Ballkani i Hapur: Mirëmengjes Adriatiku shqiptar !

Ballkani i Hapur: Mirëmengjes Adriatiku shqiptar !
Ballkani i Hapur: Mirëmengjes Adriatiku shqiptar !

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 29 October 2021 - 09:12

Barometri diplomatik

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI 

Kjo formulë idiotike antishqiptare, është e padrejtë, antihistorike, amorale, apolitike, antidemokratike, anticivilizuese dhe antievropiane. Prandaj, kërkohet urgjentisht që nënshkruesi i saj, kryeministri fatkeq i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, ta  braktisë Marrëveshjen “Ballkani i Hapur”, të nënshkruar me aleatët serbosllavë të tij, Aleksandër Vuçiq (president i Serbisë) dhe Zoran Zaev (kryeministër i qeverisë sllavomaqedone të Maqedonisë së Veriut), bërë në Shkup, më 29 korrik 2021.

Kjo është arsyeja pse Qeveria e Albin Kurtit, do të duhej, që Edi Ramën  ta shpallëte “persona nongrata” qysh në korrik të këtij viti, jo ta ftonte në Kosovë, pa asnjë arsye valide. Një gabim i tillë, do t’i hakmerret politikës së gabuar të qeverisë së Kosovës. Mirëpo, atëherë do të jetë vonë, pasi  Serbia  përmes “Ballkanit të Hapur”, do të vendosë hegjemoninë e saj mbi Kosovën, duke e lënë e pa kufij dhe pa sovranitet të saj, në emër të zhvillimit të tregtisë  dhe të lëvizjes së lirë të njerëzëve dhe të mallrave të ndryshme  “made in” Serbia e Madhe etj.

Derisa politika zyrtare e Beogradit është duke vazhduar politikën serbomadhe dhe gjenocidale të regjimit paraprak antidemokratik, anticivilizues, antishqiptar, antievropian dhe antiamerikan të ish-kryekriminelit serbomadh, Slobodan Milosheviq, se “Kosova është pjesë integrale e territorit të Serbisë”, atëherë del krejt e qartë pse edhe bisedimet e deritashme në  Dialogun e Brukselit mes negociuesve  serbo-shqiptarë, tanimë qe 8 vjet kanë hyrë epilogun e dështimit.

Se fillimi dhe vazhdimi i këtyre bisedimeve ishte një “akrobacion” i realpolitikës evro-ndërkombëtare, e jo kursesi realizëm politik, sepse sikur të ishte kështu, atëherë me plot të drejtë bashkësia ndërkombëtare fare nuk do ta konsultonte Beogradin zyrtar në rolin e “fëmijës së llastuar” (edhe pas kryerjes së dhjetë gjenocideve koloniale mbi Kosovën-Shqipërinë Etnike, në intervalin kohor 1842-2021, por do ta përfillte realitetin e krijuar në terren në Kosovë në përputhje me dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare që janë në favor të së drejtës historike dhe të së drejtës së vetëvendosjes së shqiptarëve dhe të Kosovës, ngaqë kjo historikisht që nga viti 1371 ishte pjesë e shtetit feudal shqiptar të Balshajve, shtet ky i cili 18 vjet më pas (1389) përmbyset nga Perandoria Osmane.

Shprehur “telegrafikisht” (pa i ripërsëritur me qindra herë, edhe një mori argumentesh dhe faktesh të pakundërshtueshme historike, juridike dhe gjeopolitike etj.) kjo gjenezë e lashtë më se gjashtë shekullore (duke mos llogaritur shekujt e tjerë të lashtësisë së Kosovës ilire, provon se identiteti i saj i gjithmbarshëm ka të bëjë me shqiptarët dhe me Shqipërinë e tyre etnike, pjesë e patjetërsueshme e së cilës është edhe Kosova dardane ilire, e jo kurrfarë ndërlidhurie me kurrfarë “djepi”, as “zemre” të serbëve, as të Serbisë, ashtu siç ka pohuar me shekuj kuazishkenca, uazipolitika dhe kisha politike retrograde ortodokse serbomadhe e Serbisë së Madhe.

Në këtë kontekst Kosova nuk është kurrfarë problemi, sepse historikisht ka qenë pjesë integrale e territorit të Shqipërisë Etnike. Mirëpo, dy faktorë kryesorë mbizotërues iracionalë dhe antiligjorë janë që e problematizojnë zgjidhjen optimale të çështjes së Kosovës në favor të pavarësimit të saj: (1) Politika regresive e kolonialzimit serbomadh, që edhe sot(pas përmbysjes së regjimit gjenocidal antishqiptar të Slobodan Milosheviqit) Kosovën e konsideron “pronë legale dhe legjitime të saj” dhe (2) Realpolitika tradicionale e “bizmarkëve” të rinj të Evropës së sotme të ashtuquajtur integruese, multietnike dhe demokratike, e cila njëanshmërisht dhe, pa asnjë të drejtë Serbinë e ka kyçur në debatin ndërkombëtar për zgjidhjen e statusit të Kosovës(!?)

