Skandaloze në sistemin e drejtësisë, gjyqtar e prokuror (edhe) me diploma false të blera me para!

Skandaloze në sistemin e drejtësisë, gjyqtar e prokuror (edhe) me diploma false të blera me para!

Hajrullah Tërnava

  • 19 January 2022 - 07:45

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Situata e shkollimit në Kosovë kryesisht mundë të thuhet se është alarmante, dhe për këtë se në çfarë gjendje të shkollimit gjendet Kosova, më së miri po na e dëshmon edhe përvoja e provimit të PISA-s, një vlerësim i cili shkollimin e të rinjve të Kosovës e qet në vendin e parafundit. Kjo ndërlidhet me të gjitha nivelet e arsimit në vend, edhe me atë universitar, prandaj na dalin në fund gjyqtar e prokuror të nivelit të ulët të dijes e të profesionalizimit, kur e shohim gjendjen në fushën e sistemit të drejtësisë.

-Është për tu habitur pse Ministria e Arsimit nuk merret më seriozisht me këtë çështje, kur edhe në opinion ka të dhëna se të rinjtë jo vetëm që po dalin me nivel të dobët të shkollimit profesional, në të gjitha profilet, edhe në atë të drejtësisë, por po kemi plot e përplot raste por edhe po blihen diplomat e fakultetit, dhe pastaj kandidatët të cilët i posedojnë ato diploma edhe konkurrojnë nëpër vende të rëndësishme, e që te ne po praktikohet e pranohen pastaj me të njohshëm.

Në këtë mënyrë në vend të profesionalizmit po zhvillohet nepotizmi, dhe kjo mënyrë e shkollimit jo formal ditë e për ditë po na hakmerret sepse të rinjtë po na bëhen analfabet me diploma të fakulteteve. Kjo nuk është për tu habitur kur e dimë se në tërë territorin e Kosovës, ka aq shumë universitete që në realitet ndoshta vetëm për një universitet ashtu si ishte dashur të ishte, nuk ka kuadro arsimuese të dëshmuara, prandaj me këtë çështje gjithsesi duhet të merret Ministria e Arsimit, duhet të jetë më këmbëngulëse në luftimin e këtyre dukurive negative që jemi ngulfatur nga këta të paditur me diploma të fakulteteve dhe me të tjera si Mr. Dr etj, e që ditë e për ditë kjo çfarë po e themi po dëshmohet me diploma false.

Duke e pasur parasysh këtë, gjithsesi se është duke u rrezikuar sistemi i drejtësisë në Kosovë, nga punësimet pa kriter, nga jo profesionistët që po i prodhojnë universitetet publik e private që janë prodhuar për interesa politike e të biznesit, si kërpudhat pas shiut, për të cilat nuk ka kuadër të mjaftueshëm profesional për mësimdhënie, prandaj edhe studimet që përfundohen në këto institucione kanë marr karakter të garës në biznes, se kush po josh më shumë kandidat për regjistrim, e kush po përfiton më shumë. Për këtë pasojë kemi edhe rezultate tepër të dobëta në kuadrin e fushës së jurisprudencës që del nga këto institucione. Nuk është rastësi pse më datë 16 janar 2022, kur është mbajtur testimi kualifikues për 54 gjyqtarë të rinj sipas konkursit të hapur nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), rezultati i treguar në këtë testim është një zhgënjim për tu alarmuar.

Këtij testimi iu janë nënshtruar gjithsej 494 kandidatë, prej 568 sa kishin aplikuar fillimisht për këto pozita të hapura, mirëpo nga ata 494 pjesëmarrës në këtë test kualifikues, kanë arritur të kalojnë atë vetëm 154 prej tyre të cilët priten ti nënshtrohen fazës së dytë të testimit, atij me shkrim. Sipas rregullores për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Gjyqtarëve, kandidatët për gjyqtarë i nënshtrohen provimit në tri pjesë. Pjesa e parë përfshinë testin kualifikues, pjesa e dytë përfshinë testin me shkrim dhe pjesa e tretë përfshinë intervistën me gojë, pjesë e së cilës është edhe një ese. Sidoqoftë faza e parë e pastrimit te listës së konkurrentëve, ku nga 494 kandidat që i janë në shtruar testin, vetëm 154 e kanë kaluar atë, ngjall shqetësimin se në testin me shkrim dhe atë me gojë do të kemi edhe dy pastrime të tjera të radhës në të cilat do të vijnë në shprehje vetë të dëgjuarit dhe te preferuarit e grupeve të ngushta të interesit, sidomos dallaveret mundë të ndodhin në fazën e tretë të testimit dhe të intervistimit me gojë.

Për të mos ndodhur abuzimet me emërimet e reja në sistemin e drejtësisë, prioritet i kësaj Qeverie duhet të jetë që ti hulumtoj edhe të punësuarit nëpër ato institucionet shtetërore, e që sikur e dimë ka mjaft të punësuar me të njohshëm, si të punësuar, e që dëshmohet se nuk janë të aftë për ato obligime ligjore që i kanë marrë për ti kryer sipas konkursit që kanë konkurruar.

Të tillët sa më parë duhet të largohen nga ato vende të punës, që të ju jepet shansi atyre që janë të shkolluar dhe që kanë aftësi, që janë të përgatitur për ti kryer ato punë të përditshme që ua imponon vendi i punës. Vetëm me veprime të tilla do të rritet edhe autoriteti dhe besimi në institucione.

Qeveria duhet ta arsyetoj veten edhe për një apo dy mandate të ardhshme duke vepruar drejtë në mënyrë që elektorati të ja beson vazhdimin e qeverisjes në mandate më të gjata.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".