SHBA është mike historike e shqiptarëve, në mbështetje të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në NATO

SHBA është mike historike e shqiptarëve, në mbështetje të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe  në NATO
SHBA është mike historike e shqiptarëve, në mbështetje të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe  në NATO

Muhamet Kelmendi

  • 13 May 2022 - 07:54

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Agresioni rus në Ukrainë ka hapur perspektivë pozitive për Kosovën në kuadër të BE-së dhe ndaj shteteve tjera në botë. Këtë gjendje duhet shfrytëzuar. Ende nuk dihet se a është bërë kërkesë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, në NATO a në kuadër të BE-së. Deklarata politike ka bërë mjaft qeveria. Mirëpo, nuk kemi të dhëna për veprime juridike. Kjo i duhet Kosovës. Shpresoj se z.Kurti do të kthehet nga SHBA-të i qartë politikisht dhe me veprime juridike.

-Raportet e Kosovës me SHBA-të kanë dimensione tjera kundruall raporteve tjera. SHBA ka qëndrime të qarta për statusin e shtetit te Kosovës. Kudo deklarohet dialogu që duhet të përfundon me njohje reciproke. Çështja e vetme është Asociacioni. Këtu nuk kemi qëndrime të qarta. Fjala është: Çfarë Asociacioni? Cilat kompetenca? Çfarë statusi etj. Besohet se SHBA-të nuk janë për status të Asociacionit me kompetenca ekzekutive të shtetit. Këtu është edhe diskutimi me SHBA-të.Nuk mendoj se ka subjekte politike dhe udhëheqës në Kosovë që janë kundër SHBA-ve. Kjo, për faktin, se atëherë jemi kundër vetes sonë, kundër Republikës së Kosovës.

Natyrisht se pozita dhe opozita kanë kundërshtime. Ato janë mbështetur në kundërshtimet për gazin amerikan nga Shkupi dhe në raportet që i kishte VV në kohën Presidentit Tramp. Tash koha është tjetër. Raportet midis shteteve kanë ndryshuar. Agresioni rus në Ukrainë ka hapur perspektivë pozitive për Kosovën në kuadër të BE-së dhe ndaj shteteve tjera në botë. Këtë gjendje duhet shfrytëzuar. Ende nuk dihet se a është bërë kërkesë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, në NATO a në kuadër të BE-së.

Deklarata politike ka bërë mjaft qeveria. Mirëpo, nuk kemi të dhëna për veprime juridike. Kjo i duhet Kosovës. Shpresoj se z.Kurti do të kthehet nga SHBA-të i qartë politikisht dhe me veprime juridike. Kurdoherë duhet që pavarësia e Republikës, njohja e sajë, të jetë bazë e të gjitha raporteve, pavarësisht se a janë ato raporte bilaterale apo multilaterale. Këtu është edhe baza e dialogut me shtetin kriminal serb.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".