Sistemi i korruptuar i drejtësisë, pastrohet vetëm me VETTING

Sistemi i korruptuar i drejtësisë, pastrohet vetëm me VETTING

A.P

  • 26 July 2021 - 18:32

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

 

Sistemi drejtësisë ne Kosove mund dhe duhet të fillon të spastrohet nga elemente të ndryshëm që nuk e kanë vendim në prokurori dhe në gjykata. Kjo realizohet me Ligjin mbi VETTING. Sistemi i drejtësisë përmbahet nga njerëz të ndryshëm. Nga ata që e shikojnë Republikën si vend për përfitime, nga ish sistemi dhe deri te ata qe duan Republikën e Kosovës.

 

Ky konglomerat i përbërje së sistemit është i dëmshëm dhe bartë me vete rreziqe për shtetin e së drejtës. Kjo, për faktin se bëhen verdikte të ndryshme për çështje të njëjtë. Ka mundësi edhe që lëndët të kalojnë në dy e më shumë herë nëpër gjykata, pa zgjidhur ose në mungesë të dëshmive ose pse verdikti është jo i drejtë dhe jo në përputhje me ligjin në fuqi. Kjo krijon edhe situatë të ngarkesës së madhe me lëndë në prokuroritë e vendit dhe në gjykata. Lëndët kështu barten dhe krijohen dëme të mëdha për vendin. Ky sistem është i varur. E varshmëria luftohet me Ligjin mbi VETTING. Këtej puna më e madhe është përgatitja dhe nxjerrja e Ligjit si dhe kalimi në jetë. Pra, po dalin disa nivele.  Niveli përgatitjes së Projektligjit mbi VETTING. Kjo punë i takon Ministrisë së Drejtësisë në bashkëpunim me ministritë tjera, me Universitetet e Kosovës dhe institucionet adekuate. Duke i përfshirë në projekt këto forca del me i suksesshëm projektligji dhe puna në Kuvend e në zbatim është më e lehtë. Kishte me qenë mirë që në këtë fazë të kemi edhe kuadro nga SHBA-të, nga Anglia dhe nga UE , sepse ata kanë praktikë dhe e njohin punën. Diskutimi i projektligjit në komisione dhe në Kuvend. Këtu do të ketë rezistencë të madhe nga deputetët. Shumë nga ata do të jenë kundër Ligjit dhe natyrisht se do të bëjnë përpjekje që ky projektligj mos të votohet dhe të bëhet Ligj. Kjo është baza e aplikimit. Këtu është e domosdoshme ndihma e SHBA-ve. Ligji mbi VETTING-n duhet ti ketë tri baza. Së pari, profesionalizmi dhe përgatitja e kualifikuar shkollore e universitare e të përforcuarve. Së dyti, ana morale dhe e kaluara e çdo kandidati që duhet të kaloj procesin e VETTING-ut. Së treti, performanca në punë dhe së katërti, gjendja ekonomike e çdo kujt që nënshtrohen në VETTING. Duke vepruar mbi këto baza dhe me komision të përgatitur e ku kemi edhe përfaqësues nga Anglia, SHBA dhe UE ,VETTING-u do të korri sukses dhe tejkalohen më lehtë rreziqet e dështimit.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".