
Pse po hesht selia e shenjtë ne krye me Popon?!. Ku është Sekretari i Kombeve të Bashkuara.?!


Ismail Muçiqi
Shkruan: Ismail Muciqi.
Po jetojmë në një kohë kur njerëzimi është në udhëkryq duke u ballafaquar me kriza ekonomike, lufta dhe rreziqe të ndryshme të cilave nuk po ju dihet fundi. Putini po e rrezikon paqen dhe Sigurinë Globale duke i shpall luftë Ukrainës e njëherit duke u kërcënuar edhe me armatim bërthamor kundër Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shtrohet pyetja qka po ndodh në Ukrainë?: Përplasja e dy superfuqive të Rusisë dhe perëndimit kërkon përgjigjje? Se a është kjo luftë e karakterit ideologjik ndërmjet demokracisë perëndimore dhe e Rusisë apo sistemit diktatorial të Vladimir Putinit, apo në fondament është luftë për resurse ekonomike me te cilat posedon Ukraina. Ngjarjet të cilat po rrjedhin në frontin e luftës ku po humbin jetën me qinda mija njerëz, ushtarë civilë të pafajshëm po e trondit gjithë Botën. Kolonat e refugjateve të shpërndara në drejtime të ndryshme për ta shpëtuar kokën nga lufta nuk kanë të ndalur. Kjo tragjedi me shumë dhimbje na e kujton kohën e luftës në Kosovë kur Shqiptaret u detyruan të largohen nga vatrat e tyre për të shpëtuar nga kriminelët e shtetit serb. Nuk ka dyshim se Rusia po e rrezikon rendin Botëror. Pasojat e kësaj lufte po reflektohen në të gjitha Shtetet e sidomos kohëve të fundit lufta në Ukrainë e ka qrregulluar edhe sistemin ekonomik, tregtarë dhe financiar në Botë. Nuk ka familje e cila nuk është duke e përjetuar krizën ekonomike dhe sociale, duke u përballur me qmime të larta dhe me mungesën e artikujve më të nevojshëm ushqimor për jetë. Është e paimagjinueshme pasiviteti dhe indiferenca e Sekretarit Gjeneral të Kombeve të Bashkuara zotit Guterres. Nuk mbahet mend ndonjëherë që një sekretar i cili ka marrë përsipër udhëheqjen e Organizatës të Kombeve të Bashkuara të qëndroj indiferent ndaj krimeve dhe gjakderdhjeve që po ndodhin në Ukrainë. Është e pakuptimtë si mund të qëndrojë anash një njeri i cili gjindet në krye të Kombeve të Bashkuara, Organizatë kjo e popujve të Botës e cila ka obligim moral dhe ligjor ta ruaj paqen në Botë. Për mua është befasi edhe qëndrimi i Selisë së Shenjtë në Vatikan përkatësisht roli dhe misioni i Papës për të mirën e njerëzimit. Sikur këto dy institucione të angazhoheshin për një qëllim fisnik për ta ruajtur paqen dhe Sigurinë Globale padyshim se krizat dhe vatrat e luftrave që po ndodhin nëpër Botë do të ishin shumë më të vogla. Duhet theksuar se lufta në Ukrainë po hap dilema më të ndryshme se qka po ndodh në këtë vend?. Thirrja e mercenareve nga ana e Rusisë për të luftuar në Ukrainë, me pagesë e vë në dyshim karakterin e rregullave dhe ligjeve ndërkombëtare të luftërave ndërmjet shteteve. Kjo që po ndodh në Ukrainë e bënë njeriun të dyshoj se deri kur populli i Ukrainës do të qëndroj i pamposhtur nga agresioni i një Rusie e cila historikisht e kultivon carizmin për pushtimin e popujve tjerë. Lufta nuk sjell asgjë të mirë gjithmonë popujt e vegjël kanë pësuar duke dhënë shumë viktima për të mbijetuar nga sferat e interesit te fuqive te mëdha. Nëse kjo tragjedi që po i ndodh Ukrainës nuk ndërpritet sa më parë, autoriteti i Bashkimit Evropian i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-së do te zbehet dhe do të sfidohet edhe me shume paqja dhe siguria në Botë. Ka ardhur koha që agresorët të dënohen me te gjitha mjetet, për ta ndalur rrezikun nga gjakderdhja e popujve të pafajshëm.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".