Asociacioni i komunave sërbe mban vulën e nenshkrimin e Hashim Thaçit dhe të Isa Mustafës&Pacollit, të gjitha të tjerat janë gënjeshtra!

Asociacioni i komunave sërbe mban vulën e nenshkrimin e Hashim Thaçit dhe të Isa Mustafës&Pacollit, të gjitha të tjerat janë gënjeshtra!
Asociacioni i komunave sërbe mban vulën e nenshkrimin e Hashim Thaçit dhe të Isa Mustafës&Pacollit, të gjitha të tjerat janë gënjeshtra!

Muhamet Kelmendi

  • 18 October 2021 - 07:45

Shkruan: ANALIST - Muhamet Kelmendi

Marrëveshjet për Asociacion u nënshkruan nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa. Me këtë nuk kam qëllim të futem në konfliktet politike për zgjedhjet. Këtej as ta përkrahi këtë apo atë subjekt, politikan a veprimtar. Ky nuk është qëllimi i im në këtë shkrim. Ajo që më ka tërhequr që të shkruaj janë deklaratat e Isa Mustafes dhe të Bexhet Pacollit për Asociacionin e komunave serbe.

-Tashmë është e qartë se janë nënshkruar dy marrëveshje për këtë organizim. 1. Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave serbe të vitit 2013 të është shkruar nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi dhe 2. Marrëveshja për themelimin e Asociacionit te komunave serbe të nënshkruar nga Isa Mustafa në vitin 2015. Janë dy marrëveshje të nënshkruara nga Thaçi e Mustafa, e ku ishte në pushtet me ta ishte edhe Pacolli. Dihet tash se Marrëveshja për themelimin dhe organizimin Asociacionit serb u anulua nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Gjykata gjeti 23 shkelje të Kushtetutës nga marrëveshja e vitit 2015 dhe kështu e shpalli Nul.

Nuk duhet harruar se fushatat elektorale qesin në dritë shumë çështje që fare nuk qëndrojnë. Bëhen akuza dhe premtim të parealizueshme. Unë kështu po e kuptoj deklaratën Isa Mustafës dhe të Bexhet Pacollit. Ato si të tilla shihen si flluskat e sapunit. Thjeshte: Deklaratave të Isa Mustafes dhe të Bexhet Pacollit nuk iu beson askush. Ato janë mashtrime te mashtruesve dhe gënjeshtra te genjeshtareve te ketij vendi fatkeqesisht!.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".