Gjykata Komerciale të funksionalizohet shpejt dhe të mbrohet e pastrohet nga infiltrimi i individëve, gjyqtar me të kaluar kriminale!

Gjykata Komerciale të funksionalizohet shpejt dhe të mbrohet e pastrohet nga infiltrimi i individëve, gjyqtar me të kaluar kriminale!

Hajrullah Tërnava

  • 05 September 2022 - 19:47

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Ternava

Kompletimi i kësaj gjykate të re me gjykatës të shkolluar, profesional dhe të pastër e me eksperienca profesionale, do t’ia ngriste reputacionin pozitiv kësaj gjykate dhe shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, dhe vetë shteti do ti kishte përfitimet pozitive të ligjshmërisë dhe efikasitetit për çfarë është themeluar kjo gjykatë, pra Gjykata Komerciale.

-Nëse duam ta kemi një shtet juridikisht tëpastër qëtë na e marr lakmi edhe shtete tjera, e sidomos shtetet e BE-së, atëherë ishte dashur që të gjitha institucionet e drejtësisë të spastrohen nga tëkëqijat që i kanë kapluar këto institucione, e sidomos tani ti përzgjedhin kuadrat e pastra dhe të shkolluara dhe të afta, që do të punojnë në Gjykatën Komerciale, si gjykatë e re. Duke e pasur parasysh te kaluarën e gjyqësorit nëtërësi të deritashme shtrohet pyetja se a do të arrij Gjykata Komerciale të funksionon si gjykatë e veçantë profesionale vetëm përinteres të frymëmarrjes së lirë dhe të pa diskriminuar e të pa shantazhuar të bizneseve, e pa ndikuar nga mafio politike dhe grupet kriminale, për të qenë tërësisht në interes të zhvillimit ekonomik dhe biznesit, e pa ndikuar dhe pa nënshtruar ndaj cilit do grup të politikës dhe ish zinxhirit komandues të SHIK-ut, që praktikisht për dy dekada e ka abuzuar, kontrolluar dhe dirigjuar tërë sistemin e drejtësisë në Kosovës, në të gjitha fazat e emërimit dhe riemërimit të kupolës që këtë sistem e ka drejtuar.

Këtë gjykatë të re, gjithsesi se duhet ta ketë nën mbikëqyrje të afërt dhe të plotë qeveria, kryeministri dhe Ministria e Drejtësisë, sepse është një institucion i ri i cili është në fazën e shpalljes së konkursit për kompletim me numrin e nevojshëm të gjyqtarëve, për duhet me cdo kusht për ta parandaluar dhe pamundësuar infiltrimin e sërishëm të rrjetit ombrellë të krimit, rrjet i cili nëse arrin të futet edhe në këtë segment të ri të institucioneve të drejtësisë, do ta shfrytëzon për interesat e veta dhe dërgon në rrugë të dështimit. Seancat e para në Gjykatën Komerciale pritet të nisin në këtë muaj, pra në shtator, deri më tani, Gjykata Komerciale ka pranuar 6 mijë e 754 lëndë në shkallën e parë nga gjykatat themelore ndërsa mbi 1 mijë e 300 lëndë në dhomën e shkallës së dytë nga Gjykata e Apelit.

Në departamentin për çështje ekonomike janë 4 mijë e 514 lëndë; në departamentin fiskal, 835 lëndë; në departamentin për çështje administrative, 1 mijë e 250 lëndë; në departamentin e përgjithshëm, 150 lëndë. Ndonëse sipas projektligjit për këtë gjykatë parashihet të ketë jo më pak se 20 gjyqtarë, aktualisht janë 11 gjyqtarë. Në Dhomat e Shkallës së Parë janë të angazhuar shtatë (7) gjyqtarë, ndërsa në Dhomat e Shkallës së Dytë janë të angazhuar vetëm katër (4) gjyqtarë. Numri tjetër i gjyqtarëve pritet të plotësohet me konkursin e radhës por Qeveria e Republikës së Kosovës ende nuk ka ndarë buxhet për plotësimin e këtij numri kështu që Gjykata Komerciale aktualisht ka plotësuar vetëm rreth 50% të pozitave të përcaktuara me organogramin e Gjykatës Komerciale.

Kompletimi i kësaj gjykate të re me gjykatës të shkolluar, profesional dhe tëpastër e me eksperienca profesionale, do t’ia ngriste reputacionin pozitiv kësaj gjykate dhe shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, dhe vetë shteti do ti kishte përfitimet pozitive të ligjshmërisë dhe efikasitetit për çfarëështë themeluar kjo gjykatë, pra Gjykata Komerciale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".