Instrumentalizimi i veteranëve të luftës nga opozita,lojë e pistë e ish-pushtetarëve milionerë të inkriminuar

Instrumentalizimi i veteranëve të luftës nga opozita,lojë e pistë e ish-pushtetarëve milionerë të inkriminuar
Instrumentalizimi i veteranëve të luftës nga opozita,lojë e pistë e ish-pushtetarëve milionerë të inkriminuar

Hajrullah Tërnava

  • 21 June 2022 - 07:40

Shkruan:ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Me këto demonstrata të njëpasnjëshme tani u kuptua se opozita është në ankth dhe s’po ka mundësi me e rrëze këtë qeveri në rrugë demokratike, me që nuk i kanë votat për këtë, prandaj po tentojnë në mënyra të ndryshme që ta arrijnë atë qëllim, deri te përmbysja e kësaj qeverie, kjo po provohet të realizohet përmes protestave, duke filluar me punëtorët e arsimit, punëtorët shëndetësor, veteranët, përmes protestave të gejve dhe së fundi prapë përmes veteranëve.

-Këto protesta po i organizon opozita për të vetmin qëllim rrëzimin e kësaj qeverie dhe eventualisht kthimin e tyre në pushtet. Megjithatë edhe nga kjo e fundit u pa se kësaj proteste iu përgjigjen numër i vogël i veteranëve, prandaj edhe u shpërfaqen zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, kur tërë skenari doli të ishte dizajnuar nga opozita, që duke abuzuar me kërkesat veteranëve ta bllokon punën e institucioneve të shtetit, e që në këtë rast është legjislativi, organi më i lartë përfaqësues dhe ligjvënës. Fatkeqësisht ajo që u zhvillua para Kuvendit, por edhe bllokimi i punimeve të seancës nga deputetët opozitar PDK dhe AAK, dëshmoi katërçipërisht se nuk ishte protestë e veteranëve, por aksion politik i opozitës, i zhvilluar sipas metodave të dikurshme të partisë së tanishme në pushtet kur ishin në pyetje interesat e shtetit Demarkacioni dhe Gjykata Speciale.

Mesazhi i opozitës lidhur me ligjin e pagës minimale për veteranët ishte i orkestruar dhe dirigjuar për interesat politike, duke kërkuar nga veteranët që të protestojnë jashtë Kuvendit dhe ata ta bllokojnë punën e Kuvendit nga brenda. Një veteran i dinjitetshëm që proteston jashtë Kuvendit për pagën minimale ( të cilën duhet ta ketë patjetër), nuk do të lejonte që zëri i tij të përfaqësohej brenda në Kuvend nga profiterët milionerë të luftës e pasluftës që e kanë zhvatur shtetin dhe përsëri po synojnë të kthehen në pushtet e ta kapin shtetin.

Tani mire po vërehet se kjo është edhe një tjetër lojë fyese ndaj veteranëve të ndershëm të cilët i instrumentalizuan nga opozita , e cila hapur po bënë lojën e përdorimit të veteranëve për qëllimin e saj të ardhjes në pushtet dhe nuk e ka hallin e zgjidhjes së problemit të tyre dhe për shtet. Opozitaret të shqetësuar për të bërat në të kaluarën, që u pasuruan skajshmërisht, nga ato veprime antiligjore e që e patën qëllimin vetëm të pasurimit, dhe nga ato veprime u bënë multi milionerë, tani po e dinë për të ardhmen çfarë po i pret, sepse qeveria në pushtet i ka votat që deri në mbarimin e mandatit katër vjeçar, do ta qeverisë këtë vend, prandaj me paralajmërimin e luftimit të krimit, me ligjet që janë në miratim e sipër, opozita tani është tepër e shqetësuar, prandaj s’është për tu habitur me këto veprime që po i ndërmarrin për ti arritur ato qëllime të tyre që duan për ti arritur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".