Kështu po zhvillohen skenarët e fshehtë të zhvlerësimit të provave të proceseve gjyqësore për krim të organizuar!

Kështu po zhvillohen skenarët e fshehtë të zhvlerësimit të provave të proceseve gjyqësore për krim të organizuar!
Kështu po zhvillohen skenarët e fshehtë të zhvlerësimit të provave të proceseve gjyqësore për krim të organizuar!

Dardan Grapci

  • 27 October 2021 - 18:47

Shkruan:ANALISTI-Dardan Grapci

Unë mendoj që rastet e tilla janë argument që duhet ti shërben akoma më shumë KGJK-s dhe KPK-s për ashpërsimin  e përgjegjësisë disiplinore  ndaj gjykatësve dhe prokurorëve bashkëpunues  me krimin e organizuar, nga mos puna e të cilëve  në vijimësi Kosova renditet edhe në raportet e organizatave ndërkombëtare shtet i dështuar në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në institucionet e drejtësisë në Kosovë, tani më është bërë praktikë “normale” e punës  që të luhet loja e pa fundme,  e pa ndëshkueshme dhe e pa hetueshme  e  zvarritjes së   të gjykimit të  rasteve serioze  për krim e korrupsion. Nga përfaqësuesit e organizatave që monitorojnë gjyqësorin, vazhdimisht raportohet për dështimin e seancave se pse mungon dikush nga palët  e procesit. Ndodhë që  për pak orë të “sëmuret” dhe  mungon i akuzuari, pastaj një ditë tjetër  mungon avokati sepse i ka ndodhur një rast urgjent, e  herën tjetër mungon dëshmitari, e  jo rrallë herë mundë të mungon  edhe vetë përfaqësuesi i aktakuzës, pra prokurori. Rastet e tilla nuk po ndodhin rastësisht, ato bëhen me qëllim të zvarritjes së proceseve gjyqësore deri në parashkrim të rasteve, dhe pikave më të rënda të aktakuzave, raste të mirë menduara dhe të  bëra pazare në mes të avokatëve prokurorëve, avokatëve dhe gjyqtarëve të korruptuar që me mjeshtri të madhe ja bënë avokatinë mbrojtëse krimit të organizuar. Rasti më i freskët i dështimit të një procesi gjyqësor për korrupsion është evidentuar  në Gjykatën Themelore të Pejës ku ka munguarprokurori dhe  është  shtyrë gjykimi për korrupsion ndaj ish-drejtorit të Inspekcionit në Komunën e Pejës Demë Dashit për një seancë tjetër, e ku  Dashi, akuzohet nga Prokuroria e Gjakovës që nuk i ka përmbushur detyrat e tij si Drejtor i Inspekcionit në Pejë duke lejuar kështu ndërtime pa leje. Sipas aktakuzës Demë Dashi, akuzohet se nga data 07.05.2014 e deri me 14.11.2016, duke qenë në pozitën e personit zyrtar dhe atë Drejtor i Drejtoratit të Inspekcionit në Komunën e Pejës, nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare. Pavarësisht se si do të veprohet, këto  zvarritje të rasteve serioze do të  vazhdojnë derisa Ligji i Vettingut nuk miratohet dhe nuk fillon te  aplikohet 100%. Vetëm kur të aplikohet Ligji i Vettingut, ky rast dhe shumë raste të tjera do të  përfundojnë sipas ligjit, kurse prokurorët, gjyqtarët dhe avokatët, së bashku me ta edhe dëshmitarët do të ndiqen penalisht për neglizhencën dhe për ngadalësimin e gjykimit ndaj secilit rast të lidhur me vepra serioze kriminale, sikur që është tani aktual rasti i  Demë Dashit. Objektet pa leje që po ndërtohen në Pejë, janë ato që po ja humbin vlerën qytetit me mbindërtime ilegale dhe ndërtime në ato zona urbanistike ku është e ndaluar me ligj. Gjykata Themelore në Pejë është dashur që këtë rast ta përfundoj qysh vite më përpara, e jo të jetë në shërbim të kriminelëve dhe të korruptohen. Gjithashtu ajo që vlen të përmendet është se pronarët e këtyre objekteve duhet të intervistohen nga Policia dhe Gjykata dhe në fund të rrënohen deri në themel. Vetëm duke vepruar në mënyrë rigoroze, dhe me seriozitet, ndërtimet pa leje më nuk do të ndodhin, dhe zyrtarët komunal do të marrin mësim nga kjo ngjarje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".