Dërgimi i Shpend Ahmetit në burg për lidhje me krimin e organizuar, është mësim i mirë për kryetarët në ardhje që nuk duhet gabuar me ligjin!

Dërgimi i Shpend Ahmetit në burg për lidhje me krimin e organizuar, është  mësim i mirë për kryetarët në ardhje që nuk duhet gabuar me ligjin!

Hajrullah Tërnava

  • 30 November 2021 - 07:59

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Kryetarët e komunave që i kanë fituar votat nga elektorati në këto zgjedhjet e fundit, duhet të nxjerrin mësim nga ata të mëparshmit të cilët kanë punuar mirë dhe qysh në rundin e parë i kanë fituar zgjedhjet dhe tani janë në vazhdim të detyrës, dhe i kryejnë detyrat ligjore të kryetarëve të komunave, dhe me angazhimet e tyre i kryejnë obligimet ligjore ndaj qytetarëve. Po këta kryetar tani duhet të nxjerrin mësime nga disa kryetar që me veprimet e tyre e kanë humbur besimin tek qytetarët, prandaj si rezultat të tillë i kanë humbur zgjedhjet për shkak të lidhjeve të tyre me krimin.

-Rast tipik i veprimit kriminal në pozitën e kryetarit të komunës, është si në këtë rast që po i përfundon mandati Shpend Ahmetit në qeverisjen e tij të dështuar e për dy mandate të inkriminuara në krye të komunës së Prishtinës. Dosja e tij ka shkuar duke u trash për lidhjen e tij me krimin e organizuar, për pastrimin e parave të pista e kriminale në fushën e ndërtimit, kurse me rastin e fundit dhe me abuzimin e të gjitha procedurave të projektit të korruptuar të Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë, për të cilin, veç lejes së ndërtimit të lëshuar në kundërshtim me të gjitha procedurat e ligjet në fuqi, skandali po merr përmasa edhe sa i takon rrezikimit të shëndetit të qytetarëve nga helmimi me grimcat e asbestit. Nga vazhdimi i hulumtimit të këtij skandali, së fundi janë ndriçuar edhe shkelje të tjera rreth skandalit të shkatërrimit të azbestit kancerogjen në kuadër të projektit të dyshimtë abuziv e korruptim për qendrën afaristo- banesore në Lakrishtë.

Dosjet e dokumentacionit të publikuar zbulojnë se për shkak të urgjencës së kamuflimit të këtij projekti për interesat e grupeve të caktuara të interesit, NPB-ja e ka shpërfill edhe ligjin e prokurimit publik – ka angazhuar kompani për rrënim pa procedura të prokurimit dhe pa tender të objekteve ekzistuese të NPB-s të cilat në mbulesë kulmi kishin pllaka të azbestit. Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë, (NPB) ishte poseduese e vetme e lejes së lëshuar nga Komuna e Prishtinës, më 06 gusht 2021, për rrënimin e objekteve të vjetra në Lakërishtë ku u shkaktua skandali i shkatërrimit pa kontroll të azbestit kancerogjen.

Përkundër se ishte ligjërisht përgjegjëse e vetme për rrënim, NPB-ja, pa zhvilluar fare procedura të prokurimit dhe pa hapur tender, ia la këtë përgjegjësi bashkinvestitorit privat “Made Group Construction” e ky i fundit angazhoi një palë të tretë si nënkontraktor për rrënim, përkatësisht kompaninë “Joos & Krasniqi” që njëherësh e kishte edhe kinse “konkurrent” në tender. Mungesa e procedurave të prokurimit dëshmohet në bazë të sistemit të prokurimit elektronik të Kosovës ku nuk figuron asnjë aktivitet i NPB-së për këtë çështje.

Në këtë mënyrë, NPB-ja si ndërmarrje publike, përveç të gjitha shkeljeve të tjera ligjore, administrative e procedural në bashkëveprim dhe koordinim me Shpend Ahmetin dhe Dardan Sejdiun, pamundësoi konkurrencën duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik dhe legjislacionin sekondar, për çka edhe është ushtruar kallëzimi penal nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, përmes Ministrisë së drejtësisë duke autorizuar avokaturën shtetërore për ushtrimin e kallëzimit penal.

