Të gjitha pretendimet e armiqve ndaj shtetit të Kosovës me projekt për destabilizim

Të gjitha pretendimet e armiqve ndaj shtetit të Kosovës me projekt për destabilizim

Hajrullah Tërnava

  • 24 September 2022 - 17:01

Shkruan: ANALISTI: Hajrullah Tërnava

Në këto kohëra tani mjaft të trazuara në regjion e më gjerë, e sidomos kur tani Rusia e sulmoj Ukrainën, dhe në regjion po mbretëron një atmosferë luftarake, tani gjithçka mund të pritet në përkeqësimin e situatave si politike njashtu edhe luftarake, sidomos kur ne ende kemi mosmarrëveshje dhe situata konfliktuoze mes Serbisë dhe shtetit tonë, luftërat speciale që udhëhiqen nga shtetet e orientuara armiqësisht ndaj shtetit tonë, planifikojnë që në çdo mënyrë me e destabilizue Kosovën, qoftë edhe me akte terroriste ndaj udhëheqësve të shtetit tonë.

-Çështja e sigurisë të qytetarëve ne një shtet, varet nga shërbimet profesionale të sigurisë, sikur që janë Ushtria (FSK) Policia dhe AKI, dhe shërbime tjera institucionale që janë në shërbim të popullit si gjyqësia, prokuroria etj, e kur ato shërbime janë të përgatitura dhe të stërvitura mirë, dhe me kompetencat që ua mundëson ligji, e jetësojnë Kushtetutën e shtetit dhe ligjet e saja në fuçi, e që janë në hap me kohën dhe që janë në shërbim të popullit, duke i zbulua veprat kriminale që ende nuk janë të kryera, por që janë në plan me u krye, prandaj këto shërbime kur nga intuita dhe angazhimi i tyre i zbulojnë ato vepra terroriste para se me u krye, dhe i parandalojnë ato vepra, atëherë nënkuptohet se shteti i ynë i ka shërbimet e perfeksionuara dhe të afta në shërbim të popullit.

Në këto kohëra tani mjaft të trazuara në regjion e më gjerë, e sidomos kur tani Rusia e sulmoj Ukrainën, dhe në regjion po mbretëron një atmosferë luftarake, tani gjithçka mund të pritet në përkeqësimin e situatave si politike njashtu edhe luftarake, sidomos kur ne ende kemi mosmarrëveshje dhe situata konfliktuoze mes Serbisë dhe shtetit tonë, luftërat speciale që udhëhiqen nga shtetet e orientuara armiqësisht ndaj shtetit tonë, planifikojnë që në çdo mënyrë me e destabilizue Kosovën, qoftë edhe me akte terroriste ndaj udhëheqësve të shtetit tonë.

Në një dokument të publikuar këtë të hënë nga hakerat, i cili dyshohet se është marre nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se Shtetit shqiptar në vitin 2021, Gledis Nano, dhe si i dyshuar për këtë akt terrorist ishte Prek Kodra, e që ata që merren me këto vepra tororiste, e sidomos kur bëhet fjalë për përgatitjen e akteve terroriste ndaj burrështetasve shtetëror sikur në këtë rast ndaj kryeministrit Kurti, dhe të tjerëve, deputetit Xhavit Haliti anëtar i kryesisë së PDK-së, dhe ish anëtari i SHIK-ut Ismet Haxhaj dhe pjesëtar i UÇK-së.

Në këto situata të trazuara dhe të komplikuara kur po udhëhiqen bisedimet për njohje reciproke mes Serbisë dhe Kosovës, e kur shërbime sekrete të huaja janë të involvuara në këto aktivitete, pala e pakënaqur në këto bisedime e që është Serbia, po donë me i arrit qëllimet e saja në këto bisedime, edhe mund të ndodhë që të planifikojnë ndonjë akt terrorist apo çrregullime-trazira për ti arrit qëllimet e tyre, të politikave me pretendimet për të cilat janë të angazhuar që ti arrijnë.

Megjithatë kur shërbimet sekrete i zbulojnë ato plane terroriste të shërbimeve të huaja informative, në praktikë gjithçka merr fund për realizimin e tyre, sepse dekonspirimi i atyre veprave i kontribuon ngritjes së nivelit të mbrojtjes nga ato vepra terroriste, megjithatë shërbimet tona sekrete duhet të jenë vigjilente dhe të jenë aktive në zbulimin e rasteve të tilla, dhe të jenë të pranishme gjithandej, sepse në këto rrethana preventiva e luan rrolin e vet të posaçme kundër akteve terroriste, sikur që po përfolën për planet terroriste ndaj udhëheqësve tonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".