Të gjithë aktorët dhe “mentorët”, që janë të involvuar në çështjen e Kosovës, po qe se vërtet duan ta zgjidhin atë përfundimisht në interes të palës shqiptare dhe të asaj serbe, atëherë domosdoshmërisht duhet të përfillin kriterin historik dhe juridiko-gjeopolitik e demokratik, në mënyrë që të dy palëve t'u jipet ajo çka vërtet, edhe iu takon ligjërisht. – Serbia le të mbetet në Shumadinë çetnike serbe, kurse Kosova le të mbetet aty ku edhe e ka djepin e saj të përjetshëm-Shqipërinë Etnike. Ky do të ishte kompromisi i vetëm, i asryeshëm historik, politik dhe demokratik, që do të mund t'i pajtonte të dy palët e armiqësuara me shekuj, si rrjedhim i gjenocidit dhe i kolonializmit serbomadh mbi kombin shqiptar dhe mbi territoret indigjene të Shqipërisë Etnike.

Ndryshe, Ballkani dhe Evropa sërish do të përballen me politikën pushtuese gjenocidale të Serbisë së sotme “demokratike”, e cila duke u mbështetur në tradicionalizmin e realpolitikës ruse po vetëgënjehet, ashtu sikurse u vetëgënjye keq edhe i vetëvrari i saj, Slobodan Milosheviq, i cili realisht ishte viktimë e nacionalizmit, e autoshovinizmit dhe e serbocentrizimit autodestruktiv të politikës shtetërore, kishtare dhe gjithëserbe. Kështu, sikurse “mesija” e tyre Slobodan Milosheviq, do të përfundojnë edhe trashëguesit dhe pasuesit e politikës shtetërore dhe kishtare të tij, si dhe ultranacionalsitët e liderishipit të sotëm (Aleksandër Vuçiq, president, Ivica Daçiq, kryetar i kuvendit, Ana Baërnabiq, kryeministre, Aleksandër Vulin, ministër i Brendshëm, Nikola Selakoviq, ministër i Jashtëm…etj.),  po qe se e kontestojnë pavarësimin e Kosovës.

Si Beogradi zyrtar, ashtu elementet ekstremiste gjithëserbe dhe të Kishës Ortodokse Serbe me në krye mitropolitin Porfirije, duhet ta kenë më se të qartë se vetëm arritja e një kompromisi racional politik, do të mund t' i garantonte Serbisë që të hynte në Bashkimin Evropian(BE).

Pra, si politika, ashtu edhe kisha serbe, ashtu edhe i gjithë populli serb, duhet të pajtohen me të vërtetën e hidhur shqiptare, se vetëm pas tërheqjes definitive të Serbisë nga Kosova dhe nga territoret e tjera të Shqipërisë Etnike, do të krijoheshin kushtet dhe rrethanat reale për normalizimin e marrëdhënieve politike ndërfqinjësore me Kosovën, përkatësisht me Shqipërinë Etnike. Vetëm ky kompromis i drejtë dhe i dobishëm për të dy palët në konflikt, do të eliminonte formulën “e re demokratike-evropiane” të serbomëdhenjve fashistë dhe kolonialistë: “Ballkani i Hapur, Kosova në Serbi, e Serbia në Evropë”(!?)

Mirëpo, një “film” i këtillë, pjellë e drejtpërdrejtë e Serbisë së Madhe të “Naçertanijes”(1844) së Ilia Garashaninit, të “Memorandumit” të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë (1986), si dhe të memorandumeve e projketeve të tjera gjenocidale të Kishës Ortodokse Serbe për zgjerimin dhe për rizgjerimin e territroreve të Serbisë së Madhe në kurriz të vazhdimësisë historike të shfarosjes gjenocidale të shqiptarëve dhe të djegjes, të copëtimit dhe të pushtimit të Shqipërisë Etnike, nuk ka asanjë gjasë që të realizohet, as të shfaqet në shekullin XXI, pa marrë parasysh “listën e dëshirave” dhe kërcënimet e politikës zyrtare serbe drejtuar në adresën e shqiptarëve të Kosovës.

Njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të paraqet kurrfarë problemi a precedence as për të drejtën ndërkombëtare (ashtu siç ka vlerësar edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë së Hagës, më 22 korrik 2010), as për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, ashtu siç po spekulon në mënyrë të ethshme dhe iracionale, antidemokratike dhe anticivilizuese politika propagandistike e Beogradit zyrtar dhe e Kishës Ortodokse Serbe, që me çdo kusht po lufotjnë “ta bindin” Evropën dhe Amerikën se Kosova “është djepi” i Serbisë?!

Sa më sipër Kosova nuk është problem në asnjë aspekt (qoftë historik, juridik, politik, etnik a demokratik), por hëpërhë problem është çështja e pazgjidhur koloniale shqiptare në Ballkan. Miërpo, fatkeqësisht, këtë problem kyç jo vetëm për Ballkanin, por edhe për Evropën e më gjerë, ende nuk janë duke e kuptuar seriozisht në frymën e realizmit politik dhe të së drejtës së vetëvendosjes as politika dhe diplomacia e Shqipërisë londineze “demokratiko-socialiste”, e drejtuar nga Edi Rama (kryeministër aktual), miku dhe aleati i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili pa asnjë zor hyri në aleancën e projektit serbomadh “Ballkani i Hapur”, prapavija politiko-strategjike e të cilit është DALJA e Serbisë së Madhe në Detin Adriatik, si dhe rehabilitimi  i saj nga të gjitha gjenocidet e deristome kolonialiste serbe ndaj shqiptarëve brenda Shqipërisë Etnike në Ballkan (1844-2021).

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".