Nuk fitohen votat me arrogancë elektorale, sharjet nga të korruptuarit janë sjellje irracionale!

Nuk fitohen votat me arrogancë elektorale, sharjet nga të korruptuarit janë sjellje irracionale!
Nuk fitohen votat me arrogancë elektorale, sharjet nga të korruptuarit janë sjellje irracionale!

Skender Mulliqi

  • 09 October 2021 - 07:45

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Sharjet shumë po përdorën në rrjete të ndryshme sociale. E kjo është shumë irrituese dhe demoralizuese. Sigurisht së sharjet dhe fjalët të tjera të ngjashme , janë të gërditshme , janë fjalë që lëndojnë trurin e shëndosh. Është shumë vështirë njeriu të gjënë mekanizma që të mbrohet nga sharjet. Së si duket vetë jeta është bërë terren i përshtatshëm i sharjeve dhe i fjalëve të tjera ofenduese… Sharjet janë sjellje irracionale, janë pasqyrim i kulturës së ulët pasi që ato po përdoren edhe në fushatë elektorale!

-A është nga ndjenjat e keqe , apo është bërë ves kur njeriu po thuaj shpesh rënkon dhe shanë? Mendohet së njeriu më së shumti shanë kur është në zor, apo edhe shanë siç thuhet pa ia bërë Zoti më borgj. Sharjet mund të klasifikohen në sharje më të buta të shprehemi ashtu , dhe në sharje të formës së dhunshme. Sharjet përdorën edhe në raste kur jemi në kacafytje më dikën, si mjet mbrojtës. Sharjet janë formë e urrejtjes , janë formë e kërcënimet ndaj ndonjë kërcënimi që na bëhet. Ato e kanë fuqinë e katarzisit, dhe mu për atë edhe ekzistojnë. Këto përdorën edhe në raste kur njeriu shpreh ndonjë pakënaqësi apo edhe urrejtje ndaj ndonjë personi të caktuar .

Sharjet po ashtu janë shfryje të mllefit apo gjelozisë të shfaqur ndaj personaliteteve publike , për shkak të indiferencës apo edhe mungesës e të qenit edhe vetë personalitet publik. Shpesh i dëgjon njerëzit kur shajnë” A bre nënën filanit, po qysh shkojë aq lartë në pushtet”. Kjo e shprehë mungesën e aftësisë për tu ngjitur në ndonjë post të lartë pushtetarë , apo edhe në poste të tjera që lidhën më jetën publike.

Të themi të drejtën së sharjet janë hendikap, janë ves i njerëzve më moral të dobët , është fjalë e cila përdorët më së shumti nga bandat, hajnat dhe dilerat e ndryshëm. Ato nuk i bëjnë nder asnjë njeriu normal. Rrena dhe sharjet janë fjalë ofenduese ,janë ritual i kanibalizmit dhe i nënçmimit për çdo qenie të gjallë .

Fatkeqësisht në Kosovë janë bërë shumë të zakonshme dhe normale ! Sharjet shumë po përdorën në rrjete të ndryshme sociale. E kjo është shumë irrituese dhe demoralizuese. Sigurisht së sharjet dhe fjalët të tjera të ngjashme , janë të gërditshme , janë fjalë që lëndojnë trurin e shëndosh.

Është shumë vështirë njeriu të gjënë mekanizma që të mbrohet nga sharjet. Së si duket vetë jeta është bërë terren i përshtatshëm i sharjeve dhe i fjalëve të tjera ofenduese… Sharjet janë sjellje irracionale, janë pasqyrim i kulturës së ulët pasi që ato po përdoren edhe në fushatë elektorale!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".