe vlerë 186 737 511 lekë, (rreth 1.6 milion euro) të ndodhura në Tiranë. Ndroqi është hetuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 283/a, 333/a e 334 të Kodit Penal, për këtë shkak në bazë të nenit 3/1, gërma (a) të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009, ai është subjekt i masave parandaluese pasurore. Kur e kemi këtë shembull, duhet të presim një tërmet të madh jo vetëm në drejtësi, por edhe në politikë dhe në fushën e biznesit të Kosovës, sepse biznesi dhe politike e inkriminuar kanë bashkëjetuar për plotë dy dekada, duke i zënë frymën ekonomisë së lirë të tregut, i cili ishte monopolizuar nga lidhja oligarko politike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".