Komisioni hetimor për energjinë me mandat të zgjeruar kohor 2006-2022, në shërbim të prokurorisë për ti arrestuar “peshqit e mëdhenj” të politikës së korruptuar

Komisioni hetimor për energjinë me mandat të zgjeruar kohor 2006-2022, në shërbim të prokurorisë për ti arrestuar “peshqit e mëdhenj” të politikës së korruptuar
Komisioni hetimor për energjinë me mandat të zgjeruar kohor 2006-2022, në shërbim të prokurorisë për ti arrestuar “peshqit e mëdhenj” të politikës së korruptuar

Dardan Grapci

  • 03 May 2022 - 07:15

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Nëse është e vërtete që partia në pushtet LVV dëshiron që ti hetoj të gjitha ato qeveri që abuzuan me procesin e afarizmit në ndërmarrjet publike, gjigantët më të rëndësishëm në Kosovë, që nga mandatet e kaluara, që nga viti 2006, atëherë kjo duhet gjithsesi të aprovohet në kuvend, sepse me krijimin e komisionit hetimor parlamentar do të zbardheshin mjaft fakte me të cilat do të shërbehej edhe Prokuroria Speciale, dhe për efekt do të ndodhte detyrimisht arrestimi i peshqve të mëdhenj të cilët kanë qenë dhe janë të zhytur thellë në korrupsion dhe plaçkitje të pasurisë së shtetit.

-Edhe pse Ligji për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare ka hyrë në fuqi në vitin 2010, muajin Korrik, thuajse LDK dhe PDK nuk kanë pasur guxim që ta krijojnë asnjë komisionin parlamentar hetimor, sepse e kanë ditur që shumë anëtar të LDK-s dhe PDK-s por edhe partive tjera do të zbuloheshin për lidhjet e tyre me krimin e organizuar dhe do të përfundonin shpejtë në grila të arrestuar. Dhe për ti mbrojtur anëtarët e tyre nga burgu, komisioni hetimor parlamentar është lënë në harrës deri me sot. Komisionin Hetimor Parlamentar duhet ta udhëheqin njerëzit që janë të guximshëm dhe nuk janë servil e të nënshtruar ndaj militantizmit politik, duhet të jenë figura që kanë përvojë juridike dhe që nuk janë të korruptuar. Kundërshtimi i opozitës në lidhje me krijimin e këtij komisioni hetimor parlamentar është një shenjë që tregon se shumë nga ata do të detyrohen ta lënë politikën dhe të mbyllen prapa grilave për një kohë shumë të gjatë prandaj bëjnë gjithçka që të orkestrojnë dhe inskenojnë sabotimin e formimit të këtij komisioni.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".