Ndonëse sipas Ligjit për Prokurim Publik, Autoriteti kontraktues mund të përdorë procedurat e negociuara të lidhjes së kontratës pa publikimin e njoftimit të kontratës, dhe në raste të tilla obligohet të njoftojë mbi vendimin për përzgjedhje të Operatorit Ekonomik që ka negociuar me të dhe ka arritur marrëveshje, as për këtë procedurë nuk ka dëshmi të publikuara në sistemin elektronik, para fillimit të punimeve dhe kjo shihet si dëshmi plus që peshon mbi të gjithë zyrtarët e dikastereve që e kanë hartuar dhe kamufluar këtë projekt, sepse sipas Aktit nënligjor “Rregullat dhe Udhëzuesi Operativ për Prokurimin Publik” edhe angazhimi i nënkontraktorëve do të duhej të ishte i rregulluar paraprakisht përmes tenderit, i cili në këtë rast nuk është hapur fare nga NPB-ja.

Sipas ligjit, nënkontraktori para se të përzgjidhej do të duhej t`i përmbushte edhe kërkesat e përshtatshmërisë te NPB-ja, gjë që nuk ka ndodhur. Inspektorati nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kishte pezulluar punimet pas skandalit mjedisor të shkatërrimit pa kontroll, me ekskavator të materialit kancerogjen të azbestit që ka rrezikuar shëndetin e banorëve të Lakërishtë Lagje.

Më 15 tetor 2021, Drejtoria e Urbanizmit nga Komuna e Prishtinës e ka shfuqizuar vendimin që ia kishte lëshuar më 06 gusht 2021, Ndërmarrjes Publike Banesore për rrënimin e objekteve të vjetra në Lakërishtë. Vendimi për shfuqizim është marr me urdhër të Drejtorisë së Inspeksionit me arsyetimin se NPB-ja në dokumentacionin aplikues nuk e ka cekur askund se ndërtesat e vjetra janë të mbuluara me material azbesti. Është e kuptueshme se njerëzit e tillë që punojnë për përfitime dhe pasurimin e tyre personal, sikur tani që po ndodhe me kryetarin e deritashëm të Prishtinës Shpend Ahmeti, që ishte dy mandate në këtë post, e që tani po e braktisë këtë post, për të ikur dhe i njollosur si një ndër mafio-politikanët dhe kryetarët e deritashëm më të dështuar dhe të korruptuar kriminalisht, nëse ka drejtësi të pavarur në periudhën vijuese, do ta nxjerrin para bankës së të akuzuarve, të lidhur me mafien e ndërtimeve, për tregti me leje ndërtimore dhe për pastrimin e disa miliardave të parave të pista në bashkëpunim me oligarkët mafioz të financimit e ndërtimit përmes krimit të organizuar e të mirë strukturuar për 8 vite rresht, që e ka degraduar Prishtinën si asnjëherë më parë, për të cilin degradim kërkohet një dorë e fortë për ta ndaluar dhe shpëtuar e riparuar aty ku ka hapësirë dhe mundësi për të vepruar e shpëtuar gjithçka që mundë të shpëtohet.

Duke u larguar nga detyra e kryetarit të Prishtinës, pagesa e faturës për lidhjen e tije me krimin dhe shpëtimi i Prishtinës nda vazhdimi i thellimit në degradim, do të arrihet vetëm pasi që ai të përfundoj shumë shpejtë në pranga, në burgun e Dyzit.

Sikur të funksiononin institucionet ligjore ashtu si duhet, që janë të obliguara ti luftojnë krimet në përgjithësi, këtij kryetari të deritashëm të Prishtinës do të duhej ti ndërpritej ky post shumë më herët, me akuza për veprat penale që i ngarkohen, sikur tani në këtë rast dhe tjera vepra që i përshkruhen deri me tani.

Sikur të burgosej ky kryetar sa ishte në pushtet, kjo përvoje do t’iu shërbente edhe kryetarëve të tjerë që ta ruajnë pastërtinë e tyre ligjore dhe këtë obligim të tyre ta kryejnë me korrektësinë më të madhe dhe në përputhshmëri me ligjet në fuqi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".