Lexoni edhe:
Fati i Qeverisë Kurti në marrëveshjen me opozitën për votimin e Ligjin e Trustit dhe tërheqjen e 30% të kursimeve
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Sipas të dhënave disiplinore të performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, edhe analizat më të reja tregojnë se masat disiplinore të dhëna ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk përkojnë me situatën sidomos në rastet e korrupsionit.
Analiza zbulon, se në vitin e kaluar ka pasur më pak aktakuza të korrupsionit të dorëzuara në gjykatë krahasuar me vitin paraprak,si dhe më pak raste të korrupsionit të përfunduara nga gjykatat e Kosovës, ndaj vet kjo ka ndikuar artificialisht në uljen e rasteve të pazgjidhura të korrupsionit.
-Edhe pas dhënies së pëlqimit nga Komisioni i Venecias, pa miratimin në Kuvend të Vetting-ut ende nuk dihet saktësisht se deri kur do të lejohet të vazhdojë kaosi dhe mungesa e llogaridhënies në sistemin e drejtësisë së kalbur të Kosovës, për prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar që mjerisht vazhdojnë t`ia bëjnë avokatinë krimit të organizuar. Madje edhe të dhënat më të reja të monitorimit të sistemit të drejtësisë flasin për një kaos total në sistem dhe mungesë kronike të llogaridhënies, pavarësisht trajtimit maksimal me paga dhe shpërblimit të garantuar me ligj, ndaj vet ata po dëshmojnë se nuk i meritojnë, përderisa prej tyre vazhdon të abuzohet me ligjin dhe mekanizmat ndëshkues,për çka edhe masat disiplinore nuk po funksionojnë si duhet.
Të dhënat e fundit sqarojnë po ashtu se ka pasur 18% më pak aktakuza të korrupsionit të dorëzuara në gjykatë krahasuar me vitin paraprak,si dhe 29% më pak raste të korrupsionit të përfunduara nga gjykatat e Kosovës,megjithatë, vetëm 2% është shënuar ulje e rasteve të pazgjidhura të korrupsionit. Asnjë gjyqtar i vetëm nuk është vlerësuar ‘Dobët’ gjatë vitit 2021, kurse rezultate më të dobëta kanë treguar 65 prokurorët e vlerësuar në vitin 2021. Gjatë vitit 2021 65% e gjyqtarëve janë vlerësuar ‘Shumë Mirë’ 17% ‘Shkëlqyeshëm’ Disiplinimi si mekanizëm tjetër i llogaridhënies së gjyqtarëve, evidenton se dënimi më i rëndë disiplinor që ka shqiptuar KGjK është transferimi i përkohshëm i një gjyqtari në pozitë më të ulët, ndërsa 3 raste ishin ‘vërejtje jopublike’, 4 raste ‘vërejtje publike’ dhe 1 rast ‘zvogëlim i përkohshëm i pagës’.
Në anën tjetër, vetëm një prokuror është ndëshkuar me ‘vërejtje jo publike’, dhe vërtetuar nga Gjykata Supreme gjatë vitit 2021. Nga rezultatet e dobëta që kanë arritur në masën 65% prokurorët e vlerësuar në vitin 2021, 39 kanë rezultuar me notën ‘Mjaftueshëm’ 23 kanë rezultuar ‘Shumë Mirë’ dhe vetëm 1 prokuror ka rezultuar ‘Pamjaftueshëm’ 1. Sidoqoftë edhe përkundër të gjithave sa u thanë më lartë, raporti nuk konstaton asnjë masë të ashpër të ndëshkimit me pezullim nga puna për shkak të dështimit dhe as për ndonjë masë disiplinore të ndalimit të pagës, si masë e tërheqjes së vërejtjes serioze për vlerësim negativ, dështim dhe abuzim me ligjin dhe detyrën zyrtare.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".