Kryesia e PDK-së dhe grupi parlamentar në Kuvend, pengje të marrëveshjeve të fshehta kriminale në mes të Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit!

Kryesia e PDK-së dhe grupi parlamentar në Kuvend, pengje të marrëveshjeve të fshehta kriminale në mes të Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit!

Gani Qarri

  • 19 January 2022 - 07:38

Shkruan: ANALISTI – Gani Qarri

Bojkotimi i PDK-së, në koketim me "Listën srpska", i seancës së miratimit të rezolutës së kërkuar nga Qeveria e vendit, për ndalimin e referendumit të Serbisë okupatore në Kosovë, rritë pa masë edhe frikën tek të gjithë shqiptarët në vend, se kryesia e PDK-së, vazhdon të mbetet peng i Vuçiqit dhe vepron si një strukturë e SHIK-ut, ilegal, e maskuar në politikë, për interesa të Serbisë në Kosovë.

-Rezoluta e 15 janarit 2022 në Kuvendin e Kosovës, vërtetoi edhe njëherë më tepër, para opinionit vendor dhe mbarë botës, se me udhëheqjen e re shtetërore, Kosova ka Zot dhe shteti ynë i pavarur e sovran, më nuk mund të përdoret si “Principatë” e Aleksandër Vuçiqit, ku ai kokë më vete dhe pa pyetur askënd, organizonte zgjedhje dhe mbante referendume njëjtë si në Serbi, duke vendosur edhe për rregullimin e brendshëm shtetërorë të Kosovës, sa herë donte dhe kudo që dëshironte, si në kohën e kuislingut Hashim Thaçi & Co.

Vendimi i paprecedent i partisë së Hashim Thaçit e të Kadri Veselit, për vendimin në kooketim si në kohën e vëllazërim-bashkimit me “Listën srpska”, për mos-votimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës, kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë okupatore në territoret Republikës së pavarur e sovrane të Kosovës, është akti më i rëndë i tradhtisë shtetërore dhe kombëtare, i pa ndodhur ndonjëherë më parë, në gjithë historinë më të re të pasçlirimit të Kosovës.

Kështu që vazhdimi i kooketimit të PDK-së edhe pas burgosjes së kuislingut Thaçi, si tandem i vëllazërim-bashkimit me “Listën srpska” dhe Aleksandër Vuçiqin, me të drejtë brengos qytetarin politikën dhe mbarë opinionin publik të Republikës së Kosovës, gjë që vërtetoi katërçipërisht se kryesia aktuale e PDK-së, edhe pas arrestimit të babait të saj ideor, jo vetëm që mbetet ambasadore e patundur dhe besnike e Aleksandër Vuçiqit, por se, me apo ndoshta edhe pa vetëdije, krijon bindjen tek qytetarët, se PDK si parti, nga kryesia aktuale, është kthyer në filiale të "Partisë Përparimtare Serbe" në Kosovë.

Besnikëria e saj ndaj Serbisë dhe presidentit serb, kriminelit Aleksandër Vuçiq u dëshmua me veprime të njëjta të PDK-së me “Listën srpska”, të cilat edhe pse në koalicion joformal, apo "të padeklaruar" me Listën Serbe, ndërmorën vendimin e përbashkët, për ta bojkotuar seancën e Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që të mos votonin, njëra as tjetra, rezolutën e Kuvendit të Republikës tonë, kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë, në Kosovë!

Akt i cili, shpërfaqë publikisht dhe më fort se kurrë ndonjëherë më parë, lidhjet e pashkëputshme e tradicionale të PDK-s dhe SHIK-ut gjysmë publik e gjysmë ilegal, me BIA-në, e Serbisë dhe shërbimet tjera të fshehta serbe brenda dhe jashtë Kosovës, të Aleksandër Vuçiqit, për ndërmarrjen e veprimeve dubluese kundër shtrirjes së sovranitetit shtetëror të Kosovës, në gjithë territorin e saj, e veçanërisht në Veriun e vendit, të kontrolluar nga bandat kriminale të Aleksandër Vuçiqit.

