Fati i Qeverisë Kurti në marrëveshjen me opozitën për votimin e Ligjin e Trustit dhe tërheqjen e 30% të kursimeve

Fati i Qeverisë Kurti në marrëveshjen me opozitën për votimin e Ligjin e Trustit dhe tërheqjen e 30% të kursimeve
Fati i Qeverisë Kurti në marrëveshjen me opozitën për votimin e Ligjin e Trustit dhe tërheqjen e 30% të kursimeve

Dardan Grapci

  • 28 June 2022 - 07:32

Shkruan:ANALISTI - Dardan Grapci

Paralajmërimi i opozitës për bojkotim nuk do të sjell asnjë dobi, por do e thellojë edhe më shumë krizën politike dhe ekonomike në vend.
Nëse Kuvendi i Kosovës dështon për ta aprovuar dhe votuar Ligjin për Trustin ku qytetaret kanë drejtë me i tërheq 30%, atëherë unë them që brenda këtij viti Qeveria Kurti do rrëzohet, si dhe vitin e ardhshëm do shkojmë në zgjedhje të reja.


Opozitarët të cilët sot po e luajnë rolin e viktimës dhe kinse po e ngrehin zërin për popullin, janë këta të njëjtit të cilët gjatë qeverisjes së tyre , vetëm sa i kanë thelluar papunësi në vend dhe e kanë shkatërruar Kosovën. Prandaj zgjidhja e vetme është që duhen ta gjejnë gjuhën e përbashkët pozitë dhe opozitë, si dhe të fillojnë të mendojnë për qytetarët e jo për vetën e tyre. Duhet ta gjejnë një mënyrë që Ligji për tërheqjen e 30% të kursimeve në trust të votohet dhe të lejohet vetëm për kategori të caktuara që janë më të rrezikuara.

Sa i përket trustit ato janë parët e qytetarëve, dhe me asnjë të drejtë nuk e kanë as Qeveria e as Kuvendi që t'ua ndalojnë që ti marrin një pjesë të tyre për zbutjen e situatës së rënduar ekonomike për shkak të krizës nëpër të cilën po kalon jo vetëm shteti ynë por edhe shtetet tjera.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".