Rasti TOKA emblemë e  dështimit të turpshëm të drejtësisë në gjykimin e krimit të organizuar po shkon drejtë skenarit të përgatitur qëllimshëm për tu parashkruar!

Rasti TOKA emblemë e  dështimit të turpshëm të drejtësisë në gjykimin e krimit të organizuar po shkon drejtë skenarit të përgatitur qëllimshëm për tu parashkruar!

Gani Qarri

  • 24 July 2022 - 08:50

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

 

Çuditërisht përderisa seanca e caktuar më 20 maj 2022 kishte dështuar, për shkak se prokurorja Merita Bina-Rugova gjendej jashtë vendit, të mërkurën, e 20 korrikut, për shkak se kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Shadije  Gërguri gjendet në pushim mjekësor, ka dështuar serish të fillojë gjykimi në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në rastin e njohur si “Toka 2”.

 

Mjerisht nga gjyqësori i kapur prej nëntokës kriminale, vazhdon të manipulohet dhe dërgohet drejtë parashkrimit dhe devalvimit të plotë, një nga rastet emblemë të krimit dhe korrupsionit në Kosovë, si “TOKA” dhe “TOKA 2”që kanë të bëjnë me abuzimin e pasurisë publike, dallaveret në shitblerjen dhe privatizimin e tokave, të hiq më pak se 36 hektar, me dokumente të falsifikuara, krim ky që ka goditur rëndë dy komunat në fqinjësi, Prishtinën dhe Graqanicën! Madje sikur mos të mjaftonin manipulimet e deritanishme shumëvjeçare, sipas raportimeve të fundit, edhe seanca gjyqësore e planifikuar për 20 korrik dështoi të mbahet serish, me arsyetimin banal se kryetarja e trupit gjykues ka shkuar në pushim mjekësor, ndaj dhe ka dështuar të nisë fare gjykimi në rastin e njohur si ‘‘Toka 2’’!?. Kështu që habit shumë fakti se si mu këto ditë, kur në kalendarin e Gjykatave janë dhjetëra raste serioze të lëndëve që kanë të bëjnë me gjykimin e grupeve kriminale për korrupsion, janë duke dështuar të mbahen gjykimet, njëra pas tjetrës, pikërisht për shkak të mungesave qoftë nga ana e prokurorëve, gjyqtarëve apo edhe të palëve të akuzuara! Çuditërisht përderisa seanca e caktuar më 20 maj 2022 kishte dështuar, për shkak se prokurorja Merita Bina-Rugova gjendej jashtë vendit, të mërkurën, e 20 korrikut, për shkak se kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Shadije  Gërguri gjendet në pushim mjekësor, ka dështuar serish të fillojë gjykimi në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në rastin e njohur si “Toka 2”.

Gjykimi në këtë rast do të duhej të vazhdonte kundër të akuzuarve Nexharije  Hoti, Mehmet Prishtina, Dukagjin Emërllahu dhe Avni Maxhuni, për “Krim të organizuar”, “Nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore”, “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, “Shpëlarje e parasë” dhe vepra të tjera.

Kurse, ndaj të akuzuarve Reshat Fetahu dhe Gani Ademi ka arritur parashkrimi absolut, për keqpërdorim të pozitës zyrtare, pasi që deri tani nuk është mbajtur asnjëherë seanca e shqyrtimit gjyqësor, as pas vërtetimit të aktvendimit nga Gjykata e Apelit lidhur me kundërshtimin e provave dhe kërkesës për hedhjen e aktakuzës. Ky rast fillimisht ishte gjykuar nga gjykatësi i krimeve të rënda, Beqir Kalludra, mirëpo me avancimin e tij në Gjykatën e Apelit, lënda nga 3 shkurti 2021 kishte kaluar tek gjykatësi Kushtrim Shyti, i cili nuk ka mbajtur asnjë seancë në këtë rast. Kurse, më 11 tetor 2021, kjo lëndë ka kaluar në Departamentin Special tek gjykatësja Shadije Gërguri, sipas vendimit të marrë nga kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ngarkimin e këtij departamenti edhe me lëndë të Krimeve të Rënda,por gjykatësja Gërguri, menjëherë pas pranimit të shkresave të lëndës dhe shqyrtimit të tyre, më 8 nëntor 2021 ka marrë aktvendim për hedhje të aktakuzës dhe pushim të procedurës penale ndaj të akuzuarve Fetahu dhe Ademi për shkak se në gusht të këtij viti kishte arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale.  Fillimisht të akuzuar kanë qenë 24 persona, por Gjykata Themelore në Prishtinë, në shtator të vitit 2018, kishte hedhur poshtë aktakuzën për 17 nga ta. Të gjithë të pandehurit, po akuzoheshin për blerjen e 36 hektarë tokë të Komunës së Prishtinës dhe Graçanicës, të privatizuara me çmime shumë më të ulëta, se sa çmimi real i tregut. Duke vendosur lidhur me kundërshtimet e mbrojtjes së të akuzuarve, kryetari i trupit gjykues gjykatësi Beqir Kalludra, kishte hedhur aktakuzën ndaj të akuzuarve për shpëlarje të parave, Arton Vila, Bejtush Zhugolli, Dalip Brahimi, Jeton Govori, Xhabir Kajtazi, Isak Ademi, Albion Mulaku, Lirim Zeka, Agim Jerlia, Gëzim Rama, Basri Beka, Enver Bajrami, Gani Ferizi, Fehmi Ferizi, Bislim Bajrami, Bajram Gashani dhe Shaip Krasniqi. Ndërsa, ai kishte aprovuar pjesën e aktakuzës ndaj të akuzuarve tjerë në këtë rast, Nexharije Hoti, Mehmet Prishtina, Dukagjin Emërllahu, Reshat Fetahu, Gani Ademi, Avni Maxhuni dhe tani të ndjerës, Sh.M. Gjykata e Apelit më 29 tetor 2018 kishte vërtetuar aktvendimin e Themelores sa i përket të akuzuarve për shpëlarje parash, si dhe të akuzuarve, Prishtina, Emërllahu, Maxhuni dhe Sh.M., duke kthyer në rivendosje lëndën edhe sa i përket të akuzuarve Ademi, Hoti dhe Fetahu.

