Asnjë milimetër territor Kosove të mos i lëshohet Serbisë, bashkimi me Shqipërinë është zgjidhje e vetme legjitime

Asnjë milimetër territor Kosove të mos i lëshohet Serbisë, bashkimi me Shqipërinë është zgjidhje e vetme legjitime
Asnjë milimetër territor Kosove të mos i lëshohet Serbisë, bashkimi me Shqipërinë është zgjidhje e vetme legjitime

Muhamet Kelmendi

  • 29 March 2022 - 07:43

Shkruan: ANALISTI – Muhamet Kelmendi

Tash është koha kur nuk duhet lejuar ripushtime të reja a ndarje të Kosovës. Dihet se Leposaviqi si territor me rrethinë i është bashkuar me Kosovën në vitin 1956. Për këtë e ndanë në atë kohë nga Kosova Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin. Kjo ishte një formë tjetër e serbizimit të territoreve shqiptare. Këtë politike serboshoveniste nuk duhet pranuar. Lugina e Preshevës si tërësi kërkohet t’i takojë Kosovës. Natyrisht, se këtu nuk duhet lejuar ndarjen e Ujmanit, të Mitrovicës dhe të Trepçës.

-Zgjidhja e çështjes së Kosovës i ka dy mundësi: 1. Njohja dhe respektimin tërësisë territoriale të shtetit të Kosovës dhe 2. Tërheqja e vijës se re kufitare midis Kosovës dhe Serbisë. 1. Te njohja e shtetit të Kosovës varet çështja nga shumë subjekte dhe faktor relevant ndërkombëtar. Kosova është njohur nga shumë shtete dominante në UE dhe më gjerë, në botë. Ndonëse, kështu është, megjithatë po ka vështirësi në njohje dhe në integrime euroatlantike. E tërë kjo po duket se po shkon nëpërmjet BE-së, që pothuajse ka dështuar në përmasa të mëdha në zgjidhjen e çështjes. Dialigu nuk po ecë. BE po e toleron shtetin serb ne veprime të dëmshme. Këtë po e bënë nga frika e raporteve midis Serbisë dhe Rusisë.

Ka mbetur gjendja në vend. 2. Mënyra tjetër e zgjidhjes së çështjes është tërheqja e kufirit të ri midis Kosovës dhe Serbisë. Këtë tërheqje, duke u bashkuar shqiptarët në një shtet, me Shqipërinë, por duke mos e ndarë Ujmanin, Mitrovicën dhe Trepçën, e duke marre Luginën e Preshevës, është një zgjidhje që shëron plagët historike. Serbia ka marre mjaft territore shqiptare .

Tash është koha kur nuk duhet lejuar ripushtime të reja a ndarje të Kosovës. Dihet se Leposaviqi si territor me rrethinë i është bashkuar me Kosovën në vitin 1956. Për këtë e ndanë në atë kohë nga Kosova Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin. Kjo ishte një formë tjetër e serbizimit të territoreve shqiptare. Këtë politike serboshoveniste nuk duhet pranuar. Lugina e Preshevës si tërësi kërkohet ti takojë Kosovës.

Natyrisht, se këtu nuk duhet lejuar ndarjen e Ujmanit, të Mitrovicës dhe të Trepçës. Komunat me pakice nacionale serbe brenda në Kosove nuk duhet lejuar të organizohen në exterritorialitet. Atyre u takojnë të drejtat minoritare, por jo ndonjë status tjetër . Kjo vlen edhe për tri manastire. Ato mund dhe duhet të vendosen nën ombrellën e BE-së dhe të SHBA-ve. Një zgjidhje e tillë është shumë e kapshme dhe mundëson zgjidhjen e çështjes serbo-shqiptare. Mundësi tjetër nuk ka.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".