Dekriminalizimi i drejtësisë, një premtim i kësaj qeverie që nuk duhet harruar, çelësi kryesor për integrim në Evropë

Dekriminalizimi i drejtësisë, një premtim i kësaj qeverie që nuk duhet harruar, çelësi kryesor për integrim në Evropë
Dekriminalizimi i drejtësisë, një premtim i kësaj qeverie që nuk duhet harruar, çelësi kryesor për integrim në Evropë

Arsim Aziri

  • 05 September 2022 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri

Neve si shoqëri por edhe institucionet e larta shtetërore, qeveria dhe vetë strukturat e sistemit të drejtësisë, duhet pranuar me seriozitet, si një paralajmërim serioz edhe për Kosovën, sikurse për të gjitha vendet e Ballkanit, kërkesën e SHBA-ve për dekriminalizim të këtyre shteteve me fuqizimin e luftimit të korrupsionit, pasi që edhe trendi i zbrazjes së tyre vlerësohet të jetë pasojë e instalimit në qeverisje të qeverive të korruptuara dhe të inkriminuara. Jo rastësisht i dërguari special i SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka deklaruar se korrupsioni është faktori kyç pse qytetarët e Ballkanit Perëndimor po braktisin vendin e tyre.

-Gjatë gjithë kohës së kaluar, por edhe tani, Institucionet ndërkombëtare e kanë përmendur dhe po e përmendin kriterin e luftës së krimit të organizuar dhe korrupsionit si kusht elementar, kryesor i ndërtimit të një shoqërie të qëndrueshme, një shteti stabil të zhvilluar e me mundësi reale për ecje përpara, për tu integruar në rrugën drejt BE-së. Për dy dekada të plota të qeverisjes së kaluar, faktori ndërkombëtar vazhdimisht e ka mbajtur Kosovën në thumb të kritikave për dështim në këtë fushë, për mungesë të guximit dhe vullnetit për tu ballafaquar drejtësia me fenomenin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, prandaj jo rastësisht, kjo sfidë nuk po harrohet as tani por po vazhdon të na rikujtohet nga miqtë më të mëdhenj ndërkombëtar, sikur që e bëri së fundi edhe z. Gabriel Eskobar.

Neve si shoqëri por edhe institucionet e larta shtetërore, qeveria dhe vetë strukturat e sistemit të drejtësisë, duhet pranuar me seriozitet, si një paralajmërim serioz edhe për Kosovën, sikurse për të gjitha vendet e Ballkanit, kërkesën e SHBA-ve për dekriminalizim të këtyre shteteve me fuqizimin e luftimit të korrupsionit, pasi që edhe trendi i zbrazjes së tyre vlerësohet të jetë pasojë e instalimit në qeverisje të qeverive të korruptuara dhe të inkriminuara. Jo rastësisht i dërguari special i SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka deklaruar se korrupsioni është faktori kyç pse qytetarët e Ballkanit Perëndimor po braktisin vendin e tyre. E në mesin e këtyre vendeve, ndër më të rrezikuarat është Kosova, kurse rreziku do të shtohet akoma më shumë që nga momenti i liberalizimit të vizave, një barrierë që po pritet ti hiqet Kosovës kah fundi i këtij viti. Ky është argumenti i të dërguarit special të Amerikës për Ballkanin, Gabriel Escobar, të cilin e ka përmendur forcërisht në fjalën e tij në Forumin Strategjik të Bledit me temën: BE dhe Ballkani Perëndimor.

Gjithsesi që angazhimi më serioz në këtë fushë do të jetë sfidë serioze për Qeverinë Kurti që ta adreson këtë shqetësim edhe të miqve ndërkombëtar, që është pengesa kryesore për zhvillim dhe proceset e integrimit në BE, një proces që është duke u synuar të ketë një rrugëtim më të përshpejtuar, pas invadimit ushtarak rus në Ukrainë dhe frikës së zgjerimit të ndikimit rus edhe në shtetet e rajonit të e Ballkanit Perëndimor ku bënë pjesë edhe Kosova. Sidoqoftë , kjo qeveri e ka marr me seriozitetin më të madhe trajtimin ë kësaj teme edhe në programin qeveritar, ku prioritet në rend të parë e ka vendosur reformimin e sistemit të drejtësisë dhe luftën kundër krimit e korrupsionit. Në një shtet ku sistemi i drejtësisë është i kapur, ku sektorët e prokurimit të institucioneve qendrore dhe lokale janë të mbushur me njerëz të sjellë nga dora e fuqishme e politikës së korruptuar dhe të inkriminuar për të abuzuar me tenderë nuk mund të ketë proces të vazhdueshëm të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, nuk mund të bëjë punë as rritja e pagave për zyrtarët në funksion të rritjes së cilësisë së efektivitetit, veçse qëndrim në pikën zero, prandaj qeveria Kurti edhe është zotuar që top prioritet do ta ketë luftimin e krimit të organizuar, një betejë që po vazhdon dhe për këtë të gjithë qytetarët janë të bindur dhe kanë besim se do ta kemi të fituar.

Vet fakti se kjo qeveri po tregon gatishmëri ballafaqimi të përditshëm me krimin, e ka marr seriozisht dhe është në proces të finalizimit të për hartimin dhe miratimin e Ligjit të Vettingut si dhe ligjeve të tjera plotësuese në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit dëshmon për guximin, përkushtimin dhe vullnetin që ka në pastrimin dhe reformimin e institucioneve të drejtësisë, ashtu sikur që po e kërkojnë edhe miqtë tonë të mëdhenj ndërkombëtar, sikur që e ka apostrofuar edhe vetë z. Gabriel Escobar. Marrja e këtyre hapave është një sinjal bindës për qytetarët dhe ndërkombëtaret se po tregohet vullneti politik për të sjell këtë vend në binarët normal të një shteti ku sundon rendi e ligji, dhe jo anarkia e mjegulla politike, prandaj le të besojmë dhe ta mbështesim këtë qeveri në vazhdimin e mëtejmë të aksioneve praktike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".