Lexoni edhe:
Kosova drejtë dhe shpejtë në rrugëtimin për anëtarësim në NATO!
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Mjafton vetëm një ditë të shkosh nëpër vendet e punës dhe shikon se sa gjinden në vendin e punës!Nëpër gjykata dhe nëpër prokurori ikin nga puna. Nuk gjinden aty. Ata gjinden në sektorin privat, në analiza gjoja e duke kryer punë të ndryshme. E dëmshmja është se edhe puna e tyre është e dyshimtë dhe shkon ndesh me interesat e punës publike dhe etiken juridike të punës që e kryejnë dhe me vete institucionet e shtetit. Këtu nuk është fjala vetëm për punë të drejtë dhe ligjore, por për punë të dyshimtë dhe shumë konfliktuoze.
-Çështja e përfitimeve të paligjshme dhe në kundërshtim me etikën e prokurorit dhe të gjyqtarit është dukuri që e kanë dhe po e kryejnë shumë nga ata që punojnë në sistemin e drejtësisë. Pozita si anëtarë i KGJK-së apo KPK-së, si gjyqtar dhe prokurorë ka bërë që ata të kryejnë detyra të ndryshme brenda orarit të punës edhe në kundërshtim me Ligjin mbi konfliktin e interesave, në subjektet e ndryshme që janë objekt i "hetimeve" të ndryshme kriminale dhe gjyqësore. Kështu kemi të punësuar nga këta nëpër firma të ndryshme, nëpër shkolla profesionale dhe në shumë kolegje të Kosovës, nëpër organizata civile që nuk u dihen nga vijnë financat etj. Puna e tyre kërkohet edhe shoqata gjoja shkencore, fetare, "analitike" dhe në shërbime të ndryshme. Ka gjithashtu që punojnë edhe në shërbim të shërbimeve të ndryshme shumë të rrezikshme dhe të dëmshme.
Kosova drejtë dhe shpejtë në rrugëtimin për anëtarësim në NATO!Lexoni edhe:
Elementët e tillë nuk kanë fare kulturë dhe etikë. Ata nuk respektojnë ligjet. Për ta është çdo gjë paraja. Ajo qëndron mbi interesat e shtetit. Ndaj nuk është fare çudi për të dhënat që tregojnë se nga KGJK dhe KPK, nga Gjykata Kushtetuese, nga Gjykata e Apelit dhe nga Gjykata Supreme mbi 70% marrin punë jashtë punës së tyre zyrtare. E keqja këtu është se shumë punë që i kryejnë a gjyqtarët dhe prokurorët janë në kundërshtim me ligjin dhe natyrisht është e ndaluar për të kryer ato punë nga prokurorë dhe gjyqtarë.
Ua ndalon ligji dhe natyrisht se është kundër detyrës dhe etikës që kanë. Në sistem të drejtësisë ata janë të punësuar për të mbrojtur të drejtën dhe për të ndarë drejt e me ligj drejtësinë. Për atë paguhen me paga jashtëzakonisht të larta. Të ardhurat personale shkojnë deri në 2500-3000 Euro në muaj. Dhe këto paga këtyre nuk ju mjaftojnë! Ndërsa, duke punuar kështu, vijnë me punën e tyre në kundërshtim edhe me drejtësinë në vend. Ka subjekte private që tërësisht mund të kontrollojnë sistemin e drejtësisë dhe tërë pushtetin. Ka edhe ministra dhe zëvendëskryeministra, këshilltar etj., që punojnë në të njëjtën kohë nëpër institucione private. Angazhohen në kolegje, në institucione private civile, në organizata dhe shoqata civile jo qeveritare etj. Ata i gjejmë në çdo "analizë" që bëhet nga shtetet e mekanizmat e ndryshëm.
Të korruptuarve në institucionet e drejtësisë po ju vjen fundi i turpshëm!Lexoni edhe:
Faktet e tilla tregojnë se Kosovës domosdo i duhet një spastrim i thellë i sistemit të drejtësisë në tërësi. Këtu nuk bënë punë vetëm Ligji mbi spastrimin e sistemit të drejtësisë, por duhen edhe masa për të ndëshkuar veprimet e tilla, të cilat e devijuan ligjin dhe shkatërruan shumë sistemin në tërësi. Natyrisht se këta njerëz janë të fortë. Mjafton vetëm një ditë të shkosh nëpër vendet e punës dhe shikon se sa gjinden në vendin e punës!
Nëpër gjykata dhe nëpër prokurori ikin nga puna. Nuk gjinden aty. Ata gjinden në sektorin privat, në analiza gjoja e duke kryer punë të ndryshme. E dëmshmja është se edhe puna e tyre është e dyshimtë dhe shkon ndesh me interesat e punës publike dhe etiken juridike të punës që e kryejnë dhe me vete institucionet e shtetit. Këtu nuk është fjala vetëm për punë të drejtë dhe ligjore, por për punë të dyshimtë dhe shumë konfliktuoze. Këtej nuk kanë guxim organet e shtetit, si institucionet e luftimit të dukurive antishtetërore, të intervenojnë.
Ata janë të fortë sepse shërbimet e tyre janë në interes të subjekteve të jashtme që kanë shumë financa dhe ndikim në vend. Këto subjekte po i futin në zbatim interesat e tyre politike dhe këtej edhe njerëzit e gjykatave dhe prokurorive e ndijën veten të fortë. Ata janë aktualisht të paprekshëm në punën që e kryejnë. Lidhshmëria në mes tyre është e fortë. Gjyqtari mbron gjyqtarin, kolegun, subjektin dhe prokurorin. E prokurori e mbron kolegun dhe mikun që i ka ndihmuar. Pra, janë shumë të lidhur dhe është e rëndë thyerja e këtij zinxhiri të lidhshmërisë së tyre.
Po shteti nuk mund t'i tolerojë më. Është koha e fundit që duhet të intervenohet dhe masat e përgjegjësisë të thellohen. Kësaj pune i ndihmon shume Ligji mbi spastrimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë. Këtu e kemi Ligjin mbi konfliktin e interesave dhe atë duhet vënë në jetë-zbatim. Nuk duhet lejuar pune e gjyqtareve dhe prokurorëve, të organe të pushtetit, të ministrave etj. Nëpër institucione private e organizata gjoja civile po shumë te rrezikshme për shtetin. Ekzistimi i qindra organizatave civile në vend, me qindra shkolla dhe firma që nuk u dihet puna; shumë kolegje dhe firma të ndryshme që nuk jetojnë këtu por vetëm me punë.
Kosova nuk ka kapacitete. Kosova nuk është vend me 10 a 15 milionë banor që të kemi numër të tillë të organizatave civile dhe të shollave e të kolegjeve. Është mbushur vendi me analistë! Jo. Ato financohen nga burimet e dyshimta dhe këtu nuk duhet lejuar punën e këtyre subjekteve të dyshimta dhe të rrezikshme. Nuk duhet lejuar ministrin, gjykatësin a prokurorin të punon nëpër kolegje dhe institucione civile. Me punën atje vetëm dëme i sjellin sistemit të drejtësisë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".