Sistemi i drejtësisë nën thjerrëz për pastrim nga mbeturinat e krimit!

Sistemi i drejtësisë nën thjerrëz për pastrim nga mbeturinat e krimit!

Hajrullah Tërnava

  • 04 October 2021 - 07:47

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Ministrja Haxhiu ka paralajmëruar se me ndryshimet në legjislacionin për sistemin prokurorial, nuk do të ketë vend për ndikim në sistem nga grupet e interesit, sepse ndër obligimet dhe rekomandimet të cilat dalin nga Plani Strategjik, janë edhe reformat brenda sistemit prokurorial, e ku përcaktohen qartë kriteret për të qenë anëtarë të Këshillit Prokurorial, për përbërjen e Këshillit Prokurorial, duke përfshirë heqjen e Kryeprokurorit nga Këshilli Prokurorial, rekrutimin dhe emërimin e prokurorëve bazuar në parimet e objektivitetit dhe konkurrencës si dhe rekomandime të tjera të cilat duhet të trajtohen nga grupi punues, sepse mungesa e besimit në sistemin e drejtësisë, mungesa e llogaridhënies, ndikim politik dhe mungesë të rezultateve kualitative, mbeten shqetësuese dhe kjo duhet të ndryshojë.

Tani kur po e kemi të qartë se kush ka qëndrua në krye të shtetit që pas lufte e deri më tani, dhe kush e ka udhëhequr këtë shtet që mbas çlirimit e deri më tani, e sidomos ata të cilët i kanë krijua sistemet e drejtësisë dhe qëllimet e tyre në përzgjedhjen e njerëzve në të cilat vende të punës duhet të qëndrojnë, dhe në interes të kujt duhet të punojnë ata të përzgjedhur, e si kusht që të punësohen në ato institucione e kishin që të punojnë për interesat e atyre që i përzgjidhnin për ato vende të punës, prandaj jo rastësisht është bërë sistemi prokurorial i Kosovës, i ndërtuar dhe kontrolluar nga mafio politika, pengesa kryesore e pasjes së një sistemi të drejtësisë efikas, të pa varur dhe profesional, pasi që kalimi nëpër prokurori i rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe përgatitja e tyre për adresim në gjykatë, është ai “pragu” ku mundë të merret në thua dhe të dështojnë edhe rastet më serioze të, mega aferave të krimit e të korrupsionit prandaj Ministria e Drejtësisë e ka marr me prioritet dhe seriozitet, që krahas ligjit Vetting të fillohet me plotësim ndryshim të ligjit edhe për sistemin prokurorial.

Duke vazhduar agjendën në funksion të reformës në sistemin e drejtësisë, në Ministrinë e Drejtësisë është mbajtur të premten takimi i parë i Grupit Punues për ligjet e sistemit prokurorial në të cilin ka marr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me ekipin e saj profesional dhe me përfaqësues të institucioneve relevante, përfaqësues të shoqërisë civile, ekspert vendor dhe ndërkombëtar, e ku temë diskutimi gjatë këtij takimi ka qenë plotësim-ndryshimin dhe finalizimin e ligjeve për Këshillin Prokurorial të Kosovës, atë për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës si dhe Ligjin për Prokurorin e Shtetit. Në këtë takim të parë të grupit punues është theksuar nevoja për thellim serioz të reformës në drejtësi, që është prioritet i Ministrisë së drejtësisë për fuqizimin dhe zbatimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit. 

Për këtë arsye ajo edhe ka thënë se ministria është e përkushtuar që të krijojë kushte dhe politika sa më të mira për organet e drejtësisë, bazuar në adresimin rekomandimeve të cilat dalin nga Rishikimi Funksional dhe çështje të tjera me rëndësi, me qëllim që të garantohet një Këshill Prokurorial në shërbim të sistemit dhe drejtësisë dhe prokurorë dhe prokurori vetëm në shërbim të zbatimit të drejtë të ligjit e interes të  së drejtës së pa ndikuar dhe interes të respektimit të të drejtave dhe lirive të qytetarëve, në luftim të të gjitha dukurive e fenomeneve negative. Nëse bëhen reformat e parapara në institucionet e drejtësisë, prokurorisë etj, edhe jeta e njerëzve do të begatohet me shumë të drejta, e sidomos në kthimin e shpresës për të jetuar në Kosovë, dhe me hapjen e vendeve të punës në investimet që do të ndodhin, që rinia do të punësohet dhe nuk do të migrojnë më si deri më tani, dhe njerëzit do ti gëzohen jetës së rëndomtë, sepse të gjithë do të kenë nga çka të jetojnë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".