Institucionet e Kosovës urgjentisht të pastrohen nga rrjetet kriminale të SHIK-ut ilegal!

Institucionet e Kosovës urgjentisht të pastrohen nga rrjetet kriminale të SHIK-ut ilegal!
Institucionet e Kosovës urgjentisht të pastrohen nga rrjetet kriminale të SHIK-ut ilegal!

Dardan Grapci

  • 30 November 2021 - 07:39

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Secila qeveri qe është krijuar, deri te kjo e fundit nga VV dhe lista “Guxo”, të gjitha thuajse kanë qenë nën ombrellën e SHIK-ut, ku këta të fundit vazhdimisht e kanë pasur “të drejtën legjitime” për përgjim të politikanëve dhe qytetarëve nëpërmjet operatorëve telefonik tokësor, mobil dhe siç janë kohët e fundit edhe nëpërmes rrjeteve sociale. Kështu e kanë mbajtur shtetin të uzurpuar dhe okupuar permes strukturave te instaluara te SHIK-ut ilegal e parainstitucional ne institucionet me vitale ne Kosove!

-Protestat e planifikuara nga sindikalistet dhe opozita janë thjesht një projekt i SHIK-ut ilegal te postuar në politikë, por nuk janë më shumë se një pikë zjarri në oqean. Edhe nëse ndodhë që këto protesta të ndodhin me përmasa relativisht të mëdha, unë them që nuk do bëjnë asgjë, sepse duke e ditur që në të kaluarën vet Albin Kurti me simpatizantët e tij të LVV-s, protestat paqësor i kthenin në veprime të dhunshme kundër policisë dhe qytetarëve të cilët ishin viktimë dhe kalimtar rasti, disponimi qytetar për të protestuar është dobësuar.

Politikanet opozitar duhet të qëndrojnë neutral nga vendimet e sindikatave, por nëse njëri nga ta përfshihet në këto protesta, duke u identifikuar me dhunën eventuale, do të duhej gjetur rrugë dhe arsye ligjore që të tillët të largohen nga Kuvendi i Kosovës dhe mos të ju lejohet asnjë veprimtari qoftë institucionale dhe politike e partiake.



Albin Kurti së bashku me kabinetin e tij qeveritar edhe pse ka thuajse 10 muaj që kanë filluar punën e tyre, Kryeministri nuk mund ti rregullon problemet e ish-Qeveris Hoti brenda 1 dite, muaji apo viti, prandaj ajo se çka duhet të bëj opozita është që të kenë durim, dhe do ta kuptojnë pastaj që me Albin Kurtin nuk ka fjalë, por vepra.

Atë se çka ka bërë Kryeministri Kurti brenda këtyre muajve, Qeveritë e kaluar kanë dështuar ti bëjnë ato brenda mandateve të tyre 4 vjeçare.

Ndoshta Kryeministri po punon me një rritëm të ngadalësuar, por ajo se çka bën, ajo edhe realizohet.

Kuvendi i Kosovës duhet që të diskuton në një nga seancat e ardhshme, që deputetët të flasin edhe për largimin e shumë agjentëve të SHIK-ut nga detyra, sepse ata janë nëpër institucione te shtetit. Duhet pa vonesë të sjellin breza të rijnë të cilët jam i bindur që do të punojnë me përkushtim dhe guxim në të mirë te shtetit dhe qytetarëve, dhe ajo e cila është me rëndësi siguria e Kosovës nga armiqtë “neutral” që i ka.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".