Blerja e deputetëve të koalicionit nga opozita ma para të narkomanisë, është skenar i bashkërenduar me Listën Srpska të Aleksandër Vuçiqit  për të provuar rrëzimin e qeverisë

Blerja e deputetëve të koalicionit nga opozita ma para të narkomanisë, është skenar i bashkërenduar me Listën Srpska të Aleksandër Vuçiqit  për të provuar rrëzimin e qeverisë

Gani Qarri

  • 11 September 2022 - 08:40

Shkruan: ANALISTI–Gani Qarri

 

Mjerisht në këto momente të rënda, që po kalon Kosova në përballje me Serbinë, nëntoka e krimit të organizuar e lidhur me ish pushtetarët e inkriminuar, së fundi po përdorin edhe futjen e kolonës së pestë brenda koalicionit qeverisës LVV- GUXO, duke blerë deputet të luhatshëm e të pa vendosur të LVV- dhe GUXO, për të prodhuar krizë politike e institucionale, pamundësuar funksionimin e qeverisë dhe grabitur pushtetin.

 

Zhvillimet më të reja, që nga greva në arsim, transferi i deputetëve me para, mashtrim e manipulime, e deri te paralajmërimi i paradokohshëm i kryetarit të grupit parlamentar të LDK-së dallaveraxhiut Arben Gashi për transferet e deputetëve dhe "rrëzimin" e qeverisë, janë veprime të mirë koordionuara me Listën Srpska dhe fushatën e Aleksandër Vuçiqit nga Serbia, kundër shtetit të pavarur të Kosovës dhe Qeverisë Kurti 2. E gjithë kjo po ndodhë mu në kohën kur qeveria është në fazën e fundit të finalizimit të pakos ligjore për reformimin e sistemit të drejtësisë, dhe konfiskimin e pasurisë së fituar në kundërshtim me ligjin, me krim të organizuar dhe korrupsion, pasuri të cilën nuk kanë shans për ta arsyetuar askush nga ish pushtetarët e inkriminuar të dy dekadave të mandateve të kaluara! Kështu që largimi i deputetes së parë Doarsa Kica nga Vetëvendosje në LDK, është vetëm fillimi i realizimit të skenarit të paralajmëruar nga deputeti dhe kryetari i grupit parlamentar të LDK-së i cili në fund të sesionit të parë të Kuvendit pati deklaruar se janë disa deputet të mazhorancës të cilët pritet për të aderuar në subjektet tjera politike të opozitës, varësisht nga çmimi që do të ju jetë ofruar dhe ndonjë privilegj tjetër plus i premtuar politik. Transferet e sapofilluara të deputetëve të luhatshëm e aksidental, koordinohen në mënyrë konspirative nga SHIK-u, për prodhimin e krizave të qëllimshme në koalicionin qeverisës, prishjen e balancës së votimit, gjegjësisht të vendimmarrjes me 61-65 vota në Kuvend dhe luhatjes së istikameve me fuqi absolute të Qeverisë Kurti, të betonuar me 51% të votave të qytetarëve në nivel vendi, me qëllim rrëzimin e saj "këtë vjeshtë", siç paralajmërohej njëkohësisht nga përfaqësuesi i LDK-së dhe Lista Srpska, prognoza këto, të kalkuluara direkt nga Beogradi, enkas për partitë e inkriminuara në opozitë. Madje sipas pritjeve të opozitës pas largimit të deputetes Doarsa Kica në LDK, në radhë janë edhe 7-8 deputetë të tjerë që planifikojnë për ta braktisur LVV-në, skenar ky që e bënë vendimmarrjen jo funksionale, ku zgjidhja e vetme mbetet rrëzimi i qeverisë dhe zgjedhjet e reja. Rasti i largimit të deputetes Kica nga grupi parlamentar i LVV-së, nuk është rasti i parë i trafikimit, trafikime të tilla, ka pasur edhe në të kaluarën, por kanë qenë lëvizje të pa ndikim në funksionim të votimit në parlament dhe raport me funksionimin normal të ekzekutivit. Prandaj ajo që lë pa mend, në këto momente qytetarët e Kosovës, është fakti se një çmenduri e tillë, po ndodhë fatkeqësisht, mu në kulmin e përpjekjeve dhe angazhimit maksimal të emisarëve më të lartë të shtetit amerikan si z. Gabriel Eskobar, për çuarjen përpara të dialogut dhe përmbylljen e bisedimeve Kosovë -Serbi me njohje reciproke, pa ndryshim kufijsh dhe pa formim të ndonjë "republika Srpska", edhe në Kosovë, të nënshkruara dhe miratuara nga ish kryetari dhe themeluesi i PDK-s, kuislingu Hashim Thaçi dhe kryetari aksidental, i ardhur me paratë e 3%, në krye të LDK-së, renegati jugokomunist Isa Mustafa. E në mënyrë që kjo praktikë perfide të marrë fund, në të ardhmen duhet sanksionuar dhe ndaluar me ligj veprimet e tilla, pasi që zbrazësia ligjore, është duke u keqpërdorur nga opozita e inkriminuar, në formën më të keqe të mundshme, për të joshur e blerë deputetët e subjektit tjetër politik dhe rrezikuar jo vetëm mazhorancën, por edhe shtetin duke pamundësuar funksionimin normal të Kuvendit dhe të Qeverisë, në momentet vendimtare të dialogut me Serbinë! Kjo fushatë e paprecedent, me blerje deputetësh që janë gati të shiten e kontrabandohen, të joshur me para nga fonde që mbrapa e kanë vetëm lidhjen e ngushte me nëntokën e krimit të organizuar, po ndodhë pikërisht nga alarmi që ka shqetësuar pa masë, ish udhëheqësit dhe zyrtarët përgjegjës për tradhti ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës, të cilët pas reformimit të drejtësisë dhe përfundimit të procesit të Vetting-ut, tanimë janë të bindur edhe vet, se do të përfundojnë prapa grilave dhe marrin dënimin e merituar, jo vetëm nga "historia" por edhe nga populli dhe shteti i Kosovës. Pikërisht frika e dënimit të autorëve të tradhtisë dhe bashkëpunëtorëve të shumtë të tyre, të pozicionuar kryesisht në dy partitë e inkriminuara opozitare, ku eksponentë të PDK-së edhe sot kërkojnë ndarjen e Kosovës, ka bërë që pas gjithë këtyre lëvizjeve makabër anti-Kosovë, përveç Serbisë të involvohet fort edhe SHIK-u, ilegal, me filialet e tjera të shërbimeve të fshehta serbe brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës. Aksion ky, i nisur, për dobësimin sa më tepër, të pozitave dialoguese të Kosovës, në mënyrë që Serbia fashiste ti arrijë qëllimet e veta, për krijimin e "zajednicës" kundër kushtetuese një etnike serbe, me kompetenca ekzekutive, ashtu siç e kanë nënshkruar këtë akt tradhtie, në dëm të Kosovës, kryetarët e partive të inkriminuara Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, me shpresën se tradhtarët, do ti shpëtojnë dënimit, akt që i shërben vetëm Serbisë hegjemoniste, si hap i parë drejt ndarjes dhe ricopëtimit të Kosovës, të cilin Qeveria Kurti dhe qytetarët e shumëvuajtur të Kosovës, nuk duhet ta lejojnë, as pranojnë për asnjë çmim.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".