Goditje e rëndë kundër Këshillit Prokurorial nga Komisioni i Venecias!

Goditje e rëndë kundër Këshillit Prokurorial nga Komisioni i Venecias!

Gani Qarri

  • 26 March 2022 - 09:06

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

 Komisioni i Venecias ka publikuar për herë të dytë, opinionin e ri, lidhur me Projektligjin për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Republikës së Kosovës, duke i dhënë të drejtë Qeverisë, edhe pas ankesave të fundit  dhe kontestimit të tij nga KGJK dhe KPK, edhe nga opozita e inkriminuar në Kuvendin e Kosovës, duke vlerësuar pozitivisht ndryshimet e bëra nga Ministria e Drejtësisë.

Komisioni i Venecias ka publikuar edhe opinionin e ri, pas ankesave dhe kontestimit të tij nga KGJK dhe KPK, por edhe nga opozita në Kuvendin e Kosovës,  lidhur me Projektligjin për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Republikës së Kosovës, duke vlerësuar pozitivisht ndryshimet e bëra nga Ministria e Drejtësisë.  Ndaj opinioni final i Komisionit të Venecias lidhur me Projektligjin për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Republikës së Kosovës,është goditja më serioze  për lidhjet klanore  brenda KGJK-së, ndryshim ky që ishte kundërshtuar dhe sabotuar nga ana e KGJK-s por edhe nga subjekte politike në Kuvendin e Kosovës,  të ish pushtetit të kriminalizuar. Opinioni i dytë vjen pas kërkesës që i kishte parashtruar Ministria e Drejtësisë së Kosovës Komisionit të Venecias, më 25 shkurt 2022, për të vlerësuar rishikimet e bëra të plotësim-ndryshimeve nëse janë në përputhje me rekomandimet e dhëna nga Komisioni i Venecias në opinionin e parë të muajit dhjetor 2021. 

Edhe sipas opinionit të ri të Komisionit të Venecias, rishikimet e reja në Projektligj nuk cenojnë standardet ndërkombëtare, ndërsa opinioni i ri, duke qenë se ishte kërkuar urgjent nga Ministria e Drejtësisë, adreson çështjet që kanë të bëjnë me dizajnin e ri institucional të KPK-së dhe dispozitat kalimtare.

Sipas Komisionit të Venecias, përbërja e re shtatë anëtarësh e Këshillit  Prokurorial nuk cenon standardet ndërkombëtare,në përbërje; tre anëtarë do të jenë prokurorë, tre jo prokurorë (njëri i emëruar nga Avokati i Popullit dhe dy nga Kuvendi me shumicë të thjeshtë votash), si dhe Kryeprokurori i Shtetit sipas detyrës zyrtare. Për aq më tepër, Komisioni jep edhe rekomandime se si të pamundësohet dominimi i Kryeprokurorit të Shtetit në Këshillin e ri. Komisioni i Venecias e ka konsideruar të dobishme faktin që për çështje të caktuara si ato disiplinore, për vendimmarrje nevojitet shumicë e kualifikuar votash prej pesë anëtarëve, ku dy nga to duhet të jenë vota të anëtarëve jo prokurorë të Këshillit. 

Një përcaktim i tillë nuk u mundëson anëtarëve prokurorë të Këshillit që të qeverisin vetëm, në të njëjtën kohë, ky mekanizëm i votimit paraqet rrezik për bllokim të vendimmarrjes së Këshillit po qe se anëtarët jo prokurorë të zgjedhur me shumicë të thjeshtë nga Kuvendi kanë qëndrim të njëjtë për një çështje të caktuar, përfshirë edhe emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit. Prandaj, Komisioni i Venecias i rekomandon Kuvendit që, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë në Kosovë dhe aktorët relevantë, të krijojë mekanizma kundër-bllokues, në rastet kur nuk mund të arrihet vendimmarrja e duhur në Këshill.

Sa i përket mënyrës së zgjedhjes së anëtarëve prokurorë të Këshillit, Komisioni i Venecias vlerëson që ndryshimet e reja kanë ndjekur rekomandimet e dhëna në opinionin e pare dhe e konsideron gjithashtu tejet pozitive faktin që ideja e funksionimit të Këshillit me përbërje të reduktuar, që ishte vërejtje e madhe në opinionin paraprak, është braktisur. Komisioni i Venecias e konsideron të pranueshëm edhe faktin që jo të gjithë anëtarët e Këshillit do të humbasin mandatin e tyre para kohe, ku disa prej tyre, të caktuar me short, do të mbesin në pozitë. Projektligji i ri, për të cilin Komisioni i Venecias ka lëshuar opinion tani , është miratuar rreth dy javë më parë në Qeveri.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".