Shumë vepra penale nga fusha korruptive janë vjetërsuar!

Shumë vepra penale nga fusha korruptive janë vjetërsuar!
Shumë vepra penale nga fusha korruptive janë vjetërsuar!

Muhamet Kelmendi

  • 09 tetor 2021 - 07:41

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Nuk mund të lejohen format e tilla të punës. Si në luftë kundër korrupsionit, krimit politik, veprave nga fusha civile e tregtare , të gjitha duhet të nënshtrohen ligjit. Nuk lejohen parashkrimet. Po kështu duhet shikuar profesionalizmin e të punësuarave, performancën dhe pasurinë e krijuar. Janë kështu tri baza që shpëtojnë sistemin. Të tria janë prezentë në kuadër të të punësuarave në sistemin tonë të drejtësisë. Këtu lypsen masa konkrete. Ligji mbi VETTING ka mundësi të shëroj dhe nxjerr nga kjo gjendje. Kjo varet shumë nga përmbajtja e normave dhe mënyra e aplikimit të tyre në jetë.

Sistemi gjyqësoro-prokuririal në Kosove ka shënuar edhe suksese. Nuk mund të thuhet se ka vetëm dështime. Natyrisht se në punën që ka kaluar dhe që po kalon ka shumë vështirësi në punën e vetë. Vështirësitë janë të natyrës profesionale, zyrtare dhe politike. Megjithatë, vështirësia kryesore për një sistem të suksesshëm është ndikimi politik dhe korrupsioni në sistem. Këto dy baza e kanë dëmtuar shumë punën e sistemit të drejtësisë. Tash kjo po del edhe hapur. Përndryshe nuk do të kishim përpjekje për të nxjerrë Ligjin mbi VETTING.

Korrupsioni dhe ndikimi politik janë të dukshme. Ato dalin në dënimet dhe në mos dënimet e shumë subjekteve. Ka raste të shumta që edhe janë parashkruar. Sidomos lëndët nga dëmi material dhe moral ka parashkrime. Humbje nga lëndët e parashkruara dhe të pazgjidhura janë të larta. Shumë kontrata janë nëpër gjykata kanë humbur vlera të bëra deri në 50% e më shumë. Shumë vepra penale nga fusha korruptive janë vjetërsuar. Shumë vepra penale ekonomike dhe financiare janë lënë pa zgjidhur dhe sot janë të vjetërsuara. Ato janë futur në arkiva dhe tash nuk ka të drejtë shqyrtimi.

Sidomos veprat penale nga fusha civile janë në pozitë të rëndë. Janë kryer me dhjetëra vepra penale dhe nuk ka përgjegjësi. Kështu është krijuar një gjendje ku i tërë sistemi i drejtësisë ka dështuar në fushën ndjekjeje penale nga fusha e krimeve të karakterit financiar etj. Edhe veprat e ndryshme nga fusha kontraktore janë në pozitë të rëndë. Ka vepra që tërësisht janë parashkruar. Faktet flasin se ky sistem duhet t’i nënshtrohet një shërimi të gjerë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".