Pas sulmit okupues të Rusisë kundër Ukrainës, BE po zgjohet nga gjumi

Pas sulmit okupues të Rusisë kundër Ukrainës, BE po zgjohet nga gjumi

Hajrullah Tërnava

  • 29 March 2022 - 07:46

Shkruan: ANALISTI – Hajrullah Tërnava

Situata e konfliktuoze e luftarake, qe e ka krijuar ulmi i Rusisë ndaj Ukrainës tani e një muaj pa ndërprerë, me sulmet e ashpra, me armatim modern që posedon Rusia, e të cilin armatim e posedon edhe Ukraina që ishte shteti i përafërt i Rusisë, por që kohëve të fundit jepte sinjale se dëshiron të anëtarësohet në NATO dhe BE, jep sinjale serioze të zgjerimit të kësaj lufte në përmasa më të gjëra, duke rrezikuar edhe Ballkanin.

-Putini që po qëndron mbi 22 vite në krye të shtetit të Rusisë, e ka të qartë se tani ky shtet nuk e ka atë reputacionin e ndikimit në politikat botërore sikur dikur, prandaj ky e filloj okupimin e Krimës që ishte pjesë e Ukrainës qysh në vitin 2014, edhe për këtë okupim bota nuk pati reagime të ashpra ndaj atij invazioni. Duke e pasur parasysh se dikur Rusia ishte një perandori e fortë dhe e kishte nën kontroll një bashkësi të gjerë shtetesh në kuadër të Paktitë të Varshavës, derisa ky pakt u shpërnda rreth viteve 80-90. Pikërisht atëherë kur i shpërnda ky pakt filloj edhe rirreshtimi i shteteve në interesa të ndryshme strategjike dhe ushtarake, shumë shtete (rreth16) të këtij formacioni ushtarak u anëtarësuan në paktin e NATO-s e që edhe tani janë aktive, dhe ky pakt është bërë mjaft i avancuar, më i fortë dhe po luan rol të rëndësishëm si forcë ushtarake në botë.

Duke i pasur parasysh këto fakte Rusia në krye me Putinin deshi që ta rikthej atë reputacion të dikurshëm, dhe duke mos e pas parasysh një reagim të ashpër të përkrahjes së Ukrainës nga bota demokratike që llogaritet se është në 90% me ato sanksione dhe distancim ndaj Rusisë, e që Rusisë po i kushton shumë nga ato sanksione të përgjithshme që i po ja vendosë bota demokratike. Sado që Rusia po e sulmon pa ndërpre Ukrainën, po ka humbje të konsiderueshme në terrenin luftarak dhe ka shumë nga ushtarakët ruse që po dezertojnë nga fronti. Edhe popullata e rusisë në qytete të shumëta të Rusisë ka protestuar kundër sulmit që Putini ia ka bërë Ukrainës, dhe me këtë e ka tregua se nuk e ka përkrahjen e tërë nga popullata ruse, prandaj në këto rrethana Putini nuk ka llogaritur në këto rrethana të krijuara. Rusisë dita ditës po i vështirësohet kjo luftë, sepse Putini ka llogaritur që për një kohë të shkurtër do ta okupoj Ukrainën, pa një rezistencë të fortë sikur që po i ndodhë tani.

Situata e krijuar tani, e që ka trendë dhe kërcënime për zgjerim të luftës sidomos në Ballkanin perëndimor, kjo tendence po jep fakte dhe argumente se shtetet e Evropës tani duhet të brengosen për situatën e krijuar, dhe ato shtete të Ballkanit që ende nuk janë anëtare të BE-së, as të NATO-se, duhet të integrohen pa vonesë në këto struktura. BE duhet të bëjë çmos dhe ta gjen metodën që ti përfshij këto shtete sa më parë në procesin e anëtarësimit në BE si dhe në NATO, prandaj tani edhe nga udhëheqës të shteteve të forta të BE-së ka filluar të hapet ky debat. Për nevojën urgjente të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe anëtarësimin e tyre në NATO flet më së miri kërkesa zyrtare dhe publike e kancelari të Gjermanisë, Olaf Scholz, për përshpejtimin e procesit të integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ajo është edhe një mesazh indirekt që duhet ta marrin këto vende, e për më shumë edhe Kosova, në zhvillimin e shpejtë të reformave për fuqizimin e shtetit të së drejtës, për zhvillimi, avancimin e demokracisë dhe luftimin e korrupsionit. Anëtarësimi sa më i shpejtë i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian ishte pjesë e fjalimit të të kancelarit gjerman, Olaf Scholz në parlamentin gjerman më 23 mars. Madje, një deklaratë e tillë mori duartrokitjen e fuqishme dhe mbështetjen e anëtarëve të Bundestagut. Për më tepër, Scholz tha se duhet përshtatur edhe mekanizmat në BE për të bërë të mundshëm këtë proces.

Kërkesa e tij për të thjeshtësuar procedura burokratike, vjen e ndikuar nga situata e luftës në Ukrainë dhe shqetësimi për zgjerimin e ndikimit rus edhe më tutje në rajon. Ai me të drejtë tha para Bundestagut gjerman që nëse i hidhni një vështrim strategjik hartës së Evropës, ju duhet të bëni gjithçka për të siguruar që ne të mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në mënyrë që ata të mund të anëtarësohen në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Duke pasur parasysh shtrirjen e vendimeve të tilla, është e qartë se BE duhet të përshtat edhe mekanizmat vendimmarrës në BE konformë zhvillimeve të reja dhe interesit strategjik.

Pas realitetit të ri gjeopolitik që krijoi lufta në Ukrainë janë shtuar thirrjet edhe te disa shtete të tjera, për ndryshim të qasjes së Bashkimit Evropian në drejtim të Ballkanit Perëndimor, duke kërkuar që mënyrat e vjetra të zgjerimit të Unionit të përshpejtohen në kohën kur në Evropë ka luftë. Bashkë me këto thirrje u shtuan edhe shqetësimet për destabilizim të mundshëm nga Serbia në shtet e saj fqinjë, ku bëjnë pjesë Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Kasta politike e Kosovës duhet të jetë e vetëdijshme për ti marr seriozisht mesazhet e tillë për ti kryer detyrat e shtëpisë dhe për ti kontribuar përshpejtimit të këtij procesi. Koha e tanishme e krijuar, duhet të shfrytëzohet në mënyrën më të shpejtë dhe Kosova të ecë para në anëtarësimin e saj në BE si dhe në NATO. Bashkëngjitja në këto institucione ndërkombëtare e Kosovës, është një garanci për në të ardhmen, se siguria e Kosovës si pjesë përbërëse e shteteve të BE-së, do të ishte gjithnjë e garantuar si anëtare e rregullt në të gjitha institucionet e botës si edhe në anëtarësimin në OKB dhe tjera institucione.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".