Pas kthimit të rastit në rivendosje, në shqyrtimin e dytë prokurorja speciale, Merita Bina-Rugova, kishte bërë ricilësimin e veprës penale ndaj të akuzuarve Hoti, Fetahu dhe Ademi të akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare në shpërdorimit të pozitës zyrtare nga neni 339, paragrafi 3 i Kodit të Përkohshëm Penal. Mirëpo, gjykata e shkallës së parë, më 29 maj 2019 sërish i ka refuzuar si të pabazuara kundërshtimet e provave dhe kërkesën për hedhje të aktakuzës të paraqitura nga mbrojtësit e të akuzuarve Hoti, Fetahu dhe Ademi.  Ky vendim i Themelores, më 27 qershor ishte vërtetuar edhe nga Apeli duke i refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtjes. Gjithashtu, Apeli kishte pranuar pretendimet e shkallës së parë se tre të akuzuarit duhet të akuzoheshin për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 të KPRK-së pasi që ishte më i favorshëm, dhe jo si “shpërdorim i detyrës zyrtare apo autorizimit” nga neni 339 par.3 të ish-KPK-së, ashtu siç e kishte ricilësuar prokuroria. Kjo aktakuzë ishte ngritur më 3 mars të vitit 2017, nga prokurori i EULEX-it, Danilo Ciccarelli, ndërsa më pas kjo lëndë i ishte bartur prokurorit vendës nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Mehmet Prishtina, Dukagjin Emerllahu, Nexharije Hoti e Avni Maxhuni, akuzohen për veprën penale “krim i organizuar”. Ata akuzohen se nga fillimi i vitit 2009 e deri në tetor të vitit 2014, në territorin e Kosovës, më qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, kanë kryer krime të rënda si pjesë e një grupi kriminal të strukturuar.  Prokuroria pretendon se Mehmet Prishtina ka qenë organizator, mbikëqyrës dhe menaxher i aktiviteteve të grupit kriminal të organizuar të përbërë nga Prishtina, Nexharije Hoti dhe Avni Maxhuni.

Hoti e Maxhuni, sipas prokurorisë, dyshohet se i kanë menaxhuar aktivitetet kriminale të këtij grupi duke u dhënë udhëzime pjesëtarëve tjerë të këtij grupi. Ata akuzohen edhe për veprën penale “falsifikimi i dokumenteve zyrtare”, “shpëlarja e parave në vazhdimësi”, ndërsa bashkë me Emerllahun akuzohen edhe për veprat penale “ndihma në kryerjen e veprës penale të nxjerrjes së kundërligjshme të vendimeve gjyqësore të paligjshme”, “ndihma në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”, “grabitja” dhe “shpëlarja e parave në vazhdimësi”. Hoti akuzohet për krim të organizuar të ndërlidhur me veprat penale të nxjerrjes së kundërligjshme të vendimeve gjyqësore dhe shpërdorimit të detyrës zyrtare në vazhdimësi. Nexharije Hoti akuzohet se si gjyqtare e Gjykatës Komunale të Prishtinës, e caktuar në çështjen civile nr.724/2009, për të drejtat pronësore mbi ngastrat shoqërore, ka gjykuar lëndën në dobi të Dukagjin Emerllahut, i cili ka bashkëpunuar me Mehmet Prishtinën dhe me dashje që t’i shkaktojë dëm buxhetit të Republikës së Kosovës, ka nxjerrë vendim të paligjshëm me të cilin ka aprovuar padinë e Emërllahut për të drejtat pronësore të mbi 45 ngastrave me një sipërfaqe prej 36.45 hektarë, që kanë qenë në posedim te të paditurave KBI “Kosova Export”, dhe zyra rajonale e Asgjësisë Kosovare të Privatizimit. Për veprën penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare në vazhdimësi akuzoheshin edhe Reshat Fetahu, Gani Ademi, për veprën penale “shpëlarja e parave në vazhdimësi”, akuzoheshin Avni Maxhuni, Sh.M, Jeton Govori, Xhabir Kajtazi, Isak Ademi, Bislim Bajrami, Albion Mulaku, Gëzim Rama, Agim Jerlija. Për “shpëlarje të parave”, akuzoheshin Basri Beka, Bajram Gashani, Arton Vila, Bejtullah Zhugolli, Dalip Brahimi, Dalip Brahimi, Lirim Zeka dhe Shaqir Krasniqi, kështu që lidhur me këtë rast në vitin 2016 është mbajtur mundësia hetuese e veçantë, ndaj gjithsej 51 të dyshuarve lidhur me këto dallavere, ndër ta edhe ndaj ish-deputetit të PDK-së, Azem Syla. Pas këtij hetimi, prokurori i EULEX-it, kishte ngritur dy aktakuza, njëra e njohur tani si rasti “Toka”, në të cilën akuzohet Azem Syla dhe të tjerët, kurse në tjetrën akuzoheshin 24 persona, që njihej si rasti “Toka 2”, mirëpo po kalojnë dekada dhe nuk kemi akoma epilog përfundimtar dhe aktgjykim ndëshkues të formës së prerë, për gjithë këtë abuzim dhe shpërdorim kriminal me pasurinë e shtetit nga grupet e mafies së nëntokës kriminale.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".