Platforma për marrëveshjen me Serbinë duhet të jetë e gatshme

Platforma për marrëveshjen me Serbinë duhet të jetë e gatshme

Gani Qarri

  • 30 June 2021 - 07:36

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Në letrën e saj  Ursula Von der Leyen shprehet se pret me padurim që të punojnë  së bashku me Qeverinë e Kosovës  për avancimin e marrëdhënieve BE-Kosovë, gjë që len të nënkuptohet se Kosova dhe Qeveria e saj, duhet përgatitur sa më parë dhe pa vonesë, në mënyrë që të mos ndodhin befasi të pakëndshme në vijimin e këtij procesi maratonik, përderisa shihet qartë se presioni për nxitim në arritjen e marreveshjeve po dërgohet në adresë të të dy palëve negociuese. 

BE-ja,kohët e fundit, shihet se planifikon që edhe me presion shtesë ta  përshpejtojë vazhdimin e dialogut, për të arritur marrveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në një përiudhë sa më të shkurtër kohoreohore. Madje BE insiston që takimi i radhës të zhvillohet me çdo kusht gjatë korrikut të këtij viti, para muajit gusht dhe shkuarjes së institucioneve në pushime të verës, në mënyrë që të  qartësohet edhe agjenda e temave për të cilat do të vazhdohet të  bisedohet në pjesën e fundit të vitit,nga muaji shtator e tutje. 

Një tendencë e tillë forcohet edhe më tepër nga vet Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen,e cila i ka dërguar edhe një letër kryeministrit Kurti,përmes së cilës kërkon që takimi tjetër për dialogun Kosovë-Serbi të zhvillohet sa më shpejtë, duke i premtuar Qeverisë së Kosovës për herë të parë edhe  mbështetje në rrugën Evropiane dhe liberalizimin e vizave dhe insistuar që takimi tjetër për dialogun Kosovë-Serbi të zhvillohet sa më shpejtë.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".