Në takimin e radhës Kurti- Vuçiq ,vetëm me platformë unike të partive politike

Në takimin e radhës Kurti- Vuçiq ,vetëm me platformë unike të partive politike

Hajrullah Tërnava

  • 29 June 2021 - 07:47

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Ternava

Situata politike e krijuar tani në Kosovë, e kur e presin bisedimet intensive me Serbinë për njohje reciproke, kërkon nga faktori politik kosovar, pozitë dhe opozitë që të jenë të gjithë kompakt në shërbim të popullit, dhe ti harrojnë dallimet partiake që i kanë mes veti, tani kur është interesi i Kosovës në pyetje, dhe kur vendoset për fatin e saje, duhet të jenë të vetëdijesuar dhe të pjekur kasta politike e Kosovës, që në pritje të raportimit për fillimin e dialogut me Serbinë nga takimi i parë në Bruksel dhe përgatitjes për takimin e radhës, të bashkohen në një̈ platformë unike të përmbylljes së këtij dialogu në vazhdimin dhe përfundimin e të cilit tani më dihet e shihet pika e fundit, njohja mes dy shteteve e potencuar dhe kushtëzuar nga forca ma e madhe politike me ndikim në botë SHBA-të.

Presidenti Serb Aleksandër Vuçiq në raportimin e tij para parlamentit serb e ka pranuar pozicionin serb në defanzivë duke deklaruar se zgjidhja përfundimtarë është në kompromis dhe jo në vazhdimin e luftës së ftohtë. Por Vuçiq me këtë nënkupton që gjatë bisedimeve edhe Serbia duhet të përfitoj një pjesë të Kosovës sikur që është veriu i Kosovës, prandaj ai e thotë këtë që duhet të ketë kompromise. Ai e ka zbuluar edhe detajin më të rëndë nga takimi me Kryeministrin Kurti, që ka qenë kërkesa eksplicite e kryeministrit të Kosovës për njohjen e pavarësisë̈ nga pala serbe, e kjo për Vuçiqin ishte e rëndë, sepse më parë, me qeveritaret e mëhershëm kur ishte Thaçi kryeministër dhe mbas tij Isa Mustafa, kishte bisedime dhe pajtime për kompromis edhe të ndërrimit të kufijve, por ja që tani situata ka ndërruar nga ardhja në pushtet e kësaj qeverie me Kryeministrin Kurti, prandaj Vuçiq si i dëshpëruar me qeveritarët tonë në pushtet, jep përgjigje të tillë dëshpëruese negative, se kurrë s’do ta njeh Kosovën.

Prandaj do të ishte tradhti kombëtare e kësaj kaste politike nëse në këtë moment të rëndësishëm të vendimit historik për shtetin e Kosovës, nuk i tejkalojnë̈ dallimet dhe nuk bashkohen në një̈ qëndrim unik politik të caktimit të vijave të kuqe për arritjen e marrëveshjes me Serbinë̈. Tani nga këto bisedime të ndërsjella mes Serbisë dhe Kosovës, me ndërmjetësimin e BE-së, e sidomos me mbikëqyrje dhe presion që po bënë shteti mik i Kosovës Amerika, duhet të bashkohet kasta politike, kur dihet kontributi i këtij shteti për çlirimin e vendit tonë.

Tash është momentumi më real dhe vendimtar që të arrihen njohjet reciproke mes këtyre dy shteteve, edhe që Vuçiq shprehet në mënyrë negative, por atë e presin edhe zgjedhjet në ardhje, prandaj duke e njohur mentalitetin serb ai e mban këtë qëndrim që elektorati në zgjedhjet në vijim të ja japin votën, që prapë të mbetet si kryetar i shtetit Serb. Përndryshe thëniet e tij janë konsum për opinionin serb, sepse ata i dinë se kur janë në pyetjet vendimet e Amerikës, po nuk e dëgjuan respektuan edhe një herë, dihet çfarë mund ti ndodhe Serbisë, sepse janë të qarta që i ka pranuar politika serbe, duke i njohur edhe të kaluarat në kohën ne e Millosheviqit që i kushtuan me bombardime.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".