Por kësaj radhe, u pa hapur se tradhtia e PDK-së, më në fund, nuk mundi më të mbahej e fshehur as të kamuflohej si në kohën e kuislingut Thaçi, ndaj ajo u shfaq publikisht, pa fije turpi dhe krejt lakuriq, e cila në vend se të merrte pjesë në seancën parlamentare, për ta materializuar edhe një rezolutë të Kuvendit, kundër ndërhyrjeve dhe pretendimeve të pareshtura territoriale të Vuçiqit, në vendin tonë dhe ndaluar mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, PDK në kooketim me “Listën srpska”, për të mos e votuar rezolutën, bojkotuan në mënyrë vëllazërore, seancën e Kuvendit të Kosovës edhe pse në opinion PDK praktikisht "dihet" si parti e shqiptarëve.

Ishte vetëm simotrat PDK dhe Lista Serbe, ato që në koalicionin e tyre "jo formal", bojkotuan bashkërisht seancën e Kuvendit, dhe megjithëse që të dyja, të paktën formalisht, me deputetët e vet participojnë në këtë Kuvend, praktikisht të dyja dolën hapur kundër mbrojtjes së ligjit dhe kushtetutshmërisë së Kosovës, dhe nuk morën pjesë as në mbledhjen parlamentare, vetëm e vetëm, për të mos e votuar rezolutën kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë, në Republikën e Kosovës.

Mospjesëmarrja e PDK-së, as formalisht në punimet e Kuvendit dëshmon publikisht, se edhe deklarimi kamuflues i PDK-s për kinse mbështetje të Qeverisë kundër referendumit serb, ishte vetëm farsë dhe një flluskë shumë e hollë sapuni, për tu qitur hi syve, serish votuesve të saj, si dhe një përpjekje tjetër meskine për mashtrimin edhe një herë të qytetarëve të Kosovës dhe konsum të vetin politik. Ndaj një deklarim tepër i "lirë", si ky i PDK-së, i maskuar e dubioz, nuk mundë të besohet më nga askush dhe as të arsyetohet në asnjë mënyrë, sidomos kur në raste të tilla kritike për vendin, PDK në kooketim me Listën srpska” bojkoton edhe seancat e Kuvendit të shtetit të vet, për të mos dhënë kontributin që e obligon vota e qytetarit, në Kuvend si institucioni më i lartë legjislativ, për mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe sovranitetit të Republikës së pavarur të Kosovës.

Qytetarët kishin rastin, që tanimë, ta shihnin edhe në praktikë, se njerëzve të tillë, gabimisht ua kanë besuar votat e veta, kurse deputetët e deleguar nga vota e tyre, në vend të kontributit për mbrojtjen e rendit e të ligjit, Kushtetutës dhe sovranitetit shtetëror të Kosovës, vazhdojnë ti mbrojnë interesat e Serbisë edhe në Kosovën e pavarur. PDK, përfundimisht ra në kurthin e saj, në njërën anë, duke bërë në mënyrë teorike, se gjoja janë pro, kurse në praktikë, ajo si parti të paktën-shqipfolëse, bashkë me “Listën srpska” bojkotuan gjithë votimin e rezolutës së Kuvendit, për ndalimin e referendumit të Serbisë hegjemoniste, në Republikën e Kosovës!

Kështu që vendimi i paprecedent i PDK-së për bojkotimin e seancës së miratimit të rezolutës së kërkuar nga Qeveria e vendit, për ndalimin e referendumit të Serbisë okupatore në Kosovë, rritë pa masë frikën tek qytetarët shqiptar, se kryesia e PDK-së, mbetet peng i Vuçiqit dhe vepron si një strukturë e SHIK-ut, ilegal, e maskuar në politikë, për interesa të Serbisë në Kosovë. Parti, e cila në kooketim me Aleksandër Vuçiqin, dhe shërbimet e fshehta serbe, për dy dekada me radhë, ia solli të gjitha të këqijat shtetit të Kosovës, që nga vendosja e fusnotës, rreth një vit pas vulosjes së pavarësisë së Kosovës nga vet Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e deri te kthimi i shtetit tonë sovran e të pavarur, në vend me status të pa-vendosur dhe krahinë të Serbisë okupatore.

