Merrte nga qytetarët deri në 5 mijë euro për një vizë shengen, arrestohet nga policia

  • A.P /
  • 27 October 2021 - 18:19
Merrte nga qytetarët deri në 5 mijë euro për një vizë shengen, arrestohet nga policia

Sektori i Hetimeve i Departamenti të Policisë Kufitare, ka ndërmarrë veprime ligjore, pas hetimeve të gjata kundër të dyshuarit mashkull, kosovar me iniciale (A.G.), nën dyshimin e kryerjes se veprës penale “kontrabandim me migrantë”, ku konkretisht dyshohej se i njëjti person, qytetarëve të Republikës së Kosovës ju ka siguruar viza Shengen, në Ambasadën e një shteti të huaj, në një shtet tjetër jashtë RKS-së.

“Sipas informatave i dyshuari për sigurimin e një vize, viktimave ua merrte shuma të ndryshme të parave, konkretisht nga 3000 (tre mijë) deri në 5000 (pesë mijë) euro”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)