Dialogu i nisur mbrapsht, pa e bërë një traktat paqeje ndërmjet dy vendeve, praktikisht ne nuk po luftojmë por formalisht jemi në luftë me Serbinë

Dialogu i nisur mbrapsht, pa e bërë një traktat paqeje ndërmjet dy vendeve, praktikisht ne nuk po luftojmë por formalisht jemi në luftë me Serbinë
Dialogu i nisur mbrapsht, pa e bërë një traktat paqeje ndërmjet dy vendeve, praktikisht ne nuk po luftojmë por formalisht jemi në luftë me Serbinë

Shqiprim Pula

  • 22 April 2022 - 16:34

Shkruan: ANALISTI-Shqiprim Pula

Unioni Evropian (UE-ja) si ndihmues i procesit të dialogut, sa herë që nga Kosova kërkon zbatimit e marrëveshjeve të Brukselit, e specifikisht asaj për bashkësinë (zajednicën) e komunave Serbe e nënshkruar më 19 Prill, 2013 dhe ajo e 25 Gusht, 2015 mbi parimet e përgjithshme; asnjëherë, në asnjë rrethanë, nuk ka ofruar garanci të plotë se të njëjtën gjë mbi zbatimin ta kërkoj edhe nga Serbia! 

Disa herë radhazi është tentuar të gjendet një zgjidhje e dakordimit gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por për shkak të një mori faktorësh, dhe jo vetëm politikë, deri më tash nuk kemi një rrumbullakim të temave të mbetura hapur që nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë.  Serbia duke pasur ndjesinë e supremacisë mbi ish njësitë federale e veçanërisht ndaj Kosovës, ka shpërfaq ambicie hegjemoniste duke minuar do lloj vullneti, të herë-pas-hershëm, për fqinjësi të qëndrueshme e korrekte. Po e gjitha ka ndodh dhe vazhdon sepse procesi i dialogimit kur  ka filluar, ka filluar pa bërë një traktat paqeje ndërmjet dy vendeve, praktikisht ne nuk po luftojmë por formalisht jemi në luftë me Serbinë.

Sot, Unioni Evropian (UE-ja) mund të mos i ndal thirrjet e deklarimet mbi procesin dhe evitimin e prolongimit të dialogut për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, por, disa herë Kosova është mashtruar!. Por jo vetëm kaq, ne, si institucione respektivisht si drejtues institucional kemi (pseudo) politikanë të cilët më shumë se sa interesin kombëtar e shtetëror e duan interesin përfitues, dhe më pastaj jemi mashtruar por edhe shantazhuar. Për më tepër, Unioni Evropian (UE-ja) jo rrallë herë ka përdorur standarde të dyfishta karshi Kosovës lidhur me këtë proces. Neve, edhe sot e kësaj dite na konsumohet shumë energji duke u marr me çështjet mbi zbatimin apo jo, të një sërë marrëveshjesh të nënshkruara në Bruksel, dhe fare pak për mirëqenien e qytetarëve të Republikës. Problemi madhor në Kosovën e pasluftës mbetet Veriu i vendit, i cili që në 1999 u aneksua politikisht dhe institucionalisht, dhe që atëherë, qeveria qendrore nuk e administroi e për rrjedhojë struktura të organizuara ilegale (kriminale) gjetën strehë për veprim, duke mos ofruar kurrfarë llogaridhënie qeverisë qendrore në Prishtinë. Përkundrazi ato janë financuar dhe kontrolluar nga Serbia sipas raporteve të shumta, të shkruara nga organizata vendore e ndërkombëtare. Unioni Evropian (UE-ja) si ndihmues i procesit të dialogut, sa herë që nga Kosova kërkon zbatimit e marrëveshjeve të Brukselit, e specifikisht asaj për bashkësinë (zajednicën) e komunave Serbe e nënshkruar më 19 Prill, 2013 dhe ajo e 25 Gusht, 2015 mbi parimet e përgjithshme; asnjëherë, në asnjë rrethanë, nuk ka ofruar garanci të plotë se të njëjtën gjë mbi zbatimin ta kërkoj edhe nga Serbia!.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".