Parti, kryetari i të cilës nënshkroi dhe bashkë me Isa Mustafën e LDK-së, miratoi edhe në Kuvend marrëveshjen kundër kushtetuese për formimin edhe të një "Republika srpska" në Kosovë, si "zajednica" apo i ashtuquajturi "asociacion kundërligjor, një etnik serb" e deri te pazaret e rrezikshme të Thaçit me Vuçiqin, për ndryshimin e kufijve dhe faljen e Veriut të Kosovës dhe pjesëve më vitale të vendit tonë Serbisë fashiste.

Parti e cila, të gjitha proceset e dëmshme në kurriz të Kosovës, që nga fillimi e deri në fund të burgosjes së tij, janë udhëhequr dhe zhvilluar nga i pari i saj, kuislingu Hashim Thaçi, në dy mandate me PDK-në në pushtet, njëherë në pozitë të kryeministrit, pastaj atë të ministrit të jashtëm, e së fundi edhe si President, i katapultuar nga LDK e Isa Mustafës, deri në zbritjen e tij nga aeroplani, me të cilin ishte nisur drejt SHBA-ve, edhe për ndarjen përfundimtare të Kosovës.

Prandaj vetëm ndihma e SHBA-ve dhe fati i mirë, bënë që aeroplani me të cilin kuislingu Thaçi ishte nisur të jetësonte ndarjen e Kosovës edhe në Amerikë, u kthye mbrapsht dhe pa vonuar, ai u arrestua dhe dërgua, për tu gjykuar për bëmat e tij kriminale, në Hagë nga Gjykata Speciale. Duke pasur parasysh të gjitha këto, shqiptarët duhet ti gëzojë shumë fakti, se përkundër të gjitha inskenimeve të tandemit të bashkim-vëllazërimit: PDK-“Lista srpska”, përfshi vendimin e tyre për bojkotimin e përbashkët të Kuvendit të Kosovës, asnjëra prej tyre, nuk arriti të ndikoi dhe as që tregoi kurrfarë efekti ndikues, për pengimin e votimit të rezolutës së Kuvendit të Kosovës, përveç një deputeti pro-serb nga radhët e LDK-së, i cili u solidarizua me PDK-në dhe Listën Serbe dhe nuk e votoi rezolutën, për ndalimin e referendumit të Serbisë në Kosovë.

Kështu që, të gjitha përpjekjet anti-retzolutë të dyshes së vëllazërim-bashkimit; PDK-“Lista srpska” dështuan keq dhe shkuan fare kot, ngase nga 77 deputet pjesëmarrës, të të gjitha subjekteve tjera politike, mbi 99.9%, apo 76 prej tyre pa asnjë votë kundër dhe me vetëm një abstenim, votuan pro rezolutës duke siguruar në masën mese të mjaftueshme nga deputet të pozitës dhe ata në opozitë, votimin e vendimit shtetëror të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për moslejimin e referendumit të Serbisë okupatore në Kosovën e pavarur e sovrane.

Ky vendim i shkëlqyer i përfaqësuesve të vërtetë dhe plotësisht të vetëdijshëm të popullit të Kosovës, dëshmoi se pa njerëz si Thaçi, Mustafa & Co, Kosova është vërtetë shtet, dhe mund ta detyrojë edhe Serbinë ish-okupatore, që përkundër mbështetjes në forma dhe mënyra pothuajse të ngjashme të tandemit të bashkim-vëllazërimit; PDK-"Lista srpska", ajo të heq dorë nga aventura e Vuçiqit dhe votimet për referendumin serb, ti mbaj vetëm në Serbi, pa guxuar të votohet si në kohën e Thaçit & Co, edhe në Kosovë, të cilën, ai për mese 13 vite, praktikisht e pati kthyer në "principatë" të Aleksandër Vuçiqit, ku fatkeqësisht Serbia dhe Vuçiqi vendoste për çdo gjë, përfshi edhe rregullimin e brendshëm shtetëror të Kosovës, të cilat nga miratimi i rezolutës më të re, në Kuvend, duket se po marrin fund.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".