Ky është kulmi i skandalit, vendimet e gjykatave të Kosovës nuk po e dënojnë krimin, por po e stimulojnë duke ua bërë avokatinë krimit të organizuar!

Ky është kulmi i skandalit, vendimet e gjykatave të Kosovës nuk po e dënojnë krimin, por po e stimulojnë duke ua bërë avokatinë krimit të organizuar!
Ky është kulmi i skandalit, vendimet e gjykatave të Kosovës nuk po e dënojnë krimin, por po e stimulojnë duke ua bërë avokatinë krimit të organizuar!

Hasan Preteni

  • 25 March 2022 - 07:45

Shkruan: ANALISTI – Hasan Preteni

Kasta aktuale e gjyqtarëve duhet të shkojnë në theqafje pa kthim. Duhet pastaj të auditohen rastet e gjykuara dhe në të gjitha rastet e keqpërdorimit të dënohen ata faqezinje. Në të gjitha shtetet ku ka pasur reforma në drejtësi,numri më i madh i të akuzuarve fillimisht kanë qenë prokurorët dhe gjyqtarët.

-Kjo është e vërteta, se vendimet e gjykatave të Kosovës po e stimulojnë krimin. Të ndërtosh një shkollë pa i respektuar vendimet e Kuvendit komunal,krye në veti dhe të dënohesh me 5000 euro, kjo sa është qesharake aq është edhe tragjike. Nuk është vetëm ky rast,në të njëjtën komunë ka pasur tjetërsime të shumta të pronave, për të ndërtuar auto rrugë.Nga toka bujqësore në tokë ndërtimore, nga toka shtetërore në atë private.

Malverzime të pafundme në periudha të ndryshme dhe asnjë dënim,asnjë kthim prone, asnjë konfiskim. Në Malishevë çmimi i tokës është më i shtrenjtë se në Prishtinë dhe se këto "transaksione" janë më të leverdishme. Nuk është vetëm Malisheva por shumë raste gjithandej Kosovës,nga gjykata të ndryshme vendime tragjikomike. Me kusht dënohen edhe ata për mos deklarim të pasurisë deri te ata që tjetërsojnë prona. Nuk peshohet fare dëmi,a më dëm i madh është mosdeklarimi apo transaksionet pronësore. Me dënime efektive me burg dënohen:vjedhësit e pulave, të akumulatorëve, dëmtuesit e pyjeve ...

Jo Vetting për këta gjyqtare por konkurse të reja për gjyqtar të rinjë,profesional dhe trima. Kasta aktuale e gjyqtarëve duhet të shkojnë në theqafje e pa kthim. Duhet pastaj të auditohen rastet e gjykuara dhe në të gjitha rastet e keqpërdorimit të dënohen ata faqezinje.

Në të gjitha shtetet ku ka pasur reforma në drejtësi,numri më i madh i të akuzuarve fillimisht kanë qenë prokurorët dhe gjyqtarët. Ligji për KGJK-në dhe KPK-në duhet të procedohen me urgjencë. Në përzgjedhjen e zyrtarëve në të gjitha institucionet tjera,komisionet e vlershmit janë nga institucionet e ndryshme.

Për Auditorin Gjeneral,në komision ishin edhe nga presidenca,nga kuvendi,shoqëria civile, BQK... Për të zgjedhur anëtarët e OSHP-së në Komisione janë gjyqtarët. Për të zgjedhur anëtarët e bordeve janë ndërkombëtarët dhe përfaqësues të mekanizmave tjerë.

E te prokurorët dhe gjyqtarët ata i zgjedhin, ata i avancojnë, ata vendosin pa pyetur askënd. Shtet në veti. Kandidojnë për kryeprokuror, prokurorët që edhe në pozicionet e tanishme nuk kanë pasur të drejtë të konkurrojnë e jo të emërohen ( konflikt interesi) Kjo "pavarësia " e tyre duhet të marre fund, sa më shpejt aq më mirë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".