Padia ndaj shtetit kriminal serb për gjenocid ndaj shqiptarëve në Kosovë është e drejtë shtetërore, kushtetuese e ligjore

Padia ndaj shtetit kriminal serb për gjenocid ndaj shqiptarëve në Kosovë është e drejtë shtetërore, kushtetuese e ligjore
Padia ndaj shtetit kriminal serb për gjenocid ndaj shqiptarëve në Kosovë është e drejtë shtetërore, kushtetuese e ligjore

Muhamet Kelmendi

  • 11 September 2022 - 08:50

Shkruan: ANALISTI: Muhamet Kelmendi

 

Çështja e padisë për gjenocid ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe më gjerë,kuptohet nga shteti serb, është një çështje që tash e disa decenie diskutohet në Kosovë e më gjerë. Çdo qeveri që ka ardhur në pushtet e ka premtuar ngritjen e padisë për gjenocide pranë mekanizmave ndërkombëtar të drejtësisë. Mirëpo, asnjë qeveri e deritashme nuk ka ngritur padi.

 

Shkaqet e mos ngritjes së deritashme të padisë për krime lufte dhe gjenocid ndaj  Serbisë janë të ndryshme. Mendohet se janë disa me rëndësi: 1. Mos anëtarësim i shtetit të Kosovës në anëtar të rregullte të OKB-se. 2. Mos anëtarësimi i shtetit te Kosovës ne Parlamentin Evropian. 3. Mungesa e vullnetit të qeveritarëve në Kosovë për të bërë një padi të tillë. 4. Mos koordinimi i punës për marrëdhënie ndërkombëtare me shtetin amë, Shqipërinë. 5. Paaftësia ne përpilimin e padisë dhe të nxjerrjes së provave dhe të dëshmive për gjenocid. 6.Frika se padia do të refuzohet pa u futur në shqyrtim nga gjykatat ndërkombëtare. Ka natyrisht edhe fakte tjera, por këtu është shkaku kryesor pse nuk u bë padia. Në skenën politike të Kosovës e më gjerë flitet edhe për neglizhencën e plotë mbi dy decenie të qeveritarëve, duke u përpjekur që dialogu mos të ketë vështirësi. Ka mendime se ka pasur edhe projekte kriminale, sikundër është projekti për ndarjen e copëtimin e Kosovës etj. Pavarësisht këtyre çështjeve është koha shumë e vonuar dhe e domosdoshme që shteti i Kosovës të bëjë padi për gjenocid ndaj shqiptareve në Kosovë. Ndoshta refuzohet padia pa shqyrtim gjyqësor, por me këtë veprim juridik, futen çështja në logjiken e krimit gjenocidial ndaj shqiptarëve të Kosovës. Padia duhet të jetë e faktuar me fakte, me prova dhe me dëshmi. Në Kosove janë me mija dëshmitarë të gjallë që dëshmojnë gjenocidin e bërë nga forcat militare, paramilitare, grupet kriminale e policia serbe. Çështja është te kompetencat e gjykatave për te vendosur për padi. Ka edhe fakte e prova tjera. Këtu vijnë vrasjet e përdhunimet masovike, si dhe dëbimet e qindra e mijëra shqiptarëve me dhunë e me terror. Besohet se ka edhe regjistrime filmike, sikundër edhe prova tjera materiale që provojnë gjenocidin. Këtu bëjnë pjesë edhe kufomat e masakruara dhe të dërguara në Serbi, ku edhe u varrosen në varre masive. Vetë fakti se janë edhe 1600 shqiptar të pagjetur nëpër varre masive në Serbi është një fakt i dominues për gjenocid. Ngritja e padisë mund të bëhet: 1. Nëpërmjet Shqipërisë a ndonjë shteti të tretë, anëtar i OKB-së. Nga ai shtet në emër te Kosovës mund të ngritët padia pranë gjykatës ndërkombëtare dhe 2. Menjëherë pas anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës ka mundësi Kosova të ngritë padia për gjenocid pranë Gjykatës Evropiane në Den Hag. Por, e përbashkëta e të gjithë çështjes është vullneti në Prishtinë për të bërë padi për gjenocid. Nuk kërkohen diskutime të thella, por kërkohet veprim konkret dhe profesionalizëm në fushën e veprës se tillë gjenocidiale. Kosova nuk ka profesionalistë në këtë fushë. Nuk i ka ra që të bëjë përgatitjen e kuadrit për çështjet e tilla. Lypset të gjinden profesor a avokate me përvojë në fushën gjenocidiale. Kjo, jo për të ofenduar ndokënd, por për shkak se në këtë fushë nuk është krijuar ndonjë kuadër i përgatitur. Nuk ka pra përvojë Kosova me fushën e krimit gjenocidial. Megjithatë dhe pavarësisht mungesave të shumta, padia duhet të përpilohet dhe kërkohet që urgjentisht të ngritët pranë gjykatës ndërkombëtare. Rruge tjetër nuk ka.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".