Insistimi i partive politike në opozitë me prijës Ramush Haradinajn për korrigjimin e kufirit me Malin e zi është vetëm ngritje e mjegullës për mashtrim

Faik Krasniqi

  • 13 May 2022 - 13:36

Shkruan: ANALISTI-Faik Krasniqi

Politikanet tanë për t'i mbuluar dështimet e tyre në çështje që janë jetike për qytetarët e këtij vendi, merren me tema që janë të vdekura. Ramush Haradinaj çështjen e demarkacionit e kishte për pushtet. Erdhi në pushtet dhe e nënshkroi të njëjtën marrëveshje që e kishte kundërshtuar. Madje me protesta të dhunshme. Pse nuk e rishikoi atë marrëveshje nëse ka gabime, kur ishte për dy vite kryeministër. Kjo tregon që na mashtroi me këtë çështje.

- Qeveria e tanishme nuk duhet të merret fare me këtë çështje, rreth demarkacionit të kufirit me Malin e Zi për korrigjim. Ose le ta dërgoi më mirë në arbitrazh nëse kanë argumente të forta që ato 8200 hektar na takojnë neve. Në të kundërtën mos ta përmendin fare. Ky vend ka probleme të mëdha të trashëguara, dhe fokusi duhet të jetë aty. Ekonomia, arsimi, shëndetësia dhe drejtësia. Për të gjitha ka zgjidhje nëse ka vullnet politik të bëhen.

Dhe jo të ja fusin gjumë siç ja kanë futur prej që kanë ardhur në pushtet. Ndryshe kanë folur kur ishin në opozitë. U harrua Vettingu, Elez Blakaj, Banka Zhvillimore, Fondi sovran e dhjetëra premtime të tjera.... Nëpër spitalet tona akoma pritjet me vite për një operim. 1-2 vite për një incizim. Kanë premtuar ndryshim dhe të lëvizin. Shumica e ministrave janë treguar dembelë, me përjashtim të ministrit të mbrojtjes që ka bërë diçka për të cilën ja vlen të përmendet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".